Forumi Horizont | Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Fotografi nga Atë Nikolla Marku (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14289)
Historia e At Nikolla markut eshte pjese e politikes se Kishes Ortodokse Shqiptare ne USA. Megjithse At Nikolla paraqitet si shqiptar i vertete, duhet ditur mire qe ai eshte nen vartesine e Patriarkanes se Stambollit dhe ne cdo moment i bindet(duhet) urdherave te saj. Ne kushen Ortodokse, cilado qofte ka nje strukture hierarkike te konsoliduar mire. Kjo eshte edhe me religionet e tjera. Asnje prift, nuk mund te predikoje pa miratimin me shkrim te Patriarkanes. patriarkana ka te drejte te "ckisheroje"( ky eshte termi i perdorur) cdo prift, apo hierark qe vepron ne menyre indipendente. Po te dihet kjo gje, duhet kuptuar nga njera ane se sa merite ka Noli, kur arriti qe te shkepuste kishen Shqiptare nga ajo greke, sa pune dhe perpjekje diplomatike iu desh te bente qe te fitonte kete indipendence. Edhe ai mund te ckisherohej dhe cdo liturgji fetare ishte ligjerisht e pavlefshme, sikur te mos kishte marre lejen me shkrim nga Patriarku i atehershem I Stambollit.
Po te shohesh me kete sy, kupton mire qe At Nikolla eshte i lejuar nga Patriarkana dhe nuk vepron ne koken e tij.
Ne anen tjeter ai eshte pjese e lojes per pushtet qe Kiaha Shqiptare e Amerikes perpiqet te krijoje.
Duhet ditur qe eshte nje pjese e liturgjise fetare kur prifti i lutet perendise qe te "lumturoje", dhespotet e ndryshem neper bote. Ne kete rast, prifti eshte i detyruar qe te permende nje nga nje cdo dhespot. Edhe At Nikolla e ka bere kete ne liturgjite e tij duke permendur Kryepeshkopin e Rusise, Abisinise,(ky emer perdoret), Armenise etj etj, dhe edhe Janullatosin. Duket e cuditshme, por ppo te mos e beje kete gje ai rrjedhimisht i neneshtrohet denimit.
Ne ritin Ortodoks, nuk ka merira(perendia nuk pranon meri) dhe At Nikolla eshte i detyruar te beje ne menyre ortodokse(pa revizionim) ritin qe ka kjo lloj kishe, ndryshe nnuk eshte ortpdoks, nga e ka marre edhe emrin kjo kishe.
Nejse, i shkorjta keto sepse duke lexuar temen te krijohet pershtypja qe At Nikolla qenka ai patrioti qe do te cliroje Kishen Ortodokse Shqiptare nga Janullatosi. Ai nuk do te mundte ta bente kete sepse emerimi i Janullatosit eshte bere nga Patriarkana e Stambollit, e cila ka fuqi absolute dhe te pakontestueshme, ne keto lloj punesh. Kjo eshte edhe arsyeja qe politikanet tane(te mire apo te ligj, kjo eshte ceshtje tjeter) nuk kane mundur te debojne nje kryepeskop grek nga kisha Shqiptare.
PS. Po pres tani reagimet e "patrioteve" qe do te duan te me kryqezojne si antishqiptar.
Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.