Forumi Horizont | Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 219 220 221 222 223 224 225 226 227 [228] 229 230 231 232 233 234 235 236 237 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
Citim:
Po citoj ato që tha belkisa
Pershendetje
Kisha degjuar shume te flitej per simbolet fetare, po qe te konsiderohej edhe mbajtja e mjekres si nje e tille, vetem ne shqiperi e degjoj.![]()
![]()
![]()
![]()
Me duket se ky rektori paska gjetur rrugen e gabuar per t’u bere i famshem, duke e bere rastin e studenteve te universitetit te durresit te ngjashem me ate te nxeneseve me shami ne shkolle te mesme, e theksoj ne shkolle te mesme, ku helbede laiciteti mund te gjej ndonje stofe ku te fshihet per arsye te moshes ose dicka aty afer (megjithese edhe aty nuk ka arsye), por eshte paradoksale t’a pretendosh kete per ne universitet ku individi eshte i lire te zgjedhe cfare te doje, derisa ajo zgjedhje e atij/asaj nuk e cenon tjetrin .
Pale pretendojme se jetojme ne nje bote te lire e demokratike, eeeee, pretendojme se duke i mohuar te drejten e arsimimit e te integrimit, dhe duke imponuar menyra fikse te te sjellurit si ne kohen e « xhaxhit » do te hyjme ne BE eee.
Kontrast i madh pasi gjithe bota perendimore po zien nga takimet, konferencat, seminaret per te gjetur menyra sa me efikase te shmangjes se diskriminimit apo te perjashtimit te individit nga shoqeria per arsye racore, fetare, etnike, gjinore etj., Dhe te vjen per te ardhur keq qe ne shqiperi ndodh e krej e kunderta.
Te mjafton pak search dhe nuk te nevojitet shume te jesh jurist per te gjykuar se rastin ne fjale qe eshte kryekeput jashte cdo llogjike njerezore.
disa argumente te qarta te bazuara ne kushtetuten e shqiperise qe bien teresisht ndesh me ate cka pretendon rektori i ketij fakulteti, dhe ajo qe te ben cudi eshte sesi ende shteti shqip nuk merr masa, por e le kete individe te gezoje nje pozicion te tille, i cili perhap diskriminim t hapur dhe mohon te drejten e individit per t’u arsimuar.
Neni 57 (KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË)
1. Kushdo ka të drejtën për arsimim.
…
4. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.
Neni 18 (KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË)
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
[/list]
Neni 24 (KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË)
1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.
Neni 10 (KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË)
1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
Per ta bere me bindese kushtetuten shqiptare, po i shtoj edhe disa nene nga disa konventa nderkomtare (te me falni qe jane ne anglisht)
Gjithe te mirat
Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 219 220 221 222 223 224 225 226 227 [228] 229 230 231 232 233 234 235 236 237 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.