Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2279 2280 2281 2282 2283 2284 2285 2286 2287 [2288] 2289 2290 2291 2292 2293 2294 2295 2296 2297 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:Gazeta 55 eshte olimpi i mashtrimit, i shpifjeve dhe cdo gjeje tjeter te ndyre ku tregohen perralla me mbret e mbretereshe....cti besh parlamentit qe e shpalli shpifjen te drejte kushtetuese ne 2007
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Qytetarët injorojnë thirrjet e Edi Ramës, dështon skenari i protestave në 4 qytete.
Duket qartazi se qytetarët shqiptarë, vecanërisht socialistët e thjeshtë kanë ndëshkuar Edi Ramën dhe aksionet e tij për protesta masive, pas shembullit të keq të dhunës së 21 janarit. Sot u bojkotua demonstrata me skenarin e ri, atë të protestave në 4 qytete njëherazi. Sikur të ishte e planifikuar, qytetarët e Vlorës, Korcës, Lezhës dhe Tiranës i dhanë një grusht të fortë prirjeve të Edi Ramës për përshkallëzimin e protestave në rang kombëtar. Një pjesëmarrje e ulët dhe pa mbështetës të mirëfilltë shoqëruan demonstratën e sotme të Partisë Socialiste, bashkë me skenarin e ri, atë të protestave të njëkohshme në 4 qytete. Kësisoj, në qytetin e Tiranës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Durrësit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, në drejtim të Sheshit tek “Muzeu Kombëtar” dhe më pas drejt rrugës së Durrësit nga ora 14:15 deri ne orën 15:20.
Në qytetin e Vlorës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3500 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet Fier, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë aksit Skelë-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 14:00 deri ne orën 15:15. Në qytetin e Lezhës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 600 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet e Prefekturës Shkodër. Në qytetin e Korçës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e vetëm 2000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit, duke lëvizur nga vend grumbullimet përgjatë Bulevardit Republika në drejtim të Sheshit “Ushtari i Panjohur” dhe “Teatrit të qytetit”.
Pra, fare lehtë protesta e sotme të opozitës mund të konsiderohet si një dështim i mirëfilltë. Dështim, për ato thirrje abroguese të lidershipit të selisë rozë, i cili për 5 ditë me radhë tha se e premtja do jetë një demonstratë e madhe në 4 qytete të Shqipërisë. Por, ajo që pamë sot, është thjesht emancipimi dhe integriteti i lartë kulturë formues i qytetarëve shqiptarë, të cilët duke dëgjuar komunitetin ndërkombëtar bojkotuan protestën e radhës të të papunit Edi Rama.
(Gazeta55)
Normale kjo duhet te ndodhte qekur ..![]()
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2279 2280 2281 2282 2283 2284 2285 2286 2287 [2288] 2289 2290 2291 2292 2293 2294 2295 2296 2297 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.