Forumi Horizont | Gjithsej 84 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- sa rendesi ka bukuria per njeriun (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1602)
Mendimi m e nisur me shume nga eksperienza personale.
Ne parim bukuria nuk duhet te jete e rendesishme, faktikisht eshte! Te mos flasim per raste ekstreme, si nene Tereza etj, bukuria eshte deshiruar dhe adhuruar gjithmone. Po te kujtosh p.sh poezite e te gjithave penave te medha ne te gjitha koherat pakkush nuk i ka kenduar bukurise. Personalisht, modestamente parlando, me ka ndihmuar shpesh, por edhe me ka penguar. Ka njerez qe me kane gjykuar mendjelehte, vetem duke gjykuar nga pamja e jashtme. Eksiston nje grup i madh njerezish qe mendojne se vajzat e bukura jane mendelehta. Sipas meje nuk eshte absolutisht e vertete dhe s'ka formula per keto gjera. Po me vjen per te qeshur, se tani keto "probleme"jane shume larg meje. Ajo "vajza e bukur mendjelehte" eshte bere mami me dy kalamaj e pak me bie ndermend per keto gjera, por te tjereve ju bie nder mend. S'mund te them qe bukuria s'ka rendesi. Ka luajtur dhe luan rol ne jeten time. Gjer tani fola per pamjen time. Duhet te pohoj qe edhe per mua purtroppo ka patur rendesi dhe kur s'mendohem gjate vazhdon te kete. Edhe nje koleg apo kolege e re ne pune me terheq me shume po te jete i bukur. Shume shoqeri te miat kane lindur nga terheqja prej pamjes se jashtme. Edhe martesa eshte resultat i nje dashurie qe ka filluar nga nje terheqje fizike. E te tjera e te tjera. Me nje fjale s'ka asgje te keqe te jesh i bukur, te kesh femije te bukur, te kesh shokun e jetes te bukur, pse jo edhe miq e shoke te bukur. Eshte nje avantazh, nje kenaqesi me teper. POR SIGURISHT NUK ESHTE ME E RENDESISHMJA!
Gjithsej 84 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.