Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 216 217 218 219 220 221 222 223 224 [225] 226 227 228 229 230 231 232 233 234 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga AngelDevil datë 01 Maj 2010 - 19:49:

Re: Wapitam pam papwé

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Njerezit shkrijne shpirtrat ne copeza nate. Jane seksiste. Nuk rrine dot ne nje shtepi, nuk mjaftohen tek shoket. Duan te gjezdisin tutje, tek shumica e miletit. Deshira e tyre per perzjerje gjenetike ndihmon ekosistemin. Njerezit ndihmojne bakteret e haleve te botes te perzjehen. Jo thjesht haleve te shtepive te ndonje shoku, ku vetem bakteret e tij/saj gjezdisin. Duan hale publike, ku bakteret e qindra njerezve perzjehen, bejne seks, ashtu si te zoterit.

Njerezit jane si bletet. ..irjet e tyre provokojne qindra ..irje te tjera. Kafshe, njerez, baktere, qeliza aploide qe rigjehen. Individualizmi nuk ekziston. Ate e vret buzeqeshja, çmimi ne banak, deshtimi, deshperimi. Ne katrahuren njerezore seleksioni Darwinian shperblen njerezit sociale, estroverset. Ndoshta edhe perverset. Sepse ndoshta... perversiteti eshte seksualizimi me i paster i botes. Perzjerja me e plote. Kenga me e re. Rryma me asbtrakte. Piktura me moderne. Filmi me europjan.

-----------------------

TE ..IHESH APOT TE MOS ..IHESH
Jeta qenka ngjyre miqte e mi. Dhe ne si ngjyrat perzjehemi ne fotografi. Por duhet te rrime menjane qe te krijojme kontrastin e jetes. Ndryshe do beheshim nje gri e shpifur. Nje pelte kromatike qe aksush s'do e lypte. Ne duhet te jemi si ato ngjyrat e lengshme qe perplasen ne reklamat televizive. Te puthim pa u perzjere shume, te penetrohemi pa u pervetesuar. Ne jemi simboli i paradoksit boteror. Ceshtja nuk eshte te jesh apo te mos jesh, por te perzjehesh a mos perzjehesh, te ..ihesh a mos ..ihesh. Deri ku ta kthesh ..irjen ne perzjerje. Deri ku te sublimosh gjenet e tua madheshtore me perputhje mononucleore me nje monogrua monoputhese te monizmit demokratik. Sepse jetojme ne demokraci, apo jo? Jetojme mes mendimeve te ndryshme, per-puthjeve te ndryshme, te cilat jane elementi baze i thelbit te formules tokesore:

KONFLIKTIT

Kemi nevoje per konflikt ne çdo hap. Ne çdo detaj, ne çdo njeri apo kafshe. Kemi nevoje te merremi me njerez te veshtire, qe ata te mbeten ne mend. Kemi nevoje te shikojme sherre, konflikte, qe te kuptojme ku mutin bie Iraku, Kosova apo Afganistani. Kemi nevoje te shikojme luanin qe ndjek sorkadhen per te mbijetuar. Kemi nevoje te shikojme ndryshueshmeri mendimesh. Imagjino, kemi nevoje edhe te dikutojme me veten. Ne jemi konflktuale ne thelb, dhe kerkojme ca perfeksione idiote aty jashte, tek njerezit qe na rrethojne.

MEGJITHATE

Mundohemi te idealizojme tjetrin me çdo kusht, me çdo film, çdo fotografi. Dhe propagandojme bashkimin sa per te siguruar riprodhimin. Sa kafshe debile jemi, bejme sikur s'e shikojme qe gjithçka nis dhe perfundon tek riprodhimi. Bejme sikur s'e dime per çfare flasin ato shoke/shoqe/prinder/gjysher/prifterinj/hoxhallare. Bejme sikur seksi eshte nje aspekt anesor i jetes, kur çdo entitet (kafshe, parti apo njeri) perballet me bazen e jetes: seksin. Ne, kafshet me hipokrite te kesaj bote, kemi guximin te interpretojme dhe paragjykojme riprodhimin e kafsheve te tjera, dhe ne fund tonin. Ne qe harrojme te jemi njerez, ashtu si kafsha eshte kafshe, per tu treguar superiore. Ne qe jemi "first-authore" te destruktivitetit te jetes qe na rrethon. Me lufte apo me ndotje planetare s'ka rendesi. Ne vetem pretendojme te jemi. Duam te perhapim sentimente buoniste, gjoja pozitive, por nuk e largojme dot natyren tone shkaterruese nga bota. Sepse pa e kuptuar jemi pjese e konfliktit qe balancon bakteret/kafshet/qelizat/njerezit.

PRANDAJ...
Ti kafshe pertej ekranit, çfaredo te besh sonte, je jeta ime. Morte tua, vita mea. Puçje tua, vita mea. Urrejtje tua, vita mea. Ti je jeta ime. Prandaj duhesh ketu, mes nje derdhje dhe tjetres. Te futesh permes qelizave evgjite qe belbezojne rilindjen e dinjitetit. Te futesh permes buzeve (te vogla dhe te medha) qe ferkohen neteve per tu pllenuar me lengun e dikujt. Te futesh ne zemren e hutuar te njeriut-levozhge (ata per te cilet bota eshte teper e madhe e s'dihet nga do shkoje). Eja pra, behu dhe ti pjese e teatrit. Tani jemi rritur, shtepia e pionierit nuk na detyron te futemi ne kursin e teatrit me maska. Tani maska jemi ne, dhe se bashku luajme lojen e riprodhimit gjenetik, ku me te suksesshmit trashegojne fallsitetin tek maskat e brezit tjeter.

-------------------

Miq-leti do na fale per devijimet e hidhura. Rezolucioni i trurit sot po kap detaje qe s'duhet te kapte. Ashtu si kamerat moderne tregojne pluhurat mbi tavoline dhe qimet ne fytyre. Ehhhh, ishim mire me kamerat e dikurshme, te cilat pellisnin smootherisht realitete te huaja. Dhe nuk na çanin ..ythen me realitete te ndryshme brenda qenies tone.

P.s. se mos ben gafe ndonje shpirt i varfer te quaje keto rrjeshta zgjuarsi. Sepse fotografia nuk eshte zgjuarsi, eshte vetem perfaqesim i pameshirshem i realitetit vetjako-publik.

Naten e mire, VITA MEA.

-------------------------------------------



ketij i them sens te 7-te une


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 216 217 218 219 220 221 222 223 224 [225] 226 227 228 229 230 231 232 233 234 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.