Forumi Horizont Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 211 212 213 214 215 216 217 218 219 [220] 221 222 223 224 225 226 227 228 229 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga F_xhunior datë 14 Mars 2012 - 03:43:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Une kete besimin tend e perqafoj gjithe diten. Cdo njeri mund te jete spiritual dhe reflektiv. Para natyres ndjehesh i vogel dhe i parendesishem, dhe kjo eshte ndjenje e mire.
Besimet e natyres, fatkeqisht jane zhdukur sot e dy-mije vjet me pare, ia zune vendin besime te cmendura.



Lexo dhe bindu.


Paracaktimi Hyjnor, Kaderi

Një musliman duhet të besojë në Paracaktimin Hyjnor apo Kaderin në arabisht. Koncepti i Caktimit Hyjnor i përdorur në Kur’an nënkupton një përmasë apo mundësitë e fshehta me të cilat Allahu i krijoi qeniet njerëzore dhe gjithçka tjetër që ekziston në natyrë. Kur Allahu i krijoi sendet, Ai përcaktoi se kur ato do të vijnë në ekzistencë dhe kur do të pushojnë së ekzistuari. Ai gjithashtu përcaktoi dhe cilësitë dhe natyrën e tyre. Gjithçka në gjithësi qoftë e dukshme apo e padukshme, është krejtësisht subjekt i pushtetit absolut të Allahut. Asgjë nuk mund të ndodhë jashtë Vullnetit të Tij.

Përsa u përket qenieve njerëzore, ato nuk janë plotësisht zotër të fateve të tyre por as kukulla në duart e fatit. Zoti i ka dhënë njerëzve pushtet të kufizuar dhe liri të madhe, duke përfshirë edhe lirinë e zgjedhjes. Kjo autonomi e bën secilin individ përgjegjës për veprimet e tij.

Ne nuk e njohim të ardhmen tonë dhe në një masë të madhe, nuk mund ta kontrollojmë dot atë. Por megjithatë, ne mund të marrim vendime për çështje që ndodhen brenda kufijve të asaj çfarë mund të kemi nën kontroll duke u bazuar mbi kuptimin tonë rreth mënyrës se si funksionon bota. Në qoftë se dikush vendos të godasë me grusht një mur tulle, ai nuk mund të ankohet për padrejtësi kur plagos dorën. Ai e di që muri ekziston dhe se ai është i fortë. Ky është realiteti – “ligjet e natyrës” – me të cilat atij i duhet të ballafaqohet. Megjithatë e vërteta është që Zoti është në gjendje ta bëjë murin të zhduket përpara se grushti ta arrijë atë.

Meqenëse Zoti krijoi natyrën dhe ligjet e saj, Ai caktoi edhe rregullat morale, prandaj ne nuk mund të ankohemi për padrejtësi në qoftë se ndëshkohemi për mosbindje apo injorim të këtyre ligjeve morale.

Në këtë mënyrë, koncepti i kaderit është një tregues që na e bën të qartë se ne duhet të kërkojmë harmoninë me ligjet e Allahut që kanë të bëjnë me natyrën njerëzore dhe me natyrën në përgjithësi dhe me ndërgjegje duhet t’i bindemi vullnetit të Tij. Megjithatë, kaderi sipas konceptit Islam nuk na e heq të drejtën e zgjedhjes dhe veprimeve. Është zgjidhja jonë me vullnet të plotë për veprimet që kryejmë duke u nisur nga mundësitë tona të natyrshme të cilat janë në harmoni me vullnetin e Zotit ajo që na bën të fitojmë shpërblimin tonë nga Allahu.

Prapëseprapë megjithëse Allahu ka vendosur disa rregulla të caktuara në caktimin e Tij, në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve, edhe këto mund të ndryshohen nëpërmjet lutjeve. Profeti thoshte se vetëm lutësit e sinqertë mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve që do të ndodhin dhe se adhurimi i vërtetë dhe nënshtrimi i sinqertë ndaj Allahut, mund ta ngrenë besimtarin mbi ligjet e zakonshme të natyrës. Personat që luten mund të kenë rezultat në ngjarje të konsideruara si “mrekulli personale” të cilat përbëjnë ndodhi apo përjetime që ne i konsiderojmë pothuajse të pamundura ose totalisht të pamundura.

Nga këndvështrimi Islam, qeniet njerëzore janë të lira për të kryer çdo veprim në praktikë. Një person nuk mund të shfajësohet për faktin se ka bërë një zgjedhje të gabuar dhe pastaj t’ia hedhë fajin kaderit, sepse si në rastin e shembullit të mësipërm kur njeriu i bie me grusht murit, ai nuk mund të fajësojë ligjet e natyrës. Ai i di pasojat e veprimit të tij në praktikë dhe nuk mund të presë të ndodhë një mrekulli!

Ne nuk duhet të shqetësohemi për atë se çfarë ka shkruar Allahu për ne sepse ne nuk mund ta dimë kurrë këtë. Por detyra jonë është të përpiqemi të bëjmë më të mirën, si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën. Pastaj, nëse dëshiron Allahu, rezultatet pozitive do të vijnë.

Ndërsa përsa i përket çështjes se a janë njerëzit të paracaktuar për të hyrë në Parajsë (xhenet) apo Ferr (xhehenem), ne duhet të rikujtojmë që Allahu e kapërcen konceptin kohë. Ai është i Gjithëdijshmi i së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Prandaj Ai e di që më përpara cilën rrugë – të mirë apo të keqe – secili individ do të zgjedhë dhe cili do të jetë stacioni përfundimtar i tij – Xheneti apo Xhehenemi. Por një njohje e tillë nuk nënkupton që Ai i bën njerëzit të zgjedhin një rrugë të caktuar. Të dish diçka përpara se të ndodhë nuk është e njëjta gjë me bërjen të mundur që ngjarja të ndodhë. Determinizmi absolut nuk ka lidhje me veprimet e njerëzve. Për shembull, le të shohim analogjinë e mëposhtme: autorët kanë dijeni të plota dhe të sakta rreth librit që ata do të shkruajnë dhe i sistemojnë kapitujt, faqet, paragrafët, fjalitë dhe fjalët përpara se ta shkruajnë atë. Në këtë kuptim, kaderi ka kuptimin pak a shumë të njëjtë me Dijen Hyjnore, ose është një titull i Dijes Hyjnore. Prandaj ai quhet gjithashtu “Tabela Supreme e Ruajtur” (Lehvi Mahfudh). Kaderi gjithashtu nënkupton që Allahu bën gjithçka sipas një mase të veçantë e të përcaktuar si dhe në barazpeshën e duhur:

"Allahu e di se ç’bart çdo grua dhe (e di) çfarë pakësojnë e çfarë shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar." (Rra’d 13:8)

Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën e mos lini mangët në peshojë! (Rrahman 55:5-9)

___________________________________________

Ringjallja dhe Ahireti

Besimi në jetën pas vdekjes është aq i domosdoshëm në fenë Islame, saqë çdo dyshim në lidhje me të, barazohet me mohimin e Zotit. Vetë fjala e Zotit në Kur’an është themeli i këtij besimi. Për më tepër, Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ka shpjeguar rëndësinë e kësaj shtylle të besimit për një person i cili dëshiron të ketë një jetë të udhëhequr nga parimet islame.

Ne e dimë se nuk disponojmë asnjë mjet për të identifikuar jetën pas vdekjes si një eksperiencë të përjetuar. Por Zoti na ka dhënë neve një nivel të caktuar ndërgjegjeje e cila na garanton që nëpërmjet anës shpirtërore të hyjmë në realitete të cilat nuk mund të perceptohen me anë të shqisave. Kur’ani i drejtohet racionalitetit të mendjes sonë kur i përgjigjet pyetjes së mosbesimtarëve: “Kush do t’u japë jetë eshtrave të kalbur?” Përgjigjja është: sigurisht Ai i cili i ka krijuar ato.

Në Kur’anin e Shenjtë, Allahu i bën thirrje arsyes njerëzore dhe i drejtohet fuqisë sonë të mendimit dhe të gjykimit duke na thënë të mendojmë rreth faktit se si shiu e gjallëron trupin e vdekur. Kjo është diçka e dukshme për ne prandaj si është e mundur që ta mohojmë të vërtetën e ringjalljes, kur Allahu i Madhëruar mundet që me po atë lehtësi me të cilën ringjall tokën, mund të ringjallë edhe eshtrat e kalbura.

Allahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja. (Fatir 35:9)

Kur’ani në mënyrë të përsëritur na tregon se si ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të shpërblehen gjerësisht në ahiret, ndërsa ata të cilët nuk besojnë dhe bëjnë vepra të këqija, do të ndëshkohen.

Besimi në jetën pas vdekjes i jep kuptim jetës sonë, sepse Ai na e bën të qartë se kjo jetë është vetëm një sprovë dhe përgatitje për jetën e pasosur. Për më tepër ne e dimë se në Ahiret ne do të marrim të drejtën që na takon për të gjitha padrejtësitë që kemi vuajtur këtu. Në pamje të parë mund të duket se mëkatarët dhe të korruptuarit shpesh janë më të lumtur apo më të pasur sesa njerëzit e ndershëm, por kjo situatë zgjat vetëm për një kohë të shkurtër. Në Ahiret ata do të marrin ndëshkimin që u takon.

Besimi në jetën pas vdekjes e nxit një person të bëjë një jetë të rregullt në tokë, sepse ai e njeh fatin që e pret nëse injoron urdhrat dhe paralajmërimet e Allahut të shkruara në Kur’an. Në fakt, besimi në jetën pas vdekjes është një stimul i fuqishëm për një person, që ai të bëjë një jetë të virtytshme në këtë botë. Rruga e vërtetë drejt një shoqërie paqësore, mund të shtrohet vetëm nëse njerëzit besojnë në jetën pas vdekjes.


Postuar nga INNA datë 14 Mars 2012 - 06:03:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Sometimes ppl freak me out. Stupids!!!


Yes, indeed.


Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 08:45:

I paska shtri carcafet beduini.


Postuar nga Vizioner datë 14 Mars 2012 - 09:26:

Du Bollokume...

Kalofshi kendshem sot 14 Marsin, Diten e Veres.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Mars 2012 - 13:40:

.


Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 19:20:

LoL


Postuar nga shelgu datë 14 Mars 2012 - 19:23:

Alejkym Selam motra.

Ket mikun siper e rre menja se do e lexoje kush. Vetem Faja mund te kete durim te lexoje nje faqe pa ndaluar..
Ore Fajen e kini pa gjekundi se na mori malli.
Apo u martua?


Postuar nga Eria datë 14 Mars 2012 - 20:49:

Eshte bukur te shnderrohesh ne tabele qitje, vetem gjynah per shigjetuesit, shigjetat nuk kane me asnje lloj efekti


Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 23:34:

Do kisha qef ta pisha i gote raki me allahun.

( u bo boze dhe ky muhabet )


Postuar nga shelgu datë 15 Mars 2012 - 00:04:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Do kisha qef ta pisha i gote raki me allahun.

( u bo boze dhe ky muhabet )


Po lere edhe ti fare.
Fiq ke provuar kete vit?


  Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 211 212 213 214 215 216 217 218 219 [220] 221 222 223 224 225 226 227 228 229 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.