Forumi Horizont | Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)
rtk live
Kuvendi i Serbisë e ka miratuar sot Rezolutën mbi Kosovën Rajon
Kuvendi i Serbisë me shumicë votash e ka miratuar sot Rezolutën për mandatin e delegacionit të Serbisë në negociata mbi statusin politik të Kosovës. Në këtë dokument thuhet se Serbia çdo zgjidhje të imponuar do ta konsiderojë të pavlefshme dhe papranueshme dhe angazhohet për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë tokësore të shtetit në Kosovës dhe dhënien e autonomisë thelbësore shqiptarëve të Kosovës në kuadrin e Unionit serbomalezez...
Për tekstin e Rezolutës kanë votuar 205 nga 250 deputetë të Kuvendit të Serbisë kurse 25 kanë qenë kundër, që do të thotë se ajo megjithatë nuk është miratuar njëzëri siç kanë pritur zyrtarët serb. Ndryshe mbledhjen e sotme udhëheqja e Parlamentit e ka shpallur ditë historike, në kremten fetare të Shën Arhangelit sepse, siç thanë, “sot po mbrohen interesat kombëtare e shtetërore të Serbisë, respektivisht sovraniteti dhe tërësia tokësore e saj”. Gjatë debatin pesëorësh u dëgjua kakofonia e leksioneve nga patriotizmi, kryesisht nga radikalët e Sheshelit dhe socialistët e Millosheviqit, çfarë kemi pasur rastin të dëgjojmë gjatë 15 viteve të shkuara. Udhëheqësi i radikalëve, Tomisllav Nikoliq madje iu kërcënua edhe Qeverisë së Serbisë se në qoftëse nuk e mbronë Kosovën në kuadrin e Serbisë, partia e tij do ti përdor të gjitha mjetet që disponon kundër saj. Mirëpo pati edhe tone të arsyeshme individuale, siç ishte diskutimi i deputetit Zharko Koraç dhe Natasha Miqiq të cilët e kontestuan Rezolutën duke e quajtur joreale. Madje Natasha Miqiq tha se uniteti i shprehur sot në këtë parlament është i rrejshëm, sepse njëra palë po mundohet ta arsyetojë politikën e dështuar në Kosovë, kurse tjetra t’i ruaj pozicionet e pushtetit. Ajo tha se për këtë shkak nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë lojë dhe e ka braktisur mbledhjen. Duke e arsyetuar tekstin e Rezolutës, kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të kërkohet në kuadrin e ruajtjes së sovranitetit të Serbisë dhe të autonomisë thelbësore për shqiptarët e Kosovës por duhet të sigurohet edhe autonomia autonomia për serbët në Kosovë. Ai theksoi se Serbia sot nuk po e mbron vetëm interesin e vet kombëtar, por edhe parimet mbi të cilat mbështetet rendi i sotëm juridik ndërkombëtar. Sipas tij qëllimi i Rezolutës është që Kuvendi i Serbisë të tregojë se është i gatshëm për zgjidhje kompromise për Kosovën, por është edhe mjaft e fuqishme për ta hedhur poshtë “përpjekjen për grabitjen e pjesës së territorit të Serbisë”, dhe se “çdo imponim të zgjidhjes do ta konsiderojë të papranueshme dhe të pavlefshme”. Koshtunica e përfundoj fjalimin e tij me fjalët: “Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë”, të cilat u përcollën me duartrokitej frenetike nga shumica e të pranishmëve në sallën e kuvendit
.
Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.