Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Cili ka qene momenti me i sikletshem (awkward) ne jeten tuaj? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18717)


Postuar nga BIONDIA datë 01 Shkurt 2013 - 03:11:

Ka pas shume po te tregoj nje rast qe me ka mesuar shume
Kane kaluar nje 9 vjet dhe ne punen time erdhi te punonte nje shqiptare bente tirocino ishte me te vertet shume e bukur dhe koleget meshkuj te gjithe italian mo me fjale o ndoshta dhe me vepra ndonjeri e kishin bere telef cdo dite nga nje dashnor i dilte
Ditet e para mo kjo tangerlliku modh qe c'te them pastaj nga java e dyte ndryshoi ne nje menyre drastike ne veshje, s'bente me shaka me meshkujt u be shume serioze ,sa here qe me shifte me ftonte per kafe ose me priste naj here te iknim bashke deri tek makinetat e kafes nja dy here me beri turnin se kisha cunin semure.
Pyes nje dite nje koleg i them "me duket mua apo ka ndryshuar shume kjo nuk eshte me si ne fillim " ai me thote" ka rene ne dashuri e kam pam pare me nje djale shume te bukur " au sa mire mire thashe me behet qefi..
Nje dite kur dal nga puna shikoj cunin e xhajes me makine ndalon ky dhe hyjme ne barin afer punes e pijme nje kafe kur nja 10 minuta me vone hyn ne bar dhe kjo na pershendet nga larg dhe del me pyet mua ky " kjo punon me ty, qeka e bukur " .Kaq doja e te filloj e ti tregoj cfare mendonin, cfare i thonin ,koleget e per te mos mjaftuar me kaq i them " po thone se ka gjetur nje te dashur yll po se kush qeka ky derdimen se di " ai me syte ul me thote " ja e ke perpara derdimenin jam une ai e do martohem " s'dija c'te thosha nderrova disa ngjyra ne fytyre te kuqe te verdhe te zeze nga turpi po jam ndjere aq keq sa dhe tani kur i takoj te dy me vjen turp ...ky jo se prek nga fjalet e mia jane te martuar e te mendosh shkoj me shume me ate se me te ndershmet e tjera qe nga ajo kohe e qepa gojen .


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.