Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 218 219 220 221 222 223 224 225 226 [227] 228 229 230 231 232 233 234 235 236 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2010 - 09:55:

Aroma e eres (l'odore del vento)

Sonte me zgjohen shpirtrat e fjetur, grevistet e urise se ketij forumi. Ata qe tinez largohen, protestojne, vezhgojne heshturazi kakerdhiat e te tjereve. Sonte me jepet nje dore, me preket nje lekure. Me largohet nga keta pabukesa qe kthejne xhinset 40 eurshe se i gjeten me 26 euro me te shpifura ne dyqan tjeter. Sonte me flitet pra. Me pleqerohet, plakerohet, kuvendohet. Sonte me zgjohet instikti i çdo femre te fjetur, qe pret nje mashkull t'i tregoje boten ndryshe...

Filloj javen duke harxhuar 80 euro per 1 darke dhe e mbaroj duke pritur njerez qe kthejne kusure 5-centeshe. Kuptoj se jeta eshte si leku. Ka njerez qe sado ti japesh do e masin jeten me eurocent. Nuk i ofrojne dot me shume vetes, eshte limiti pabukesor edhe pse marrin 1400 euro ne muaj. Megjithate me duhen, i manipuloj, i bej te vijne atje ku dua, te me shoqerojne, te kenaqen, te kuptojne qe leku eshte cope letre. I dergoj neper shtepia te hutuar. Dhe te frikesuar kur te bjere telefoni serisht nga une. Jam i kenaqur se e di qe cingunet mbeten lokale. I perdor si prostituta per netet e mia, i jap ndonje 10 eursh qe te ndihen ne qiell te 7-te. I hedh ndonje monedhe si fishekzjarre dhe ata lumturohen. Dhe une i relativizoj si pjese e komunitetit debil.

Tani eja ne rradhe. Te kthehemi ne qender. Greva juaj e urise duhet te pushoje. Jam i gatshem te hap kutiat. Ja, Lorie doli nga greva, se di ku dreqin ishte futur, dilni dhe ju te tjeret. Duhet paksa mirekuptim, mirebashkim, miretakim, mirevotim. Duhet te pikojne qeniet tona si dikur, ne nje pike te vetme (apo teme te vetme??!). Duhet te zgjaten fijet tona nervore, te rigjejme sensibilitetin. Te shporrim keta spurdhjake dyrrjeshtake qe permbyten temat tona me bajga komentesh.

Sonte mesa duket me vjen per te vjelle. Per te nxjerre ate qe kam ngrene, jo per te jashteqitur castet e metabolizuara. Sonte me nxirret e sotshmja. Me behet nje pakt bolonjez me kulla te shtrembera dhe endrra te drejta. Me piketohen gjenet mbi gjokse njerezish. Kam tere naten qe e pres. Sa kohe akoma do fshihen zhgarravinat e mia ne drejteza kohe. Sa ngerdheshje duhen per te kuptuar pamundesine e lidhjes se darkes 80 eurshe me xhinset 26 eurshe. Boh... Di vetem qe ky mesazh eshte si ato letrat e hedhura brenda shishes ne det. Nuk ka te beje me te sotmen, as me nje moment preçiz te se ardhmes. Duhet thjesht nje lajmethirrje per njerezit qe llogjiken e kane akoma. Per ata njerez qe nuk pjerdhin fiksime adoleshenciale, por puthje rinore.

Jepini, nqs keni takat te jeni te rinj. Shtyejni dhe njehere jeten, endrren, dashnorin, burrin, gruan, plaken. Shtyni pengesat e vrapimit nga materniteti deri tek varrezat.

Eshte e nevojshme ta kujtoj kete?


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 218 219 220 221 222 223 224 225 226 [227] 228 229 230 231 232 233 234 235 236 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.