Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
Këtë vit mbushen 100 vjet nga teoria e përgjithshme e relativitetit (TPR) e Ajnshtajnit. Por sipas librit më të ri të autorit Robert Thomanikaj, ky 100 vjetor i teorisë së gjeniut të madh është edhe viti i fundit i jetës së kësaj teorie.
Mos kemi edhe në këtë rast një nga të shumtët delirantë të kësaj bote, që mendojnë se po maten me fizikanin më të dëgjuar të botës? Apo kemi vërtet diçka që provon, se hapsira dy-dimensionale ajnshtajniane është jo-reale dhe e vërtetë? Çfarë na sjell ky autor shqiptar me librin e tij më të fundit: „Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes“, dhe me nëntitujt: -nën disa të reja shkencore- (të sjella vetëm nga vështrime empirike)?
Libri me 320f. dhe çmim 700 lek, ka dy pjesë të tij e në mes të dy pjesëve nënkapitullin: „Fizika metafizike“.
Autori R. Th. pretendon të japë qysh në fillim të librit të tij disa nga ato të reja shkencore në lidhje me fenomenet e Natyrës, të papërmendura këto deri tani në buletinet dhe librat shkencorë, mbi të cilat ai ka nisur të mendojë qysh në moshë fëminore, e sidomos atë rinore, e një pjesë të të cilave ai i ka prezantuar për herë të parë publikisht në youtube në dhjetor 2013, me rastin e 50-vjetorit të tij.
Kështu shohim mendimin e tij, atë se (hipo)teza e ekzistencës së një trupi të ngurtë në qëndër të Tokës, -çfarë mëson deri më sot çdo nxënës në shkollë-, është e pamundur, e tepërt dhe naive. E në vend të kësaj ai vendos (hipo)tezën e një magme-gazi me rrotullim, shpejtësi dhe temperaturë të madhe, gjë e cila sipas tij ekziston qysh në lindje të materies, qysh në grimcat e ashtuquajtura elementare, e vazhduar deri tek trupat e mëdhenj të Hapsirës. Të ashtuquajturën forcë elektromagnjetike të Tokës, pra sistemin stator-rotor që e kryente ky trup i ngurtë (me mësimet e deritanishme), autori e shpjegon në pjesën e dytë të librit, tek përmend elementët ferrorë në koren e tokës.
Në nënkapitullin „Fizika metafizike“ autori merret fillimisht me kuptimin e sistemeve të hapur e të mbyllur, duke nisur me formulën e Pitagorës, (në një trekëndësh këndrejtë, katrori i dy kateteve është baraz me katrorin e hipotenuzës), e vazhduar me konceptin e entropisë, duke pretenduar ta ketë kthyer këtë me kokë drejt, për ta bërë të qartë për cilindo nxënës dhe lexues në botë, e më tej autori merret shkurt me singularitetin, vrimat e zeza, big-bangun, matematikanin Steven Havking, duke u ndalur pastaj më gjatë tek dy teoritë e relativitetit të Ajnshtajnit, atë speciale dhe atë të përgjithshme, duke u përpjekur të argumentoj gabimin e këtyre teorive. Duhet sqaruar, se autori R. Thomanikaj është marrë me teorinë speciale të relativitetit (TSR) edhe në një punim më të hershëm të tij, „Teoria speziale e relativitetit në kohë dhe hapsirë –disa sqarime, keqkuptime dhe përmisime në të kuptuarit e saj“, 2007.
Me disa shpjegime në gjuhë të kuptueshme nga mekanika kuantike mbyllet ky nënkapitull i librit.
Në pjesën e dytë të librit autori ndalet pak më gjërë në forcat (bashkveprimin) e trupave të ndryshëm materialë. Problemin kardinal të fizikës së sotme, unifikimin e katër forcave kryesore në Natyrë, ai e zgjidh thjeshtë, siç dhe gjuha e librit të tij, duke „eleminuar“ bashkveprimin e dobët dhe të fortë, kështu duke e konsideruar të parin (të ashtuquajturin zbërthim radioaktiv) një tregues të jetgjatësisë së trupit të caktuar, dhe të dytin si një tregues të madhësisë (masës) së caktuar të çdo lloj trupi. Duke mbetur në konsideratë vetëm bashkveprimi gravitacional dhe ai elektro-magnjetik, autori e konsideron këtë të dytin si një forcë-bijë të gravitetit, e të varur vetëm nga elementët ferrorë, ndërsa gravitetin si mëmën dhe bijën e çdo lloj bashkveprimi në trupat materialë, duke nisur qysh nga materia fillestare, e vazhduar me elementët e ndryshëm, dhe (mos)mbaruar deri tek çdo lloj trupi tjetër në Natyrë. Vetëm dy-polariteti dhe burimi i tij mbetet pa shpjeguar në këtë libër, duke e konsideruar atë një mister dhe gjëndje absolute pjesmarrëse në çdo fenomen e trup në Natyrë.
Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes jepet me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për cilindo lexues të këtij libri.
Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.