Forumi Horizont Gjithsej 52 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Cili mendoni se do te jete kryetari i ardhshem i PS-se? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9564)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 09 Tetor 2005 - 22:02:

Kongresi i PS: Rikthehet Nano, derrmon Ramen dhe mbeshtet Meidanin

E Shtune, 08 Tetor 2005

Fatos Nano ka thyer dje heshtjen e pashembullt qe e ka karakterizuar qe prej doreheqjes se tij, duke u rikthyer, pas nje mungese te gjate publike, ne tre televizione shqiptare rrjesht, per te derrmuar nepermjet intervistave te gjata, dhe me ashpersi, Edi Ramen, kandidatin e vetem deri me sot per kreun e ri te PS-se. Per me shume, reagimi i Fatos Nanos ka ardhur pikerisht nje dite para Kongresit te Jashtezakonshem qe mbahet sot, ne te cilin priten te votohen ndryshimet statutore qe morren voten e KPD-se se fundit, te gjitha keto ne mbeshtetje te asaj cfare quhet platforma-Rama. Fatos Nano ka goditur dje kete te fundit, por edhe Gramoz Rucin, Fatmir Xhafen, dhe te tjere, per te mbeshtetur Rexhep Meidanin, Pandeli Majkon dhe Petro Kocin.

Andi Bejtja

Neser eshte Kongresi i Partise Socialiste, i cili per shume simpatizante te PS-se duket shume i rendesishem, nderkohe qe ju mungoni. Pse keni zgjedhur pikerisht te mungoni ne kete Kongres?

"Per te njejtat arsye per te cilat jam ish-kryetari i PS-se. Per arsye te cilat i shpreha ne mesazhin e doreheqjes duke marre pergjegjesite e mia. Jo thjesht per humbjen, por per kete faze te jetes politike te PS-se, e cila pavaresisht nga investimi i jashtezakonshem dhe qe me bashkoi me armaten e madhe te anetareve, simpatizanteve dhe aktivisteve te progresit evropian qe permbledh familja socialiste ne Shqiperi, nuk mundi ta sheroje kete parti nga vese te vjetra te nje shoqerie tradicionale. Te nje klase politike qe jo vetem nuk ka arritur te ndertoje standarde ne zgjedhjet e lira dhe demokratike, as ne keto te fundit, por qe nuk ka arritur te ndertoje nje proces politik qe i sjell standardet evropiane qe une synova, jo vetem per PS-ne, por edhe ne zgjedhjet e fundit, duke krijuar dhe kete gjendje e cila nuk e ben Kongresin tim ate te nesermin, pavaresisht se te gjithe delegatet dhe perfaqesuesit e socialisteve te pranishem, jane njerezit e mi me te dashur. Nuk mund te tjetersohet kjo familje politike per mua".

Pra, ju nuk do te keni fare dore ne reformimin e metejshem te PS-se, pavaresisht se keni marre pergjegjesite per humbjen e kaluar? Per reformimin nuk do te keni fare ndikim ne PS?

"Une besoj se apelimi im edhe si ish-kryetar nuk eshte pasiv, nuk eshte i huaj, nuk eshte indiferent per fatet e socialisteve dhe popullit te majte dhe Shqiperine, per te ardhmen qe ka filluar. Une jam i vendosur per te mbrojtur te ardhmen njelloj si investimi i pa konkurueshem, jam i bindur, qe beme se bashku ne socialistet dhe votuesit e tyre ne zgjedhjet e 3 korrikut. Kemi vendosur te mbrojme te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe te socialisteve evropiane ne Shqiperi dhe kjo s'do te thote qe une jam indiferent apo i paangazhuar per fatin e reformave apo per kurorezimin e reformave te nisura prej vitesh ne partine me demokratike te socialisteve shqiptare. Por, une nuk mund ta bej vetem kete gje. Une nuk kam synuar te jem i vetmi protagonist ne PS deri me sot dhe prandaj me shqeteson uzurpimi nga njerez amatore, nga njerez te padenje, nga njerez qe nuk lidhen aspak me principet apo projektet politike evropiane qe levrijne midis selise se PS-se dhe Bashkise se Tiranes aktualisht".

E keni fjalen ketu per zotin Rama....?

"E kam fjalen per zotin Rama, per zotin Ruci, per zotin Xhafaj, per zotin Bufi, per te gjithe ish-ministrat e mi qe ne vend te parimeve mbrojne xhepa dhe bunkere informale sot".

Pra, duket qarte se ju nuk do ta perkrahni, madje po e akuzoni zotin Rama, i cili eshte kandidati i vetem per kryetar te PS-se. Perse nuk e preferoni zotin Rama, kur dikur e keni zgjedhur dhe cilesuar si model te qeverisjes socialiste?

"E ritheksoj historine e zotit Rama si nje menaxher kalimtar ne nje nga Bashkite kryesore te vendit. Pra, eshte i lidhur ne menyre te kushtezuar me historine e socialisteve, pa mbeshtetjen e te cileve ai nuk do te kishte mundur as te zgjidhej dhe as te shfaqej. Por, zoti Rama ka qene dhe mbetet personazhi me problematik i politikes shqiptare".

Ne c'kuptim me problematik?

"Ne kuptimin e mashtrimit dhe te alibise se projekteve politike qe jane shume larg imazhit fatkeqesisht mediatik qe ai krijon. Dhe natyrisht, kjo e con shume afer me personazhe te tjere problematike te politikes shqiptare ose shume larg nga modeli qe une kam synuar te krijoj dhe vazhdoj te mbroj per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe te socialisteve shqiptare".

Ju e shikoni Ramen si nje person te rrezikshem ne krye te PS?

"Rama nuk ka projekt. Aq me pak nje projekt politik. Rama ka vetem nje projekt te sofistikuar interesash private qe e lidhin me njerez dhe qarqe informale shume te dyshimta, te cilat asnjehere nuk kane pasur lidhje organike me interesat e socialisteve shqiptare. Natyrisht, mund te gjesh ne kete treg informal lidhje dhe shkembime apo transaksione te qelbura ekonomike apo afektive edhe midis disa perfaqesuesve, perfshire dhe zotin Ruci ne PS dhe Rames apo njerez, te cilet jane afruar apo jane larguar prej tij dje, sot, dhe kjo s'duhet te vazhdoje te ndodhe neser".

Sa kohe keni qe i dini keto afera te dyshimta te kety


  Gjithsej 52 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.