Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 24 Nëntor 2008 - 15:29:

Sot mora nje mesim te mire , nje nga ato mesime qe do te me sherbejn per te ecur perpara.Une kam humbur ne mediokritetin e monotones dhe nuk kam bere asnje hap perpara por thjesht kam jetuar jeten ashtu si ka ardhur.I lash planet pas dore , ashtu si lash edhe veten duke kujtuar se kisha kohe te bridhja neper rruget e jetes pa pasur nje drejtim .Sot mora nje mesim te mire , nese gaboj serish eshte vetem faji im...


Postuar nga diabolic datë 24 Nëntor 2008 - 19:40:

Bota rrotullohet
sot jam une ne kryq neser je ti
ky fat eshte si ponc pilati
fytyren askush sja di.


Postuar nga doli datë 28 Nëntor 2008 - 00:54:

:)

Ditet e mia pa ty kan mbaruar dhe shyqyr zotit kuptova qe sa ke ikur ti ditet e ferrit kan hik...tani jam i lire dhe nese ne jete kam bere gabim, gabimi ke qen ti...


Postuar nga diabolic datë 30 Nëntor 2008 - 03:17:

Ti proteggerò dalle paure delle ipocondrie,
dai turbamenti che da oggi incontrerai per la tua via.
Dalle ingiustizie e dagli inganni del tuo tempo,
dai fallimenti che per tua natura normalmente attirerai.
Ti solleverò dai dolori e dai tuoi sbalzi d'umore,
dalle ossessioni delle tue manie.
Supererò le correnti gravitazionali,
lo spazio e la luce
per non farti invecchiare.
E guarirai da tutte le malattie,
perché sei un essere speciale,
ed io, avrò cura di te.
Vagavo per i campi del Tennessee
(come vi ero arrivato, chissÃ_).
Non hai fiori bianchi per me?
Più veloci di aquile i miei sogni
attraversano il mare.
Ti porterò soprattutto il silenzio e la pazienza.
Percorreremo assieme le vie che portano all'essenza.
I profumi d'amore inebrieranno i nostri corpi,
la bonaccia d'agosto non calmerÃ_ i nostri sensi.
Tesserò i tuoi capelli come trame di un canto.
Conosco le leggi del mondo, e te ne farò dono.
Supererò le correnti gravitazionali,
lo spazio e la luce per non farti invecchiare.
TI salverò da ogni malinconia,
perché sei un essere speciale ed io avrò cura di te...
io sì, che avrò cura di te.

http://www.youtube.com/watch?v=Q39Wi5lJw6w&NR=1


Postuar nga diabolic datë 03 Dhjetor 2008 - 03:31:

Neper hapa kalimtaresh rrugen time kerkoj te gjej
i humbur neper kaos endrrash perpiqem te mos flej.
Eshte gjume i motcen qe flihet ne gjurme dashurish
dashuri te konsumuara nga mbetje skarco poezish.
Ne cdo hap nje dihatje racion i dites qe lash pas
bota eshte e mbushur me dilema ,pasigurite kerkoj te vras
Ne ja arritsha do kem krah te fluturoj
le te me vrasi ndergjegjja shpirtin tim do ta zgjoj.
E ne u zgjofte ,le te dashuroj si di
neser neper kujtime do te shkruaj - Ishte kohe per dashuri.


Postuar nga vajze_korcare datë 14 Dhjetor 2008 - 21:04:

ato dite ja kushtoj vetes time, after all, dhe ajo ka nevoje per vemendje


Postuar nga akrepi2008 datë 31 Dhjetor 2008 - 03:35:

jashte teme...

spunoka facebook ne elbasan sot me duket


Postuar nga AndreaPirelli datë 31 Dhjetor 2008 - 09:26:

Citim:
Po citoj ato që tha akrepi2008
jashte teme...

spunoka facebook ne elbasan sot me duket



Fundi muajit ........


Postuar nga buzeqeshja datë 31 Dhjetor 2008 - 19:08:

Ditet e mia pa ty me te zymta se keshtu skane nga vejne


Postuar nga diabolic datë 16 Janar 2009 - 04:53:

Ne djall...

Nuk ka me dite te miat pa ty
nuk ka me nete te miat pa ty
nuk lot , fjale a mendime per ty
keshtu qe... ne humbem te dy.
Une nuk mund te vdes me per ty
as jeten sta dedikoj dot me ty
skam me fjale ndjenje a inate mbushur me vrere
skam me as mall, as malli per ty mè nuk me merr.
Une humba duke te kerkuar ty
duke te te dashur ,duke te te idealizuar
Une humba duke te te kuptuar
duke te justifikuar frikat,duke mos te harruar.
Une humba dhe te humba kur fillova te te dua
te desha si i marre duke mos njohur arsye
te desha si i marre , te humba si i marre
e di keshtu eshte jeta , le te veje ne djall.



Postuar nga Deb* datë 16 Janar 2009 - 05:13:

Cuditerisht hera e pare qe po e lexoj kete teme.Nuk pata mundesi ti lexoja te gjitha.

Diabolic ,Urime shkruan vertet shume bukur.I ke botuar shkrimet e tua?


Postuar nga diabolic datë 17 Janar 2009 - 00:32:

Kundershtuese faleminderit per komplimentat.
Akoma si kam botuar , shpresoj qe nga gushti te botoj librin tim te pare, te pakten keshtu jane planet pastaj si dihet...
Pershendetje...


Postuar nga Deb* datë 17 Janar 2009 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Kundershtuese faleminderit per komplimentat.
Akoma si kam botuar , shpresoj qe nga gushti te botoj librin tim te pare, te pakten keshtu jane planet pastaj si dihet...
Pershendetje...



Shpresoj te na njoftosh kur ta botosh.Suksese!


Postuar nga diabolic datë 08 Mars 2009 - 00:09:

Zeri yt...

E kam kerkuar zerin tend kudo por se kam gjetur ,kam pasur nevojè te me ngrohi , te me pushtoj shpirtin dhe te behem skllav i tij.
Kam pasur nevoj te te degjoj teksa kendon kur zgjohesh nga gjumi , kur me peshperit ngadal-Zgjohu gjumash , ka ardhur koha te enderrosh me sy hapur.
Kam kerkuar zerin tend qe bredh akoma neper veshet e mi , qe me perkedhel , qe grindet me mua , qe hesht pastaj rilind per te me thene te dua.
Malli per ty me ka pushtuar syte , te kerkoj si ujin ne shkretetire per te shuar etjen , per ti dhene jete buzeve te thara per puthjen tende.
Te kam kerkuar ne anen tjeter te henes, te kerkova prapa diellit , te kerkova neper erresiren e se panjohures , te kerkova por ste gjeta , ste gjeta askund , askund nuk ishin gjurmet e tua , askund nuk tregohej rruga per ne parajse.
Por ne kete purgator tokesore une smund te jetoj dot pa endrra , smund te marr fryme pa endrren se dashurine perfekte do ta bej timen nje dite.
Purgatori eshte krijuar per endrrimtaret sy hapur , ata qe sduan asnjehere te besojne se endrrat quhen endrra se jane antonim i realitetit .
Eshte e cuditshme sesi une jam koshient qe ste dua por perseri kam mall per ty , per buzeqeshjen tende , per menyren sesi me shikon , me flet me gjykon, me perkedhel , sesi me flak tutje me inkoshence gjithcka dhe do ta rikesh perseri.
Tashme kam nevoj te mbyll syte dhe te vrapoj , te vrapoj pa e ditur se ku ,pa e ditur perse hapat e mi bredhin si te cmendur duke te kerkuar ty neper labirintet e ndergjegjes , neper drithijet e cdo femre ,ne buzeqeshjen e cdo femije.
Dua te vrapoj dhe nese te gjej kur hap syte do te kthehem serish mbrapa , serish ne kerkimin tend konstant , dhe serish do te te gjej e serish do te iki larg teje.
Do te iki pa pasur frike nga dihatjet e shpirtit , nga kataklizmat e ndjenjes , nga retorika veteflijuese e nje dashurie te humbur.
Por serish kam mall per zerin tend , sepse une u dashurova pas zerit tend , e desha edhe me shume sesa te desha ty .
E desha ashtu si femija do zerin e nenes se tij , e desha ashtu si hena do diellin ti marri pak drite .
Oh pak ngrohtesi nga zeri yt se kam ftohet ne kete dimer te gjate shpirtrash , ne kete agoni ndjenjash ku vdes dhe rilind serish 100 fish me i etur per dashuri per ngrohtesi...
Zeri yt vjen e me flet endrash ndersa imazhi yt vanitet , humb ,kthehet ne kujtim , ne fotografi memece e nje ndjenje .
Per zerin kam mall , vetem per te...


Postuar nga Tulipani datë 08 Mars 2009 - 03:38:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic

Purgatori eshte krijuar per endrrimtaret sy hapur , ata qe sduan asnjehere te besojne se endrrat quhen endrra se jane antonim i realitetit .

Dua te vrapoj dhe nese te gjej kur hap syte do te kthehem serish mbrapa , serish ne kerkimin tend konstant , dhe serish do te te gjej e serish do te iki larg teje.




Na ishte njehere nje njeri me prodhimtari te madhe ... Thnx


Postuar nga diabolic datë 26 Prill 2009 - 03:21:

Merre me vete copezen e fundit te kujtimit tend qe ti le pas si kasander qe do te me paralajmeronte tendin kthim.
Ndonjehere shfaqesh ashtu pa dashur dhe me perkedhel kujtesen , por tashme nuk kam me as mall per ty ,kam thjesht nje vakum shpirteror qe perpiqem ta mbush me deshiren time per te jetuar pa ty.
Ti e di je koshiente per kete gje por perseri nuk harron te vish ne momentet e vetmis time te me besh vizite sikur te ushqeheshe me nga pa vetmi.Kisha kohe qe nuk flisja me ty , kisha kohe qe humbisja neper nonologje me veten pa e ditur arsyen .
Je kaq e larget , kaq e ftohte , kam frike te te prek , kam frike te te flas , ka frike se mos zeri im behet acar e thyet ne mijra copeza te vogela .
Ti je bere si peme e thare nga vjeshta , me gjethet e zverdhura qe bien ngadal si floket e debores duke lozur me eren.
Ku ke qene gjithe keto kohe ?!
Ku je strukur , ku je fshehur , ku dhe nga ke marre fryme ?
Dashuron serish ?
Jo ?!
As ti se di , as ti se di se cfar po ndodhe me ty .
I gjori une per ty...
Vazhdon akoma te genjesh veteveten ?
Jo?!
Cfar ?
Se ke bere kurre ?!
Akoma vazhdoke ta genjesh veten atehere , akoma pret ate qe as ti nuk e di se cfar eshte.
Akoma po pret dashurine e perrallave , princin e kalter hypur mbi kale duke harruar qe princesha sje ti.
Une vazhdoj te pertyp ditet e mia me ide dashurish , duke lozur me hijet e tyre , duke lozur me veten , me boten , me ndjenjen.
Vazhdoj akoma te shkruaj poezi , jo me ato veteflijuese por ato qe ringjallen serish sa here qe kerkoj nje shpirt te humbur e dashurohem pas tij.
Si ?!
Jo jo, as une nuk dua askend , pervecse vetes.
Por nuk kam vene barriera , zemra ime eshte e hapur , per aventuriera , per dashuri pasjonale , per dashuri te perjetshme , mjafton qe te vij e te trokasi ne portat e zemres time .
A e ndjen ?!
A e ndjen sesi largohemi pa dashur , diametralisht kunder jane rruget tona ,dhe shpirtrat tane te uritur nuk e ndjejne me prezencen e njeri tjetrit.
Eshte mjergull ... nuk te shikoj mè ... ku humbe ?! jepja doren , ike ?!


Postuar nga iliriusa datë 25 Qershor 2009 - 04:37:

Momentet te perfshijne ne vorrbullen e tyre te ndjenjave. E ne marrim grumbull shkronjash e filluajme e luajme me to, perpiqemi ti japim emer ndjenjave, ti japim ngjyra, aroma, koncepte te fiksuara ne hapsire sepse keshtu do te ndiheshim me se fundimi ne kontrroll. Momentet te shendrrojne lehtazi, te transformojne ne dicka te huaj e ti as qe e ve re. Ti transformohesh, frymemarrja perkarshi transformohet...edhe momenti humbet, shkrihet gurgullimshen ne momentin qe vjen...koha asnjehere s'humbet e megjithate ne zhdervjelljen e saj ne humbasim kaq shume...


Ps. Diabolic, te kam thene ndonjehere sa me pelqen si shkruan?
Po ndonjehere te kam thene se duhet te shkruash ndonje roman nje dite?
Do te ishte kenaqesi ta lexoja.
Pershendetje!


Postuar nga diabolic datë 12 Korrik 2009 - 22:34:

Ti erdhe duke celur lulet , dhe u bere vesa e tyre.
U zgjova edhe une atje ku mengjesi ishe ti
dhe ne preherin tend une preha friket , mahisa plaget , mohova erresiren .
E ngrita koken dhe pesha e se kaluares nuk u ndie me papritur ,
te pash ne sy dhe ne syte e tu njoha lumturine,
atje gjeta driten atje nuk kishte vec diell as terr as ferr , as tmerr.
Atje gjeta buzeqeshjen , tenden , timen, te vete botes
dhe krahet hapa kerkova te fluturoj , engjejt me paten zili
e mora rrugen me zemer,mendje , deshire , neper endrra
endrrat , deshirat , zemra me sillnin per tek ti.
Dhe i uleras botes ,ne zerin tim vibron agimi
agimi i nje ndjenje qe me mbush me jete
kam hapur velat , anija ime lundron mbi ndjenja
lundron e qete e ska tallaz ta trembe, ska frike ta step.
Un jam ketu , marr fryme thelle, hapat hedh
kridhem ne detin e pafund te qenies tende
neper lendinat me tulipan te trupit tend
neper buzet e tua kult i puthjes.
Tani cmendurisht ti je pjese e imja,
pafundesisht imja,perjetesisht imja
une do te jetoj ne buzeqeshjen tende
ndersa ti do te jesh buzeqeshja ime.



Ps:Sa me kish malli Ilirius e dashur per fjalen tende .Si gjithmon je e mrekullueshme .
Vetem prej teje e kam hedhur kete poezi ketu ...
Shpresoj se shprejti ne mos nje roman te lexosh nje liber me poezi nga une, ashti si shpresoj edhe une te kem neper duar nje liber tendin dhe te them me mburrje e ka shkruar nje mikja ime ...


Postuar nga BIONDIA datë 12 Korrik 2009 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
, shpresoj qe nga gushti te botoj librin tim te pare, te pakten keshtu jane planet pastaj si dihet...



erdhi gushti diabolik si po shkojne punimet ..ke nevoje per ndihme baji nje za shoqnise ....


Postuar nga diabolic datë 12 Korrik 2009 - 23:57:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


erdhi gushti diabolik si po shkojne punimet ..ke nevoje per ndihme baji nje za shoqnise ....



Mikja ime erdhi gushti , keshtu qe po vjen edhe udhetimi drejt shtepis.Me ngjan vetja dallendyshe :p
Nese do jesh kete vere do kem kenaqsine te te ofroj nje kafe ku te duash vete


Postuar nga BIONDIA datë 13 Korrik 2009 - 00:10:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic


Mikja ime erdhi gushti , keshtu qe po vjen edhe udhetimi drejt shtepis.Me ngjan vetja dallendyshe :p
Nese do jesh kete vere do kem kenaqsine te te ofroj nje kafe ku te duash vete



se besoj diabolik se do jem dhe kete vit e per disa vite te tjere dhe kjo nuk varet nga une .....se ke iden sesa me ka marr malli ....kur te jesh ne elbasan pershendete nga ana ime dhe na bej disa foto ...e kalofsh sa me mire afer familjes tende ...


Postuar nga Tulipani datë 13 Korrik 2009 - 03:36:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
[FONT=arial] Ti erdhe duke celur lulet , dhe u bere vesa e tyre.
U zgjova edhe une atje ku mengjesi ishe ti
dhe ne preherin tend une preha friket , mahisa plaget , mohova erresiren .
E ngrita koken dhe pesha e se kaluares nuk u ndie me papritur ,
te pash ne sy dhe ne syte e tu njoha lumturine,
atje gjeta driten atje nuk kishte vec diell as terr as ferr , as tmerr.
Atje gjeta buzeqeshjen , tenden , timen, te vete botes
dhe krahet hapa kerkova te fluturoj , engjejt me paten zili
e mora rrugen me zemer,mendje , deshire , neper endrra
endrrat , deshirat , zemra me sillnin per tek ti.
Dhe i uleras botes ,ne zerin tim vibron agimi
agimi i nje ndjenje qe me mbush me jete
kam hapur velat , anija ime lundron mbi ndjenja
lundron e qete e ska tallaz ta trembe, ska frike ta step.
Un jam ketu , marr fryme thelle, hapat hedh
kridhem ne detin e pafund te qenies tende
neper lendinat me tulipan te trupit tend
neper buzet e tua kult i puthjes.
Tani cmendurisht ti je pjese e imja,
pafundesisht imja,perjetesisht imja
une do te jetoj ne buzeqeshjen tende
ndersa ti do te jesh buzeqeshja ime.






U dashka iliriusa qe te hedhesh gjera te tilla

Me dha nje ndjenje pozitiviteti tek e lexoja, e me futi ne nje bote tjeter ku ishte bukur te merrje pjese, pa menduar per ndonje difekt qe mund te kishte. Flm


Postuar nga Enya datë 31 Korrik 2009 - 06:47:

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Ah sa joshje dhe frike me japin endrrat e mia te zhytyra ne imagjinaten tende,me duket se çdo mendim i yti me zhvesh nga mburoja morale dhe psikologjike, dhe si pa dashur perbadhem me friken e pendimit.
Ti jeton ne mendimet e mia sikur gjethja, qe me friken e vjeshtes nuk don ta pranoje qe i eshte afruar fundit.
Ashtu e zhytur ne mosrealizimin e endrrave kerkon te gjesh justifikimin ne ciklin biologjik qe sa me shum ta kuptosh,aq me shum gjen diferenca qe per ndjenjen e paster dhe hyjnore jane te papranueshme dhe te padenja.
Ndoshta harrimi i rreme me ndihmon ta vras agonine dhe trishtimin qe i mbush ditet e mia,por kurrsesi nuk e ndal lotin e ndarjes.
I pergjumur nga vuajtja e pashpirt mundohem ti laje syte e mi me lotet qe me ka dhuruar harresa jote,por ne vend te freskise, me dhurojne vetem dhimbje dhe dashuri.


Postuar nga everlast datë 26 Qershor 2010 - 17:32:

Ne ditet e mia pa ty...

Eci me hapat e mi te lehte permbi dhimbje ,
e shkoj kurrekund e gjithkund pa e ditur ku e perse.
Rugeve te shtegtimit tim shikoj rrenoja dashurish
dhe nje qytet qe fundoset... ai qytet jemi ne.


Postuar nga dylan datë 26 Qershor 2010 - 17:47:

ditet e mia pa ty ..........................


Postuar nga everlast datë 29 Qershor 2010 - 01:21:

Ja edhe nje kenge qe i pershtatet kaq mire kesaj teme...

Ditët pa ty

Atje ku ska njeri
I vetmuar te pres un ty
atje ku heshtja me mundon
atje ku dje,u ndame ne pergjithmone

Pas shume e shum vjet
Plagë e djeshme sot me vret
po cfaj kam un
akoma te dua shume

ref:
Jo nuk do lejoj
asnjehere un s'do lejoj
akoma te pres
cdo nate e cdo mengjes

Jo nuk do lejoj
asnjeher un sdo lejoj
e imja je ti
bota le ta di

Asnjeher nuk munda dot
te dashuroj pa derdhur lot
pa ty i huaj jam un
pergjithmone perher e me shume

Pas shume e shum vjet
Plagë e djeshme sot me vret
po cfaj kam un
akoma te dua shume

ref:
Jo nuk do lejoj
asnjehere un s'do lejoj
akoma te pres
cdo nate e cdo mengjes

Jo nuk do lejoj
asnjeher un sdo lejoj
e imja je ti
bota le ta di
bota le ta di


http://www.youtube.com/watch?v=017mlFi2V_I


Postuar nga Enya datë 29 Gusht 2010 - 06:42:

Hiqemi sikure harrojme, hiqemi sikure ai( ajo ) kurre nuk ka existuar, hiqemi sikur jemi kaq perfected, and in the end here we are... Reading our "ugly"memories...Was he real? Was he a nasty man? Was he as honest as he thought he was? Was he in love with me? How we keep writting when we're dishonest with ourselves?


Postuar nga dylan datë 29 Gusht 2010 - 16:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Hiqemi sikure harrojme, hiqemi sikure ai( ajo ) kurre nuk ka existuar, hiqemi sikur jemi kaq perfected, and in the end here we are... Reading our "ugly"memories...Was he real? Was he a nasty man? Was he as honest as he thought he was? Was he in love with me? How we keep writting when we're dishonest with ourselves?


kshu ndjehem dhe une te njejtat pyetje i bej vetes enya llemb aq shume qe te duket sikur te merr frymen


Postuar nga Ashley datë 29 Tetor 2010 - 19:25:

Ditet e mia pa ty jane te trishta,pa kuptim,pa ngjyra


Postuar nga Ashley datë 31 Tetor 2010 - 20:58:

Ditet e mia pa ty te vrazhda


Postuar nga dylan datë 31 Tetor 2010 - 22:44:

dont know her good her bad


Postuar nga Ashley datë 05 Nëntor 2010 - 23:32:

Ditet e mia pa ty coffe me shoqerine


Postuar nga Petter datë 05 Nëntor 2010 - 23:50:

ditet e mia pa ty... se di as vet se si nuk boj vetvrasje.. ja shyqyr me mban shpresa per te cingli mingli ndonje forumiste


Postuar nga lule datë 05 Nëntor 2010 - 23:58:

Ohho mos pyet me...


Postuar nga diabolic datë 29 Janar 2011 - 04:18:

Nuk munda...

A e pe ?!
E thyeva heshtjen time
duke u strukur serish ne te njejtin vend ,
ne te njejtat skuta
te cilat i njoh me mire sesa xhepat e mi.
Nuk munda...
Ky mall po me shkulte shpirtin nga gjoksi
duke me thyer kockat te brishta si kristal.
me kapi paniku,vrapoja si marre
per nje cast dhimbja me urdheroi...Ndal.
U ndala ,ktheva koken,
por jo ti nuk ishe
malli ne gjoksin tim
shkulte zemren me forcen e nje bishe.
I thyej castet pa ty
dhe i flak tutje,jane pa vlere
pa ty malli eshte dhimbje pa fund
pa ty malli frymen ta merr.
U kenaqe?!
Ja u ktheva serish...
Nese te merr malli per mua
me gjen neper vargje poezish.


Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2011 - 04:27:

Thumbs up Re: Ditet e mia pa ty...

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Me jep nje frymarje ta kem timen e me energjin e saj te pertyp ditet e pritjes tende, me jep nje cast ku me zjarrin e nje puthje te grisur te arnojm dihatjet e shpirit te etur per ty. Tani pritja ka nje emer , tani pritja ka nje cast ku ideja e kohes nuk egziston dhe ne ato caste vet zoti kerkon te rrembej silueten e imazhit tend si klithem e nje casti mistik.Vet pritja kerkon te burgos brengen e nje vuajtje me mashtrime duke fluturuar neper imagjinat duke kafshuar puthje endrrash dhe perseri duke arnuar dihatje te klithjes se shpirtit.Boll... tashme asgje nuk eshte me e rendesishme se vibrimi i zerit te tend ne labirintet e mendjes time, asgje seshte me e rendesishme se...hem me mire heshtje, kohes do ti tregojm se kurthet qe ajo mbart do ti japim nje kuptim ashtu si edhe pritjes ashtu si edhe ty. Cdo gje ka nje emer...askushin e njeh e panjohura , ajo qe nuk njoh eshte se cfar ka ne perandorin e zemres tende , nese me ke xhan , ta ndjen apo me do ... Asnje nga keto te treja... e dija.


Keto ti kisha thene dite me pare, sot jam akoma me keq. Kete teme po e hap per ty megjithse nuk e meriton...


Postuar nga Katilesha datë 29 Janar 2011 - 13:34:

Thumbs up Re: Nuk munda...

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
A e pe ?!
E thyeva heshtjen time
duke u strukur serish ne te njejtin vend ,
ne te njejtat skuta
te cilat i njoh me mire sesa xhepat e mi.
Nuk munda...
Ky mall po me shkulte shpirtin nga gjoksi
duke me thyer kockat te brishta si kristal.
me kapi paniku,vrapoja si marre
per nje cast dhimbja me urdheroi...Ndal.
U ndala ,ktheva koken,
por jo ti nuk ishe
malli ne gjoksin tim
shkulte zemren me forcen e nje bishe.
I thyej castet pa ty
dhe i flak tutje,jane pa vlere
pa ty malli eshte dhimbje pa fund
pa ty malli frymen ta merr.
U kenaqe?!
Ja u ktheva serish...
Nese te merr malli per mua
me gjen neper vargje poezish.


Postuar nga dylan datë 29 Janar 2011 - 22:09:

ditet e mia pa ty jane sikur mos te jetoj ,ne kohen kur jetoja ne ditet e mia ishe gjithmone ti


Postuar nga lule datë 29 Janar 2011 - 22:11:

.....ditet e mia pa ty?! varet se sa vlej per ty.


Postuar nga dylan datë 29 Janar 2011 - 22:15:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
.....ditet e mia pa ty?! varet se sa vlej per ty.


mir i the sa e mundon njeriun kjo pytja qe besoj te dyja anet se kan kurr pergjigjen e sakte


Postuar nga BIONDIA datë 29 Janar 2011 - 23:43:

Re: Nuk munda...

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic


I thyej castet pa ty
dhe i flak tutje,jane pa vlere
pa ty malli eshte dhimbje pa fund
pa ty malli frymen ta merr.
U kenaqe?!
Ja u ktheva serish...
Nese te merr malli per mua
me gjen neper vargje poezish.



Diabolic nuk kam fjale te pershkruaj bukurine e ketyre vargjeve... sa i mungon ketij forumi poezia jote.


Postuar nga Ashley datë 30 Janar 2011 - 02:42:

.Sonte mora fryme thelle...Dhe heshta.Vendosa te bllokoj dhe une
dejet e gjakut qe silleshin neper shpirt duke me ngacmuar kujtesen time!
Nata ra kaq shpejt.Nate ne shpirt.Erresire ne kujtime.Erresire...
Gjithe te mirat Shpirti im.Stacioni ja ku eshte.Me duhet te zbres...
Mire u pafshim udheve te kujtese!Pac fat Shpirti IM!PAC FAT!....


Postuar nga Ashley datë 30 Janar 2011 - 02:43:

Te ledhatoj enderrat ashtu me sy mbyllur...Ti fle embelsisht, ashtu sic me pelqen mua...
Fle pa u ndjere...
Te veshtroj dhe jashte dhomes sone,engjejt na bejne serenata ninullash
dhe duan qe ne te dy te mos ndahemi mengjesit te bardhe...
por serish te rrime shtrenguar ne mendje dhe ne shpirt,ne trup dhe ne poeme...
Fli engjelli im...E di se po mendon per mua...


Postuar nga Ashley datë 30 Janar 2011 - 20:03:

Nuk dua me nete pa ty! Nuk dua me te mbyll syte e te perpelitem ne ethe, nga mendimet e mija te cmendura. Me lejo sot te jem me ty.Me bej pak vend prane vetes tende, hapi krahet e me perqafo fort fort, me shtrengo e mos me ler me kurre te iki . Me ler ta ve koken ne gjoksin tend, dhe te ndjej si lozin gishtat e tu me floket e mi. Me ler te degjoj zemren qe te rreh, dhe ngadale te te prek e t'e them sa shume te kam nevoje. Dua edhe sikur, per nje here te vetme, te marr fryme nga fryma jote. Dua te qesh ne buzen tende, e te qaj ne syrin tend. Dua,dua...sa shume qe dua..♥♥♥


Postuar nga diabolic datë 03 Shkurt 2011 - 18:55:

Here here...

Jam fishkellim e eres
ajo qe i jep dritherimen gjetheve ,
qe perkedhel lekuren tende ,
qe grindet me qerpiket e tu...
Dhe pastaj lind nje lot...
Sthote asnje fjale ,
dhe ne e quajm mall...
Jam heshtje qe te shurdhon
fjale e verber qe sdi ku shkon
jeton pa lindur kurre
ndersa ti e ndjen
qe te rreshket mbi lekure.
Here here jam imazh
si mirazh qe mashtron
dhe ti kerkon ta mbytesh
ti kerkon ta shtrengosh fort
ne perqafimin tend te ngrohte.


Ps: Nje perqafim te ngrohte per te gjithe miqte e mi ne forum...me kish marre malli...Here here kthehem tju bej vizite...gjithe te mirat... A'S


Postuar nga Ashley datë 03 Shkurt 2011 - 21:14:

Ditet e mia pa ty jane te ftohta akull....


Postuar nga dylan datë 14 Shkurt 2011 - 18:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Miremengjesi Dita ime!
Te gjithe jemi te vrare shpirterisht,ashtu sic i vret syte drita femijes se porsalindur!
-Te gjithe dashurojme,-por jo me te njejten madheshti e respekt
per ndjenjat tona!-"Hajt se gjithcka do bahet mire Shpirt!"
E une prita te binte ndonje rrufe ne zemer,-por nuk me erdhi shigjeta
e ndjenjave te tua.Kot me thoje se ishe ketu.Ti S`ke bere asnje cap per
mua.Thjesht te pelqente te genjeje nje Shpirt te Dashuruar.Ndersa une te besoja.
Zemra ishte terbuar pas emrit tend,zerit dhe te qeshures tende
sa po pelcicja pak nga pak!
Kurre s`u takuam,-as do takohemi!Kurre s`u prekem,-as do prekemi!
Kurre s`u puthem ,-as do puthemi.Te tjerat as qe do mundem t`i fantazoj!
Ne fund vjen lajmi qe s`duhej te vinte...si nje zinxhir qe keputet rendeshem
ashtu u keput e gjithe qenia ime.
Ishte thjeshte nje fund i parapergatitur,-tani e kuptoj qellimin e trillimit tend
o Shpirti im!
Mos te kesh frike nga ndjenjat e mia!TI kurre s`i dashurove pastertisht!
Mos ki frike nga fjalet e mia Shpirti im!Ti kurre s`e besove se flisja dhe me Veten per TY...
POr,-iku dhe ky mendim ;-ndonse zgjohem serish me te njejtin emen ne tru,ne shpirt dhe ne zemer.Ti u bere serish sot,thjeshte Dita ime...


Postuar nga epanjohura datë 14 Shkurt 2011 - 21:26:

Ditet e mia pa Ty....
Jane nje shekull i tere pa prezencen Tende fizike,por...asnje second nuk jame pa Ty ne mendje!


Postuar nga Pleshtja datë 16 Shkurt 2011 - 01:37:

Ne kete diten time pa ty jam e lumtur....

Pershendetje miqte e mi te dashur u riktheva per te ju pershendetur dhe per te lexuar shpirtrat tuaj fisnik!


Postuar nga kurt datë 16 Shkurt 2011 - 01:59:

good to see you pleshte noshta sme mban mend por une ste kam harruar


  Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.