Forumi Horizont | Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
[QUOTE]Po citoj ato që tha Petrit Kola
[B]Laicizmi nuk pi uje!
[size=3]Qysh ne fillim dua te shprehem hapur dhe fare qarte se sulmi i fundit ndaj myslimaneve shqiptare per ceshtjen eparaqitjes se tyre te jashtem (ne kete rast shamise se femrave) eshte sulm ndaj gjithe popullit shqiptar. Edhe nje here feja po perdoret per qellime politike dhe ndoshta gjeostrategjike kunder interesave te shqiptareve. Kjo eshte amorale, e turpshme dhe shume e rrezikshme, ndaj i ftoje te gjithe shqiptaret te mos bien ne kete gracke por te dalin ne mbrojtje te cdo shqiptari pavaresisht se ciles feje i perkasin.
Prishtinasja: Ti qenke shume kontradiktor me theniet tuaja, me vie keq, sikur rilexon shkresen tende prej fillimi, do e kuptosh sa euforik tingellon cdo sulm i yti kundrejt nje muslimani. Kurse sa i perket mendimeve tuaja "joshese" qe nuk bazohen ne asnje kontekst argumenti apo njohurie qe posedoni,,,,Me vie keq, per ata njerez mashtrues dhe qe e shofin Islamin si dicka te keqe nga injoranca e tyre ose nga influentimi i stereotipizimit te mediave.
Njeriu eshte "flakur ne bote" dhe varet nga shume fakte mbi te cilat s'ka kurrfare pushteti. Kurse sa i perket citatit tend se "feja perdoret per strategji politike!", me keqardhje te them, se feja dhe politika jane dy botekuptime te ndryshme qe nuk puqen njera me tjetren ne asnje pike,,,Islami si perpjekje per rregullimin e botes me ndihmen e edukimit e te ligjeve eshte rrafsh me i ngushte i zgjedhjes, devocioni me i gjere per t'i ikur cdo lloj dyshimi dhe mosnjohje (ndaj islamit) qe popullin tone e kane goditur dhe % me e madhe e tyre kane mbjellur ne zemrat e tyre urrejtje kundrejt Islamit ,, madje, shkasi i cili e bene kaq te hidhur kete mjerim te populli yne Shqiptare eshte,se; nuk posedojne thuajse asnje njohuri Islame por jane te influentuar sic e theksova siper nga stereotipizmi i mediave dhe thashethemev qe degjohen (e kuvendojne) me "atllaret" e kalibrit te tyre. Kurse ti i nderuar, perpiqeu t'i besh thirrje vetes tende ne nje rruge me te ndricuar se c'qenke tani, e mos lejo te te preokupoje globi i botes (ai i popullit tend), pasi ske permasa te medha te i shpetosh pa shpetuar veten tende nga erresira se pari.
"kur dhelpres iu dogj bishti, uleriti dhe u terbua duke menduar se gjithe bota u dogj".
Petrit Kola citoi: Institucion laik (ne kete rast Universiteti i Durresit) do te thote se institucioni nuk stimulon,nuk bene dhe nuk lejon propogande fetare
Prishtinasja: Pikerisht rektori i universitetit te durresit nuk ka perfaqsuar asnje nen..te rregullores se shkolles kur perjashtoi stduentet ne proteste (tinezare) kundrejt shamise se saj. Abuzim dhe dsikriminim i hapur shfaqet tek "mendjet e ndritura" ne shoqerine tone te "civilizuar" kur per t'u ulur ne tryezen gjigande te "familjes" euro-perendimore, pa e hetuar fare po shesin cdo kode etike Njerezor. Mjerim per ministrine e arsimit dhe shkences, si autoriteti shteteror qe kontrollon shkollat publike. Madje ne rregullore a percaktohet qarte dhe sakte veshja e studenteve? A thua valle, c'thote ne rregullore per nje stduent/e me vathe ne hund,kerthize, me mini fund (mini fund i cili eshte gjysme nga ai normal), me kryq te varur deri tek kerthiza???? Fare e llogjikshme, dmth nuk rregullorja nuk parashikon asgje te tille, perndryshe po te rezulonte e kunderta, rektori do ulej dhe te firmoste nje vendim qe do mbeshtej ne nenin (......), por kete se ka bere por tinezishst e ka ftuar ne zyren e tij dhe i ka dhene dy jave afat per ta "reflektuar" hequr shamine. Ne shtetet laike sic pretendoni ju dhe disa verberisht, duhet te perceptoje dhe respektoje te drejten individuale te cdo njeriu pavarsisht ngjyres,races,kombit. thene shkurt, eprderisa nje i krishter,jehud (etj) kane te drejten te ekspozojne dhe respektojne ritualet e tyre fetare haptazi, perse vetem ajo e perkatsis muslimane duhet te diskriminohet dhe ti cenohet e drejta??? A nuk eshte per te medituar rreth kesaj me gjere e thelle per te arritur ne nje konkluzion me vetdijesor?! Popullit tone me nje fjale i mungon Vetedijesimi e asgje me teper,,, pasi vetedijesimi eshte hallka e unitetit. Keshtuqe ti i nderuar, kur ke deshire te hapesh debat, mundesisht te jesh i armatosur gjer ne dhembe qe te ngadhenjesh e jo te flasesh nga hamendja vetem pse ke mbjellur ne zemren tende smire dhe urrejtje kudnrejt komunitetit musliman. Kete ua them pa prekur tezen e ndergjegjes te njeriu.
,
Petrit Kola citoi: Ngjashmeria e veshjes se femres ne besimin mysliman dhe kristian eshte shume e madhe.
Prishtinasja: Nje e krishter nga nje muslimane nuk dallon asgje, pasi dhe femra e krishtere eshte (ishte) e urdheruar te vej shamine mbi koke dhe te jete e mbuluar me petkun e gjate. Shof se nuk keni njohuri rreth fes se krishter ( e aq me pak te asaj islame), por mire do beje te marresh bagazh njohurie rreth krishterizmit si fe e me pas asaj islame dhe do e kuptosh realitetin e hidhur e nuk do paragjykoni tutje.
Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.