Forumi Horizont | Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)
Elbasani, akoma pa tranjer.
Pasditen e së enjtes, futbollistët e Elbasanit kanë vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës, që do ta zhvillojnë në trasfertë me Partizanin. Pas furtunës disaditore me të cilën u përballën portokallinjtë, pas ndeshjes që e mbyllën në barazim me Vllazninë, dje në kampin e Elbasanit kishte pllakosur qetësia e zakonshme. Në plan të parë, askush nuk sheh probleme, ndërsa stërvitja është drejtuar nga zëvendëstrajneri Muharrem Dosti. Por Dosti është konsultuar me ish-trajnerin Artin Kovaçi për programin stërvitor, pasi ai është edhe drejtor teknik i KF "Elbasani" sh.a. Ndeshja me Partizanin, për futbollistët e Elbasanit përbën një sfidë tepër të vështirë, pasi portokallinjtë kanë pësuar një goditje të fortë psikologjike në javën e fundit pas përfundimit të takimit me Vllazninë. Mirëpo, pavarësisht nga ato që ndodhën, futbollistët janë shprehur të gatshëm për të punuar në seancat stërvitore, edhe pse zyrtarisht Elbasani nuk ka trajner. Pas kandidaturës së Agim Canajt, emri i radhës i përfolur për pasaardhësin e Artin Kovaçit (jo zyrtarisht) thuhet se është ai i Kristaq Papajanit, që për momentin drejton ekipin e të rinjve të Elbasanit.
Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.