Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- projekt 01 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10563)


Postuar nga lorie datë 19 Janar 2006 - 09:18:

nxitoi per ne dhomen

ne fund te korridorit te gjate te gjelber prej bojes se fundit.Duke u perplasur me kutite qe mbanin gjerat qe ajo kish lene pas,ato kuti te sistemuara ne qoshe me qellimin e stermundimshem per ti hequr qafe edhe sendin me te vogel qe i kujtonin Kleljan, ai bertiti gjithe urgjence: Rhoda, do jem gjithe diten ne Studion e Madhe ,nuk dua te me nderpresesh.
Me te degjuar kete ,ajo e dinte qe dicka kish kafshuar shpirtin e tij, kish tronditur qetesine dhe si nje perbindesh ne burg kerkonte te lirohej.
Ai hapi deren, uli grilat e dritareve mekanikisht, ndezi llamben gjigande qe varej mbi nje kanvas dhe nisi te zhgarraviste me lapes. Nuk kaluan as dy minuta kur zgjati duart e tij qe i dridheshin drejt penelave,pjates plastike dhe ngjyrave akrilike. Ne sfond vuri Marshin Turk te Moxartit.Ritmike,e shpejte,urgjente i jepte atij furine dhe eksitimin aq sa duart ,krahet dhe gjithe trupi i tij s'pushonte se levizuri. Ai dukej sikur kercente teksa hidhte mbi ate tablo te bardhe zemren e tij, tronditjet dhe luften e perzier perbrenda me ngjyra te ndezura pasionante gjaku...te zi dhe te bardhe.
Muzika perseritej dhe duart e tij leviznin shpejt duke hedhur penelat e perdorur ne ajer,duke renkuar dhe gulcuar prej lodhjes, dhe nje cembimi dhimbjeprures ne zemer.
-Miliona vdesin ,miliona rilindin perbrenda.-neper dhembe fjalet tingellonin si ndonje porcion magjik. -rilindje.
Michele Zarillo me Cinque Giorni i rrenqethi trupin, gjithe tensioni u grumbullua ne nje kendim te stonuar,te fuqishem te fjaleve:
amore mio come farò a rassegnarmi a vivere
e proprio io che ti amo ti sto implorando
aiutami a distruggerti.
I uli penelat pertoke, dhe pa e pare se c'kishte pikturuar u plandos ne kolltuk pa energji. Gjumi e kapi ne cast.
--
Gjumi i doli prej zhurmes se nje motorri qe kish ndaluar poshte dritares se tij. Pastaj i kapi veshi nje pasthirrme habie nga Rhoda ne verande,disa hapa te lehte qe u afruan drejt deres se tij ,nje trokitje ne dere...
-Rhoda te thashe mos me shqetesosh.
-Andrea, me the dje...Dikush do qe te flase me ty.
Ai ngriti vetullat. Kish fjetur kaq shume?
-Rean, bleva motorrin me ne fund -ia beri nje ze djali qe vinte pas deres.Pa pritur te thoshte gje hapi deren dhe te dy shkembyen nje shikim dhe po te dy buzeqeshen njekohesisht.
Ronaldi,adoleshenti qe adhuronte pikturat e mesuesit te artit modern, nuk i ishte ndare Andreas qe diten e pare qe ai dha mesim ne klasen e tij.Qe prej asaj dite ,ai e kish mesuar si ti hynte ne zemer artit dhe mesuesit.
Ai u ndal perpara nje tabloje qe qendrotne vertikal. Andrea u cua prej kolltukut, dhe duke qendruar karshi tij ,pa pikturen qe kish pikturuar. U shtang...Te dy te magjepsur ,syshqyer ,me zemren qe nuk mbushej dot me fryme qendruan perpara piktures si te hipnotizuar.
Ajo pikture ishte.......


  Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.