Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Cilesite e Zotit në Bibel!!!!!!l (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6776)


Postuar nga durrsak datë 05 Janar 2005 - 19:10:

Re: Re: Cilesite e zotit ne Bibel

[QUOTE]Po citoj ato që tha INDRITI2004
[B]



Ju besoni ne kater ungjij pervec dhjates se vjeter dhe veprave te apostujve, dhe keto jane Ungjilli sipas Mateut, gjonit, Markut dhe llukes.
Shtroj nje pyetje te thjeshte?

Ku eshte Ungjilli i Jezusit? Nuk ka asnje llogjike te kete kater ungjij e aq me shume te kundershtijne njeri tjetrin.

Une jam i zhgenjyer nga bibla dhe mund ta argumentoj shume me qarte se fatjoni por nuk kam ndermend momentalisht ta bej pasi nuk dua probleme ne forum aq me pak qe nuk jam edhe ne gjendje te shkruaj shume.


Indrit !

Me gjith respektin qe kam per ty si dhe per veten dhe me pas per instuticonet fetare po te them se ke gjykuar ashper dhe jo ne menyren e dhenies se nje argumenti bindes dhe faktues. Une e kuptoj zellin tend per besimin qe ke dhe me vjen mire qe ti beson sipas bindjes tende. Personalisht jame nje kristian qe e ndjek rregullisht besimin tim dhe sic e ke shikuar nuk perzihem forte me temat fetare pasi e di se eshte me keq se temat politike, por e quaj te rendesishme qe te bej rolin e avokatit persa i perket besimit tim. Atehere dua te shtoj pak gjera ne lidhje me ato qe the.
1. Po te kujtoj se Bibla permban shkrime te shum profeteve te lashte deri ne kohen e Jezu Krishtit. Nese njerezit i zbatojen ato apo jo, e kthejne faqen apo bejne lufte, mekati do te qendroj mbi ta sic do te qendroj mbi mylimanet qe hedhin ne ere per hak te Allahut.
2. Bere pyetje per ungjijt. Po te them se ungjijt u shkruan nga 4 njerez, qe sherbyen me Jezu Krishtin dhe ishin apostuj te tij te shuguruar po nga dora e tij dhe ato dhane deshmit e tyre ne lidhje me vertetsine e jetes se Jezu Krishtit. NDRYSHE SIC QUHEN NE BIBEL UNGJIJ, UNE DO TI QUAJA 4 DESHMITE. Por gjithsesi pak rendesi ka. Personalisht Bibla ka qene dhe mbetet nje nga librat qe kam lexuar me shume dhe qe e kam studiar me laps dhe fjalor ne dore. Me duhet te bindem per dike perpar se ta pranoj si te vertete, eshte nje nga parimet e mija, kjo vlen edhe per shoqerine qe kam.

3. Ne historin e jetes sime kurre nuk kam pare nje te krishtere qe te thote qe une jam i zhgenjyer nga Kurani, as qe e ka ofenduar, pra kuptome kjo vlen per ate grup shoqerore ku une bej pjese nese do te shtoj ketu edhe anetare te forumit, Wydra ka shkruar dje dhe stili i saje ne te shkruar te len te kuptosh qe jane njerez me nje paqe te brendshme dhe qe kerkojne qe te bejne ate qe eshte me e mira paofrnduar njeri, ndersa ti peronalisht me ofendove te lutem mos e bej ate me qe te gjykosh nej liber qe shume njerez e kan per zemer. Une u ndjeva shume keq per ato qe ke thene pasi vertete me ke prekur. Dhe po mendoja qe je me nje dore dhe shiko se cfar ke shkruar por me dy duar cfar mund te besh ti.......
Gjithsesi une nuk dua te debatoj me shume, por nese do filloj per kuranin mund te jap 1001 arsye qe e kundershtojne shenjeterin e ketij libri, por une e respektoj si nje liber qe i perket nje rrace njerzore qe e meritojne te jetojne te besojne dhe te ushtrojne lirit fetare si pas bindjeve te veta.
Tek mesazhet qe te jan drejtuar per shendetin tend ka patur plot te krishtere qe te uronin sherim te shpejte dhe qe luteshin per ty,tek e fundit po beja pjese dhe vete, prandja kujdes i dashur me keto shkrime.

Gjithsesi Zoti apo Allahu te bekofte ne jeten tende me dashuri dhe paqe.
Sinqerisht
Durrsak


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.