Forumi Horizont Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 218 219 220 221 222 223 224 225 226 [227] 228 229 230 231 232 233 234 235 236 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)


Postuar nga kotka datë 06 Prill 2009 - 02:18:

Shoqeria e vjeter

Shoqeria e vjeter na ben shume here te kthehemi mbrapa dhe ta duam jeten perseri, me pasion dhe buzeqeshje.

Sa shume doja ti takoja te gjithe me rradhe dhe ti pershendesja e perqafoja ashtu me mall dhe dashurine time te pakufishme qe kurre nuk ua shpreva nga turpi dhe frika e keqkuptimit.

Shkalla e dashurise time per shoqerine e vjeter eshte e pamatshme, e papeshueshme, aq sa madhesia e saj mua me con ne nje fare cmendurie te papershkueshme, por aq shume me ben te lumtur. Lumturia e madhe qe ndjej ne shpirt me ben qe te mos kuptoj fazat e cmendurise time te moshes.

Te jete valle kjo gabim apo eshte thjesht nje shfrenim ndjenjash te mbuluara prej vitesh, apo eshte thjesht nje ekstaze qe askush nuk eshte ne gjendje ta ndaloje.

Megjithate kjo lumturi e madhe me ben qe me vone te ndihem e plotesuar dhe te vazhdoj jeten time, mes shoqerive fallco qe me rrethojne, por qe edhe ato mundohem ti dua sa me shume dhe ti kuptoj sa me thelle.

Sa e nevojshme shume here hipokriza behet domosdoshmeri per te mos humbur ate qe aq shume deshe dikur. Eshte ajo hipokrizia qe shume here na ben te mesojme virtytet e tolerances dhe civilizimit, qe na ben te kuptojme se te gjithe rreth nesh nuk eshte se nuk na duan, por vecse mendojne thjesht ndryshe nga ty.

Kjo menyre e te menduarit ndryshe i ben me ne fund njerezit dhe miqte te largohen nga njeri-tjetri, por ne brendesi te ruajne kujtimet e bukura dhe dashurine qe kishin dikur per ta.

Me shoqerine e vjeter shume here keto hendeqe kalohen shpejt, se kjo shoqeri dikur nuk u ndertua kurre mbi baza principesh dhe menyrash te menduarish, por mbi baza dashurie dhe ciltersie.


  Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 218 219 220 221 222 223 224 225 226 [227] 228 229 230 231 232 233 234 235 236 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.