Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 217 218 219 220 221 222 223 224 225 [226] 227 228 229 230 231 232 233 234 235 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 01 Maj 2010 - 20:32:

(Break) per nje moment. Turisti i trurit, jo i shpirtit.

Dikur imagjinoja te kisha nje kamera ne sy dhe te xhiroja detajet qe shikoja. Do dilte film spektakel, por mungonte teknologjia. Sot teknologjia po afrohet, femijet tane ka shume mundesi ta kene ate mundesi. Por sa me shume afrohet teknologjia aq me shume njerezit s'dine me çfare ta mbushin.


Ne komunizem peshperitej per lirine derisa erdhem ne demokraci. Tani kemi lirine, por nuk dime ç'ta bejme. Do donim t'ia jepnim nje diktatori tjeter.


Aq shume jemi pjese e konfliktit, saqe nuk e kuptojme qe jeta ka sens vetem brenda tij. Krijuesi i Playboy po tregonte revolucionin seksual amerikan. Nje shok i kishte thene ato vite "Si nuk linda 10 vjet me vone qe te shijoja frutet e ketij revolucioni". "E ke gabim, i ishte pergjigjur ky, ata qe do vijne nuk do dijne te shijojne kete liri. Tani eshte momenti per t'u shijuar, ne mes te revolucionit. Ne do na gustoje e ardhmja sepse kemi njohur te kaluaren dhe po njohim lirine qe na pret. Kush vjen me vone s'do kuptoje asgje".


Keshtu dhe ne, luftojme per liri, per prosperitet, per ndryshime. Por kur ato fitohen jeta nuk ka shijen e meparshme. Shija qendron tek kufiri mes epokave, tek momentet qe ndryshimet i perjeton ne veten e pare. Shume nga kalamajte e lindur pas komunizmit flasin ca shprehje retorike. Psh. "Uh, shyqyr si kam arritur ato gjera". Kujtojne se jane me fat qe s'kane njohur tollonin, friken e muzikes se huaj, mbushjen e ujit ne 5 te mengjesit, antenat e gjata, xhajen qe prodhonte kanoçe per TV. Eshte krejt e kunderta pra. I mungon nje marsh ne jete, nje mjet krahasimi, shijimi te lirise. Sot ujin e kane, nuk kane nevoje ta mbushin. As te lahen me legena e sapllake s'kane nevoje.


Te tille jemi ne çdo gje. Bejme sikur do arrijme gjekundi, por gjithe shija eshte tek çasti i ndryshimit. Ashtu si jeta nuk ka si qellim vdekjen, por udhetimin drejt saj Gjithshka fillon dhe mbaron kuptimin tek konflikti. Tek momenti midis pamundesise per te arritur diçka dhe arritjes se saj. Ndoshta per kete meshkujt nuk kane interes per femrat e disponueshme (e vice versa). Duan dike/diçka qe se marrin dot menjehere. Gjithe momentet e jetes mbushen me kujtime te hapave qe hedhim ne jeten-konflikt. Mes pamundesise dhe luftes per ta bere te mundur.

Kete e kuptojne ne menyre te pandergjegjshme ca tipa (sidomos femra) qe mbushin boten me konflikte qe te ndihen pjese e jetes se te tjereve. Nejse, varet nga shijet xhanem, me çfare konflikt-lliqesh pranon te mbushesh ditet-muajt-vitet. Por e sigurte eshte qe çdo çast qe kalojme eshte udhetim ne maje te botes ne ndryshim. Prandaj shijoni çdo çast te jetes, zgjidhni konfliktet qe per juve ia vlejne. Futini shtizat, plumbat, heshtat pamundesive. Zgjidheni konfliktin dhe ecni para, mos ndaloni gjithmone tek ai/ajo. Shijoni udhetimin nga "mens rea" tek "actus reus"


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 217 218 219 220 221 222 223 224 225 [226] 227 228 229 230 231 232 233 234 235 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.