Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga F_xhunior datë 07 Prill 2012 - 02:20:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
I Ri, te pergezoj ne radhe te pare per perpjekjet e deshtuara ne lemin pa bereqet ku po bluan. Por per kete nuk je fajtor direkt. Fajtor je kur na i sjell frazat e Kuranit (pra Muhametit) te ndryshuara. Ne suretin En Naziat pika 30 nuk thuhet: "E pastaj token e beri ne forme te vezes", sic shkruan ti, por thuhet: "E pastaj token e sheshoi."
Une nuk kam pare ne asnje resht te Kuranit te kete qofte dhe nje fjali te vetme per rrumbullaksine e tokes, pasi shoqeria arabe e mesjetes nuk e dinte kete njohuri, te cilen e kish mbuluar edhe mesjeta kristiane e Europes, por jo zhdukur krejt.
Persa i perket pikes 33 ne suretin Enbija, tekstin e ke sjelle te pandryshuar, por ajo fjala e fundit, "orbite", do te isha kureshtar si eshte ne origjinalin arab, pasi ti dhe une e dime qe eshte fjale latine dhe jo arabe. Nuk duket se fjala arabe "jesbehun" ka kuptimin e rrotullimit ne te njejtin plan (linje), pas te ciles kuptojme levizjen orbitale. Pervec kesaj, do te ishte me shume interes te shihen Kurane te ndryshem te perkthyer para 100-200 vjetesh ne gjuhe te ndryshme, c'fjale ndodhet ne vend te fjales "orbite" apo "jesbehun"!?
Dhe persa i perket drites se reflektuar te diellit nga hena, kjo nuk ka qene sekret as tek greket e vjeter as tek latinet dhe as tek te tjere para tyre, te cilet 1000-2000 vjet para Muhametit parashikonin eklipset e Tokes dhe te Henes. Si mund te parashikohet eklipsi i henes pa ditur jo vetem orbiten e rrotullimit te saj, por edhe se drita vjen nga dielli!? Jo vetem babilonasit parashikonin te tilla eklipse, por edhe Talesi nga Mileti (sipas Herodotit, shiko librat e shkolles, diksionare dhe Gogle), kishte parashikuar ne kohe te tij nje eklips hene.
Pra i RI, perpiqu te na sjellesh vertet pjese nga Kurani ku flitet per zbulimet e sotme shkencore, sepse une do te jem i pari qe do ta perhap me tej ate parashikim/ zbulim te asaj kohe muhamediane.
Ne mirpritje te se vertetes, une, kerkuesi i saj.



Robert, une besoj ne ALlahun dhe Kur'anin qe i eshte shpallur Pejgamberit tone me te dashurit dhe te fundit Muhammedit sal-lallahu alejhi ve selem.

Nese nuk u beson shkresave te mia (te dhenat nga Kur'ani im ne gj. shq.) atehere te sugjeroj te blesh vete nje Kur'an tjeter dhe te lexosh te terin - jo pjese pjese, ngase Kur'ani nuk eshte liber. Nderkaq, bazuar ne fjalet tua te fundit, sikur ke me shume zell te gjesh ndonje gabim ne Ate (Kur'anin) sesa te kuptosh te verteten - ti e as te tjere e as ata te cilet vertet jane te dhene pas shkences, nuk do te mundni kurre te gjeni ndonje gabim ne te.

Mund te gjesh gabime aty-ketu ne perkthimet e bera ne gj. shqipe, nese krahason perkthimet nga nje Kur'an ne nje tjeter, porse ne Ate (arabisht) qe i eshte shpallur Muhammedit sal-lallahu alejhi ve selem, s'do te mund te gjesh ti e asnjeri - kurrsesi! Ai eshte nje Kur'an dhe i vetem, nuk guxon njeri te tentoje te shtoje apo te heqe nje presje te vetme e le me te rishkruaj. As nuk mund te perkthehet ashtu sikurse eshte shpallur, nga gj. arabe, me perjashtim disa fjaleve.

Dijetaret islam thone:

Mendimi i parë:

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se në gjuhën arabe nuk ka fjalë të huaja dhe nga ata që e kanë mbrojtur këtë qëndrim janë Imam Shafiu dhe Taberiu, pastaj Ebu Ubejde, Ibën Farisi, shumica e gjuhëtarëve dhe Zerkeshiu në librin “El Burhan Fi Ulumumil Kuran”.
Ndër argumentet të cilat i përmendin këta dijetarë zgjedhim këto ajete:

- “E edhe ai (Kurani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (Pejgamber). (Të shpallëm) Me gjuhë të qartë arabe.” (Shuara, 192-195)
- “Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kuranin) kushtetutë në arabishte.” (Err-Rrad, 37)
- “Prandaj, Ne të shpallëm ty Kuranin arabisht.” (Shura, 7)
- “Sikur Ne ta bënim Kuranin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kurani) në gjuhë të huaj, kurse ai (Pejgamberi) është arab?” (Fussilet, 44)


Mendimi i dytë:

Në mendimin se në Kuran ka fjalë të huaja kanë anuar një grup dijetarësh. Ndër ta ishte mufesiri Ibën Atije, disa fukaha dhe këtë e përzgjedh mufesiri Xhelaludin Sujuti në librin “El Itkan FI Ulumil Kuran”.
Ndër argumentet e tyre ishte ajo se në fakt ekzistojnë disa fjalë në Kuran që nuk janë të arabishtes, sikurse: “Istebrek”, “Ebarik”, “Sundus”, etj. Pastaj ata kanë thënë se Muhamedi (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) ishte i dërguar për tërë njerëzimin dhe për tërë popujt, prandaj nuk ka diçka të keqe që në Kuran të gjenden fjalë edhe të gjuhëve të tjera, madje kjo e vërteton mrekullinë e këtij libri të shenjtë.

Mendimi tretë:

Disa nga dijetarët të cilët kanë folur për këtë problematikë janë munduar të përafrojnë këto dy qëndrime dhe kanë thënë se fjalët e huaja që janë përmendur në Kuran janë fjalë të përdorshme edhe në gjuhën arabe, edhe pse mund të kenë esencën nga ndonjë gjuhë tjetër.

Mendimi i fundit (i tretë) është shumë i arsyeshëm, pasi gjuha me të cilën Allahu i Lartësuar ia komunikoi shpalljen Muhamedit salallahu alejhi ue selem ishte një gjuhë e kuptueshme për arabët dhe në të nuk kishte fjalë të panjohura për ta. Kështu që edhe nëse thuhet se në Kuran ekzistojnë fjalë që në esencë nuk rrjedhin prej arabishtes, ato fjalë dhe shprehje që u huazuan nga popujt me të cilët arabët përziheshin për qëllime tregtie e gjëra të tjera, ato fjalë u gjendën tek arabët shumë kohë para ardhjes së Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Me fjalë të tjera, ato shprehje ishin përdorur tek arabët shumë herët dhe ishin të arabizuara kur u përmendën në Kuran dhe të gjithë ua dinin kuptimin. Prandaj nuk ka kundërshtim në mes kësaj dhe fjalës së Allahut të Lartësuar: “Me gjuhë të qartë arabe.” (Shuara,195) dhe ajetet të cilat përmenden si argumente të mendimit të parë, pasi që të gjitha ajetet që zbritën, ishin të qarta dhe të kuptueshme për arabët të cilëve u zbriti shpallja. Me fjalë të tjera, nuk kishte ndonjë fjalë që ishte e panjohur apo e papërdorur tek arabët dhe që është përmendur në Kuran.

Në fund, të kësaj dëshirojmë të sqarojmë edhe atë se çështja se a ka në Kuran fjalë të huaja apo jo ishte dhe mbetet njëra nga problematikat me të preferuara për orientalistët për faktin se ata përmes pohimit se në Kuran ka fjalë të huaja tentojnë të fusin dyshimin kinse Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve selem, gjatë shkrimit të Kuranit (pasi orientalistët jobesimtarë pretendojnë se ai është përpiluesi i Kuranit) ka huazuar mësime nga besimet fetare që ishin të njohura te popujt e atëhershëm, sikurse persianët, hebrenjtë, etj.

______________

Robert, s'mund te dalesh me i shkathet se ky qe pate thene kete;

''Shkenca pa fenë eshte e gjymtuar, feja pa shkencen eshte e verber''

Albert Ajnshtajn


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.