Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)


Postuar nga qershor13 datë 06 Korrik 2004 - 16:05:

Federer, "mbreti" i fushës me bar.

Mund të quhet pa dyshim "mbreti" i fushave me tenis. Bëhet fjalë për Roxher Federerin, që tashmë ka 24 ndeshje që nuk humbet në fushat e tenisit me bar. Suksesi i arritur në finalen e fundit të Uimbëlldonit ditën e diel, ishte i 24-ti rrjesht për të. Në dy vitet e fundit ai ka fituar 2 herë radhazi këtë aktivitet ashtu dhe atë të Halle 2003 e 2004. Aktualisht, zvicerani Federer është numri 1 i botës në tenis.


Rodik: Së shpejti do të fitoj edhe unë.
Pas humbjes në finalen e turneut të Uimbëlldonit, amerikani Andi Rodik u është rikthyer telekamerave, duke u shprehur i mërzitur për mosfitimin e këtij aktiviteti. "Asnjëherë nuk është bukur kur humbet, por Federeri është një tenist i madh. Jam i kënaqur për fitoren e tij, por shpresoj që një ditë do t'ia dal mbanë e do të fitoj. Uimbëlldoni është një nga turnetë e mia të preferuara, ndaj e di që së shpejti do të fitoj," - është shprehur Endi Rodik, i cili e humbi 3-1 finalen e Uimbëlldonit ditën e diel.


  Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.