Forumi Horizont Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Analizat që provojnë se shqiptarët janë me gjak arian (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18724)


Postuar nga robert datë 27 Shkurt 2013 - 00:13:

Kurt, mund ti perkthesh dy faqe liber (99+100) qe te te japim mendim.
Shelg, nuk dukesh aq i paditur mbi provat e ADN (DNA), megjithate po mundohem shkurt te te shpjegoj (i bazuar ne disa emisione TV) se keto jane provat me te sakta qe provojne ngjashmerine e dikujt me dike.
Po themi Shelgu ka ne balle ngjyren e qumshtit, gri, dhe jeshile te hapur. Roberti ka ngjyre gri te erret, kafe dhe blu. Piktori ka ngjyre bojqielli (blu e hapur), roze dhe te verdhe. Kurti ka jeshile te mbyllur, kafet te forte dhe gri te mbyllur. (ngjyrat ia futa kot dhe shpejt). Pra keto jane ngjyrat qe shikojme me sy tek kater persona. Nga keto ne nxjerrim kush eshte me i afert me tjetrin. Nese nuk biem dhe aq dakort, ne i shikojme ngjyrat me lente zmadhuese. (Edhe provat e ADN shkojne tej e me tej derisa nje kromozom (nga 23x2=46) te zberthehet ne dhjetrat grupime molekulash qe e perbejne, nje nga keto grupime zberthehet ne molekulat e vecanta, dhe cdo molekule e vecante ne grupimet e atomeve. Kaq vetem shpjegimi anatomik. Por po te parakuptojme qe keto ngjyra jane organike, pra jetwsore, atehere japim shkurt dhe shpjegimin fiziologjik. Keto molekula dhe grupime molekulash jane me miliarda ne keto kromozomet, dhe kane qysh ne (para)lindje te tyre nje fare bagazhi (mesazhi) nga dy parakaluesit e tij (babai dhe mamaja te kaperthyer ne krevat); sipas faktorve te tjere (kushteve te ndryshme) keto ndryshojne pareshtmerisht. Mirpo disa nga keto qeliza e ruajne ate bagazh (mesazh) te trasheguar. Dhe keto jane si pune brigadieresh, ne fillim sidomos, por me vone dalin te tjera qeliza ne krye te revolucionit rrites te organizmit, dhe keshtu filozof-gjenetiket diskutojne prej mese mbi 100 vjetesh se sa eshte e dhene tek njeriu dhe sa e ndikuar (mesuar). Keshtu krahasimi i ketyre formacioneve molekulash (geneve) na jep me ke kam une me teper ngjashmeri, sidomos krahasimi i atyre geneve kokforta qe nuk ndryshojne kollaj. Keshtu lenteja jone tregon me tej se si jane perzier ne ballet tane ngjyrat ne piktakimet e tyre, keshtu dalim me konkluzionin me ke ka Shelgu me teper ngjashmeri. Prove me te sakte se krahasimi i (disa prej) geneve nuk ka sot per sot per te gjetur ngjashmerine dhe prejardhjen; (por jo lashtesine).


  Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.