Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK. Partizani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2264)
Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
Historia e skuadres se futbollit "Partizani" e ka fillimin fill pas Clirimit te vendit. Baze per krijmin e saj ishin te rinjte partizane te divizioneve, te brigatave te ushtrise Nacional Clirimtare. Ne vitet e mevonshme shkolla "Skenderbej" dhe "Shkolla e Bashkuar e Oficerave" si dhe futbolliste te skuadrave te tjera do te ishin furnizuesit kryesor te saj. Ne kampionatin e pare te kategorise se pare te pasluftes, ne viin 1945 do te merrnin pjese dy divizione te ushtrise njera ne qender ne Shkoder "Ylli" dhe tjetra me qender ne Korçe "Liria". Keto dy skuadra ushtarake do te merrnin pjese vetem ne kampionatin e pare, pasi ne vitin 1946 dy skuadrat e mesiperme me futbollistet me te mire krijuan berthamen e ekipit kryesor te skuadres ushtarake e cila mori emrin "ushtria" . Me 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e pare miqesor ndaj kampiones se vendit te vitit 1945 "Vllaznia". Ndeshja u zhvillua ne Tirane. Ne nje shi te dendur dhe qe u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e germave qe ishin vendosur ne gjoksin sejcilit futbollist. Formacioni i pare historik i saj ne kete kete takim ishte: Bonati, Luga, Tepelia, Demneri, Fagu, Rexhepi, L.Hoxha, Teliti, Kavaja, Bakalli, Bylyku. Ndersa ne 7 prill 1946 skuadra e cila kishte luajtur nen emrin "Ushtria" , ne kete takim kunder "17 Nentorit" te Tiranes, per here te pare ne bluzat e tyre ishte shkruajtur "Partizani". Takimin e fitoi ekipi i "Partizanit" me rezultatin 2-0. Shenuesit ishin futbollistet: O. Pengili dhe Q. Teliti . Ja dhe formacioni qe luajti per fanelat e kuqe: Çobani, Tepeli, Dibra, Fagu, Kavaja, Pengili, Hoxha, Sakiqi, Bylyku, Demneri. Ne kampionatin kombetar te kategorise se pare te vitit 1946, skuadra ushtarake "Partizani" nuk ishte pjesmarrese. Por per te mos qendruar pasive, skuadra ndermorri nje turne te gjate ne shume qytete te Shqiperise per konsolidimin e ekipit por dhe per te pare futbolliste cilesore te ketyre qyteteve. Zhvilloi 9 ndeshje miqesore, duke shenuar 26 gola e pesuar 9. Shenuesi me i mire ishte Qamil Teliti me 11 gola. Viti 1947, per here te pare ne historine e saj merr pjese ne kampionatin kombetar te vendit dhe per here te pare shpallet kampion kombetar, titull qe do ta mbronte dhe ne kampionatet e viteve 1948 dhe1949. Partizani fitoi dhe 2 kupa republike ne vitet 1948 dhe 1949. Skuadren e ka drejtuar traineri i shquar, Sllave Llambi qe gjithashtu dhe futbollist i skuadres. Historia e skuadres se futbollit "Partizani" gjate nje periudhe 55 vjecare ka qene vazhdimisht ne rritje, me fitimin e 15 titujve kampion kombetar te 14 kupave te Republikes e te shume takimeve nderkombetare, por per te theksuar eshte fitimi i 2 medaljeve te argjendi ne Laipcig dhe Hanoi ndaj skuadrave me ne ze te Europes Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistet cilesore ka perbere bazen e skuadres kombetare. Ne 55 vjet ne skuadren, kane dhene kontributin e shquar qindra futblliste. Skudra e Patizanit per shume vite jo vetem ka fituar tituj kampion, kupa republike, por ajo i ka paraprire futbollit shqiptar. Jane shume mjeshtra te merituar, dhjetra mjeshtra sporti qe kane fituar kete titull sportiv.
Kampionatet Kombetare
1947
1948
1949
1954
1957
1958
1959
1961
1962-63
1963-64
1970-71
1978-79
1980-81
1986-87
1992-93
Kupat e Shqiperise
1948
1949
1957
1958
1961
1964
1966
1970
1973
1980
1991
1993
1997
Refik Resmja:
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.