Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga amoxil datë 07 Gusht 2005 - 05:39:

“JANULLATOS JASHTË SHQIPËRISË”

TE NDERUAR BASHKATDHETARE ,JU UROJ GJITH TE MIRAT DHE PO JU NIS NJE REPLIKE ME ANASTAS JANULLATOS.

ME URIMET ME TE MIRA

AT. NIKOLLA MARKU


URIME PER FAQEN TUAJ NE INTERNET NE DOBI TE ATDHETARIZMIT.





Ne besojmë në fe dhe atdhe.

Sot në mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare” për qëndrimin e saj të lëkundur që mban prej shumë kohësh ndaj problemeve kombëtare, po na del flamurtare duke na bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të shpëtojmë kreun e kishës orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qëndron, në mënyrë të paligjshme në krye të saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnë.
- Na duket e çuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditëse për idhulltorët e Janullatosit që e shohin si “shenjtor”; apo duhet të jetë i tillë.
- Gazetari Bajdo Malo i gazetës Shqiptare na del një kalemxhi me arë Greku, na e ka servirur si hyjnor që nga çdo pikë e trupit të Hirësisë së tij na dilka “mirësi”, “shenjtëri” duke na bërë thirrje ta pranojmë në shpirt ne shqiptarët.
- Ne ju sigurojmë se përveç zotit Bejdo Malo që ka marrë përsipër këtë barrë të rëndë, por edhe shumë politikanë, pushtetarë, Akademikë, shoqata të ndryshme nuk kanë asnjë fije njohuri për rregullat e udhëheqjes së Kishës, të historisë së saj, e në fund, se si duhet të kryejë kisha orthodokse tërë veprimtarinë e saj brenda territorit të Shtetit të vet (cilësojmë këtu në aspektin Juridik) Për njohuri të opinionit tërësisht shqiptar disa të dhëna:
- Janullatos u shtir kur na u fut në Shqipëri më 1991, vitin e Zi për Autoqefalinë e Shqipërisë!
- Dora e tij gjoja, prek vetëm ajrin, e qetëson vetëm shpirtrat! Mirëpo koha tregoi të kundërtën. Anastasio Janullatos do shfaqte shkallë-shkallë fytyrën e tij të vet, do dilte tek rrënjët e tij. Se dora e tij, s’qe uratë në përshpirtje, por qe lopatë në grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore të zhdukte bardhësinë e orthodoksisë shqiptare e të na mbillte të zezën e kishës Greke. Tanimë kjo po bëhet fakt i kryer. Retë e zeza të kishës Greke po nxijnë teritorin Shqiptar. Janullatos më në fund doli hapur si grabitës e zhdukës të çdo gjëje Shqiptare. Ka dalë nga shenjtëria e frymës ei është turrur urisë së pronës oje, monumenteve kulturore të arsimit, siç është shkolla “Kostandin Kristoforidhi” e ndërtuar tre shekuj më parë e ta bëjë pronë të kishës Greke. Ku është përfaqësuesja më dinjitozë e morale e kulturës shqiptare (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit një Akademik e të ndalë dorën e zezë të Janullatosit që të rrëmbejë shkollën e Kostandin Kristoforidhit, që është shkolla e parë Normale, që është arkitekja e arsimit Kombëtar Shqiptar, çështjë kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhëtori, pse lejon që të na e rrëmbeje kulturën, e pra ky është ai Janullatos që në çdo moment na del grabitës.

- Janullatos iu turr Ardenicës, monument i madh historik e shenjt, vendi ku Skënderbeu i madh vuri kurorë me Donikën e Arianitasve ( se Gjergj Kastrioti- Janullatos e quan grek – Jorgos).
- Kishat e priftërinjtë grekë të ardhur nga Greqia në krye të kishës Shqiptare me në krye Janullatosin janë legjione të sulmit nga helenët për pushtimi total jo vetëm të kishës por edhe të të gjithë Shqipërisë. Këtë porosi ka ai nga shteti i tij Grek.
- Në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë u vu në krahun Millosheviçit. Në Moskë ai sulmoi NATO-n dhe Shqiptarët e Kosovës të masakruar duke thënë për Agjensinë Itar-Tas të Moskës se NATO-ja po derdh gjak të pafajshëm serb, dhe nuk përmendte lumenjtë e gjakut të shqiptarëve të masakruar.
- Prifti helen Janullatos nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e zezë e Jagos dhe e Tartufit, hipokrit mashtrues i ligësisë për të marrë shpirtrat e shqiptarëve. Ky përçues i Fanarit famëkeq për shqiptarët, Kozmait, Sbastianit dhe Zervës, nuk ka ardhur me dëshirën e orthodoksëve dhe për shërbime ndaj tyre, por si një zjarrvënes në Shqipëri, ku nën petkun e veladomit të tij mban thika për t’ia ngulur në shpinë atdheut tonë Shqipërisë.
- Janullatos është përzierë shumë herë në punët e shtetit Shqiptar, si në Probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative e tjerë dhe ka thënë se në Shqipëri ka fondamentalizëm islamik, drejton trafikun e vizave, nxit ndërrimin e emrave, mbron terrorrizmin Serb dhe Grek. Kërkon dhe tensionon sipas rastit, kërkon të greqizojë shkollën Shqiptare, etj.
- Është vërtetuar katërcipërisht se Janullatos nuk ka ardhur në Shqipëri nga Patriakana e Stambollit, por nga Kisha Greke e Satanait. Qëllimi i tij ka qënë dhe të mbetet të greqizojë ortodoksinë shqiptare dhe t’i aneksojë Vorio-Epirin Greqisë së tij të dashur. Në këto rrethana sa erdhi, mori frenat e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe vuri veton si Neroni në Romën e lashtë.
- Ai siguroi kështu pushtet absolute në KOASH, mblodhi rreth vehtes së tij njerëzit më të korruptuar e të përshtatshëm që gjatë gjithë kohës kishin prishur kisha e xhami, teqe e varre, kishin futur në burgje njerëz.
- Janullatos sot në Shqipëri e heq vehten si “President” i dytë i Republikës dhe thotë me paturpësi që “Jam Shqëtimtar” .
- Zvarrijta e tejzgjatur e zgjidhjes së ligjshme të statusit Juridik të Autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare, duke e katandisur një filiale të bindur të Kishës Greke. Është spekulative dhe abuzive të flitet sot për ekzistencë reale të KOASH-it. Eksarku Janullatos dhe klika e tij e lakenjve që e rrethojnë po zbatojnë me rigorozitet planet e parashikuara në strategjinë e përpunuar nga qarqet Shoveno- revanshiste greke, për helenizimin gradual dhe sistematik të gjithë Shqipërisë.

- Në këtë kohë, menjëherë qarqet Shoveno-vorio-epirote, me qëllim që të shtinin në dorë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqiërisë, krijuan një këshill të përgjithshëm, fantazëm me qëndër në Korçë, i cili me kohë u mundua që të shtinte në dorë të gjitha këshillat nismëtare të qyteteve të cilat u ballafaquan ashpërisht me të. Ata krijuan një shoqatë të të ashtuquajturës “Kryqtarët e Krishtit” e cila u hodh në mbrojtje të Këshillit fantazëm duke u dalë haptazi kundër Autoqefalisë së kishës Ortodokse Autoqefale ishte krijuar nga një prelate, politikan komunist, një aventurier që kishte përkthyer “Rubairat” e Ohmar Kahjamit, dhe se shpëtimi i kishës ishte të bashkohej me kishën Greke.
- Na çudit fakti që kaq shpejt Janullatos u bë njohës i problemeve sociologe dhe etnologjike të kombit shqiptar sa që kohët e fundit në mënyrë shkencore trajton temën”Bashkëekzistenca e tri feve në Shqipëri” shembull unik. Me këtë temë mori titullin “Akademiku i Greqisë”, dhe duhet të cilësojmë se do të ishte tepër interesante të njiheshim me këtë monografi e për të parë se çfarë ka katranosur aty për ne Shqiptarët?
- Kur mori tirullin tek 15 katëshi kryepeshkopi Janullatos gënjeu tëre shqiptarët se nuk do të bëhej kryepeshkop, sepse ai i dinte mirë ligjet dhe kanonet e statutit të kishës Shqiptare dhe ai gjithmonë është i gatshëm të gënjejë akoma vetëm që të vazhdojë të kryejë misionin e helenizimit që i kanë caktuar, nga Shteti I tij amë Greqia.
- Të gjithë jemi dëshmitarë që si ndihmës kryesor ka pasur arkimandritin Hristomos dhe priftin shqiptaro-amerikan Ilia Ketri .
- Hristomos u dëbua nga Shqipëria se shpërndante letërsi antishqiptare, shoviniste –greke, si librin famëkeq të peshkopit grek Sebastianos “Vorio-Epiri-Greqisë” dhe shumë flamuj të të ashtuquajturit Vorio-Epir.
- I dyti ndihmës që vazhdon të jetë akoma në Shqipëri prifti antishqiptar Ilia Ketri i cili thoshte se ishte i dërguar nga kisha e Fan-Nolit, por që në të vërtetë kishte ardhur nga kisha antishqiptare greke e shtetit të Nevadës të SH.B.A.
- Këto janë pra i dashur lexuas shqiptar ndihmësit kryesor të Janullatosit. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë “Më thuaj ç’miq ke, të të them cili je”!...
- Janullatos ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytë e Nolit, që e akuzonin për uzurpimin që po bënte.
- Të gjithë e dimë se Janullatos e quajti statusin e kishës tonë që ndalonte intrigat e klerikëve të huaj brenda kishës tonë “një reckë që duhej flakur tej”.
- Hrësia janullatos bëri një intervistë me gazetarin amerikan Fred-Reed kundër shqiptarëve në konfidencë dhe i tha që të sensibilizonte perëndimin se në Shqipëri po përgatitej një shtet fundamentalist, një një kohë kur në vendin tonë nuk ka patur kurrë luftra ose grindje fetare, por vetëm harmoni dhe respekt reciprok. Për të vërtetuar këtë intervistë çdo shqiptar mund të gjejë tek botimi i Reed librin me titull “Selenica Tarminus” dhe lexoni faqet 118-120, ku gazetari Reed pa dashur i nxjerr bojën Janullatosit, pa u kujtuar se këtë libër mund ta merrnin edhe ne shqiptarët.
- Komuniteti ortodoks në Elbasan i shtyrë nga motive vet-përgjegjësie dhe nga detyrat e shenjta ndaj atdheut tonë të dashur duke marrë parasysh vullnetin e shumë shqiptarëve nga të katër anët e atdheut , të cilët kanë shprehur gadishmërinë e tyre për mbrojtjen me çdo mjet të interesave kombëtare, i bën thirrje terë politikanëve, pushtetarëve, akademikëve, shoqatave, për të mos marrin vendime të nxituara në dhënien e titullit qytetar nderi të Tiranës zotit Janullatos këtij njeriu që nuk ka pushuar dhe nuk pushon së punuari për të keqen e popullit, tonë por para vendimeve të nxjerrin vlerat tona të bashkohemi së bashku e të shohim me syrin e patriotit shqiptar dhe për të dëshmuar me sytë tuaj se deri në ç’shkallë vetposhtrimi kanë zbritur politikanët e sotëm, të cilët për të kënaqur orekset e panginjuara të revanit helenik të përfaqësuara denjësisht nga uzurpatori Janullatos, që vazhdojnë të ç’qyejnë pa mëshirë gjymtyrët me të qënësishëm të historisë kulturës dhe traditës tonë kombëtare e për t’i hedhur ato në nofullat e përgjakura të antishqiptarizmës më të përbetuar që dhuron Hirësia Janullatos.
- Prandaj duhet të jetë sot një thirrje gjithë alarm për çdo shqiptar-atdhetar, për çdo besimtar të vërtetë orthodoks shqiptar, për çdo qytetar që beson tek Zoti, e jo tek klerikët sharlatanë, për çdo shtetas shqiptar të thërrasim fort “Jasht Janullatos nga Shqipëria”, sepse kjo është thirrje për çlirim të asaj pjese të historisë shqiptare, dinjitetit kombëtar shqiptar dhe asaj pjese të politikës së sotme shqiptare që na i ka pushtuar Greqia me anën e kishës greke të Janullatosit sepse ai po na shemb një nga shtyllat mbajtëse të pavarësisë kombëtare, të sovranitetit shtetëror dhe të nderit kombëtar. Po na Greqizon Kishën Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Për të ngritur përsëri në këmbë këtë shtyllë, që e patën ngritur me shumë mundim dhe gjak, mënçuri paraardhësit tanë, duhet qartësi politike dhe forcë karakteri dhe jo dëbimi i priftërinjve Grekë nga Shqipëria, sepse si kisha ashtu edhe shteti grek vazhdojnë politikën e tyre shoviniste. Duke i paraqitur tërë këto të dhëna mbi bëmat e Janullatosit në Shqipëri çdo qytetar shqiptar bën një analizë dhe një konkluzion ; A vepruan drejt shqiptarët për dhënien e titullit qytetar nderi i Tiranës? Bashkia e Tiranës me qëndrimin e saj për dhënien e titullit janullatosit, çon në vend orekset e kishës greke, fyen martirët e kishës orthodokse shqiptare dhe hapur hedh poshtë historinë e klerit tonë patriot e orthodoks.

- Por edhe qëndrimi i Partisë Demokratike nëpërmjet zëvendësit të saj nuk e ka të drejtën as morale e as juridike të dalë kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi për to qe një ujk i zi, pushtues e sot ata po na e nxjerrin qengjin më të bukur të kopesë së dhenve, mbi të gjitha siç e kam theksuar edhe më sipër kisha orthodokse ka një statut me të cilin ushtron veprimtarinë e saj brenda shtetit të vet, prandaj na vjen shumë keq këtë qëndrim dhe veprim shumë të nxituar, e të pa menduar, të pa mbështetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
- Peshkopi Anastas Janullatosi, nuk duhet të rrëmbejë titujt që i përkasin vetëm peshkopëve Shqiptarë, sepsë është i huaj pra jo shqiptar si nga komëbësia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetësia. Si i tillë nuk ka mbështetjen ligjore për t’u bërë kryepëshkop nga asnjë prej statuteve të kishës orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe dekorimet e ndryshme që mund ti jepen.
- Dhe në fund po të them duke iu drejtuar këtij uzurpatori; Kur të dalim përpara gjykimit të Zotit, Unë do të them me bindje të plotë, “Mbrojta popullin tim, autoqefalinë e tij dhe traditën e saj patriotike dhe fetare”. Po ti çdo të thuash Janullatos?
Zoti pastë mëshirë për ty?



Kryetari i Kishës
Famulltari i Kishës
Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare
“Shën Mari”
Elbasan
At. Nikolla Marku

Ky është një artikull tjetër i shkruar nga vetë At. Nikolla Marku


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.