Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)


Postuar nga lule datë 21 Shkurt 2011 - 23:51:

De Niro: “Kam origjinë shqiptare”, ja e vërteta!

Kanë bërë bujë nëpër internet fjalët e shprehura gjatë një interviste në natën e katërt të Sanremos, prej aktorit të famshëm Robert De Niro, i cili pranoi se ka rrënjë shqiptare. Saktësisht, De Niro ka deklaruar në anglisht se “fëmijët e mi duahet të dinë se kanë edhe origjinë italiane dhe shqiptare”, por për publikun e pranishëm në sallë dhe atë që e shihte festivalin nga ekrani, u përkthye në italisht vetëm pjesa e të qenit me origjinë italiane. Faktikisht, e vërteta duket e pamohueshme, pasi rezulton se rrënjët e tij janë edhe arbëreshe, për shkak të stërgjyshëve të tij nga babai. Pikërisht, sipas të dhënave të zbuluara mbi prejardhjen e tij, stërgjyshi Xhovani Di Niro (mbiemri origjinal s’ishte De Niro) dhe e shoqja Angelina Gashi, emigruan nga Kruja drejt Ferrazzano, qytet i provincës së Molises në Itali. Vetëm në vitin 1887 vendosën të lëviznin në SHBA, aty ku u vendosën përfundimisht. Gjithsesi për t’u evidentuar është edhe se gjyshja e De Niros nga e ëma ishte mbesa e një emigranti irlandez, ndërkohë që nëna e tij direkt kishte paraardhës nga Anglia, Gjermania, Franca e Hollanda. Kjo, për të thënë se aktori amerikan nuk ka një prejardhje të vetme, por të përzierë, shumëkombëshe...

(Më poshtë është video, ku në sekondën 0:12 pranon në anglisht orgjinën shqiptare).
http://www.youtube.com/watch?v=ynQtkNU_q9U


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.