Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 13 Prill 2010 - 20:48:

Po Aneta Rames nuk iu morr persiper çeshtja. Gjykata e larte tha qe nuk eshte ne kompetencat e tyre. Cne qe Kokedhimes po ia marrni parasysh?


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2010 - 20:56:

Fajtor ..ti e di qe paraja ben naten dite.. por dhe Kocua akoma s`ka mbaruar ...


Postuar nga Fajtori datë 13 Prill 2010 - 21:01:

Atehere duhet te ndryshohet kushtetuta.

PARIME THEMELORE

Neni 1

1. Shqipëria është republikë parlamentare.

duhet bere

1. Shqipëria është republikë per parelinjte.



http://www.president.al/shqip/kushtetuta.asp


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2010 - 21:12:

Pa me thuaj kush e pyet kushtetuten....Nu ka ligje ne Shqiperi...O e mjera Shqiperi!!!


Postuar nga SmoKer datë 17 Prill 2010 - 22:58:

Berisha mbetet jashtë

Ajo që mund të konsiderohej si vizitë e suksesshme dyditore në Bruksel i dha kryeministrit Berisha dhe një fund aventuresk, pasi në moshën 65-vjecare, shefi i ekzekutivit po tenton dëshpërimisht me cdo mjet rrethanor kthimin në atdhe.

Axhenda zyrtare parashikonte fluturimin nga Brukseli për Vjenë me destinacion Tiranën në 7:10 të mëngjesit të së premtes. Por aeroporti ndërkombetar i Belgjikës lajmëroi se për shkak të pasojave nga vullkani në Islandë, nuk do të kishte asnjë fluturim deri paraditen e së shtunës, kur parashikohet sipas meteorologeve nje qiell me i kthjellet.

Menjehere me pas, kryeministri ka kerkuar qe te transportohet me automjet deri ne Këln te Gjermanise. Ne fakt dhe aeroporti gjerman lajmeronte pezullimin e fluturimeve por Kryeministri Berisha se bashku me shefin e kabinetit, keshilltarin politik dhe nje grup gazetaresh qe e shoqeronin mund te niseshin me tren per ne Vjene. Aeroporti austriak njoftoi gjithashtu se nuk lejohen fluturimet pas ores 6 e 45 te mbremjes. Strategjia eshte rishikuar, flitet se eshte pare dhe mundesia e udhetimit drejt Italise prej nga delegacioni shqiptar mund te mberrinte ne Durres me traget te shtunen.

Nje udhetim i tille, nga Gjermania, sipas Google Map merr te pakten 11 ore me makine ndersa me tren varion 12 deri ne 15 ore. Deri ne oren 18: 30 kryeministri Sali Berisha sipas informacioneve zyrtare nga delegacioni qe e shoqeron ndodhej ne Gjermani, pa asnje plan konkret, por me deshiren e mire dhe vullnetin e papertueshem per te gjetur sa me shpejt rrugen drejt Shqiperise.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=180777&ref=ml



Shiko me cfare thashethemesh merret Top-i


Postuar nga Fajtori datë 18 Prill 2010 - 04:13:

Thuhet qe ne Viene Berisha ka takuar Nanon, dhe kane vendosur nje plan 20 vjeçar ne prani te Blendi Fevziut.


Keta te dy poshtersine e pjelles komuniste nga vijne po e ngrene ne institucion dhe plane afatgjata qe te qendrojne perjetesisht ne pushtet.


Postuar nga lezhjani-82 datë 18 Prill 2010 - 12:07:

E pabesueshme qe kemi mbetur prap se prap ne komunizem...

Pamvaresisht se kesaj here quhet komunizem demokratik apo pluralist...


Postuar nga sarandaebukur datë 18 Prill 2010 - 17:51:

Darke me Nanon ne Vjene

Një aventurë e vërtetë ka qenë kthimi nga Brukseli i Kryeministrit Sali Berisha. Berisha u detyrua të kalojë një natë në Vjenë, të cilën ai e ka shfrytëzuar edhe për të pushuar pak, por edhe për të takuar një koleg të vjetër, ish kryeministrin Fatos Nano.
Aventura e delegacionit shqiptar nisi mëngjesin e ditës së premte, kur u njoftua se kthimi në Shqipëri ishte i pamundur me linjë ajrore për shkak të hirit vullkanit të ardhur nga Islanda, i cili bllokoi aeroportet kryesore të Evropës.  Në pamundësi për tu kthyer në Shqipëri sipas prenotimit të biletave ajrore, u mendua fillimisht që kryeministri së bashku me truprojën e tij të nisët me tren deri në Vjenë. Arsyeja ishte se në kryeqytetin vjenez bëhet tranzitimi i avionit, dhe me udhëtimin me tren bëhej e mundur që kreu i Qeverisë të kapte avionin e mbrëmjes në Vjenë. Ambasada shqiptare në Belgjikë tentoi të prenotojë biletat e trenit, por mori përgjigje se ishin vetëm 3 bileta të lira pa vend. Në këtë moment, kryeministri mori vendimin për të udhëtuar me makinë deri në Vjenë, përmes Gjermanisë. Udhëtimi nisi në orën 11.30 të ditës së premte dhe delegacioni shqiptar u shoqërua nga një eskortë e shtetit belg e më pas atij gjerman e austriak. Ambasadorja shqiptare në Belgjikë shoqëroi eskortën deri në Nuremberg, ndërkohë që në kufi të Gjermanisë e më pas të Austrisë, ambasadorë respektivë të Shqipërisë pritën delegacionin shqiptar. Delegacioni në Vjenë mbërriti rreth orës 10 të mbrëmjes, por aty u mësua lajmi se udhëtimi me avion ishte i pamundur drejt Shqipërisë. Vjena kishte bllokuar ç’do udhëtim që lidhej transit me Tiranën. Ndonëse një trafik i rënduar për shkak se anulimi i fluturimeve detyroi mijëra qytetarë të përdorin rrugët, kreu i Qeverisë ka udhëtuar me shpejtësi të lartë deri në kryeqytetin e Vjenës, një largësi prej 1300 kilometrash. Udhëtimi zgjati rreth 10 orë.
Takimi me Nanon
Me mbërritjen në Vjenë, kryeministri dhe delegacioni prej 15 vetësh kaluan natën në Hotel “Grand” të Vjenës. Berisha u pa duke ngrenë mëngjes në hotel e më pas ai kaloi pjesën tjetër të ditës duke lexuar në dhomën e tij. Qëndrimi në hotel “Grand” rezervoi edhe një takim të veçantë. Berisha darkoi në restorantin francez, që ndodhet në katin e fundit të hotelit me ish- kryeministrin Fatos Nano. Të dy liderët, njëri i veshur me kostum e tjetri me këmishë të bardhë e jelek, kaluan mbrëmjen nën shoqërinë e verës dhe të batutave. Fillimisht kokë më kokë, më pas tavolinës iu shtuan edhe njerëz të tjerë. Nano e Berisha kanë shkëmbyer batuta, ku nuk kanë munguar komentet për situatën aktuale politike, hapja e kutive të votimit apo kongresi i Partisë Socialiste që mbahet sot.  “PS të ka dërguar në egzil”, mësohet të ketë qenë një prej batutave të kryeministrit Berisha drejtuar Nanos. Ish-kryeministri Nano kalon një pjesë të jetës së tij në Vjenë, pasi edhe djali i tij dhe i Xhoanës studion në Austri. Tavolinës më pas i janë shtuar vendet, dhe në të janë ftuar të marrin pjesë edhe ambasadori shqiptar në OSBE, por edhe personazhe të tjerë. Në hotel “Grand”, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Biseda mes Nanos e Berishës ka kaluar më formale më pas. Nano ka kërkuar të dijë rreth vizitës së Berishës në Bruksel për dorëzimin e pyetësorit, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Berisha ka informuar ish-kryeministrin edhe rreth gjërave informale që shoqërojnë procesin e liberalizimit të vizave.
Kthimi në Shqipëri
Kthimi në atdhe do të jetë sërish një aventurë për delegacionin e kryeministrit. Mësohet se kryeministri do të nisej sot në orët e para të mëngjesit me makinë, nën shoqërinë e eskortës. Kthimi do të ketë të njëjtin organizim. Fillimisht do të dilet në Slloveni, ku ambasadori shqiptar i këtij vendi do të presë kryeministrin së bashku me një eskortë shtetërore. Më pas do të kalohet në Kroaci, nëpër qytetin e Dubrovnikut, për të kaluar në Mal të Zi, Shkodër e më pas në Tiranë. Rreth 2500 kilometra rrugë me makinë, e afërisht 3 ditë udhëtim, i janë dashur delegacionit shqiptar për të mbërritur në Tiranë.


Postuar nga sarandaebukur datë 18 Prill 2010 - 18:11:

Rama: 1 Maji, ditë beteje qytetare
18/04/2010 11:50


Rama: 1 Maji, ditë beteje qytetare
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e jashtëzakonshëm që po zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve u shpreh krenar për betejën dinjitoze qe synon të mos e lërë të ardhmen peng të pushtetit.

Rama e nisi fjalimin e tij me tone të ashpra, duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha si dhunues të votës e fjalës së lirë, ndërsa theksoi se shefi i qeverisë po mban të kycur armën e korruptimit të zgjedhjeve në kutitë e mbyllura.

"Ne po bëjmë një betejë shumë të vështirë aspiratash të mëdha dhe jemi këtu për të cliruar të ardhmen", u shpreh Rama.

Sipas tij më 30 prill opozita dhe populli do t'i japin jetë një manifestimi të madh dhe 1 maji do të gdhihet si një betejë qytetare për ndalimin e krimit ekonomik.

Ndër të tjera shefi i socialistëve përshendeti kthimin në gjirin e PS-së politikanë si Pëllumb Xhufi, Mustafa Muci, Sabit Brokaj, Fatos Klosi dhe kthimin e shumë të tjerëve që e refuzuan, sipas tij, përfshirjen në punën e qeverisë së pykave.

Rama u shpreh se dyert e Partisë Socialistëve do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e betejës së opozitës.

"Nuk mund të lejojmë qe kryeministri i pykave të marrë peng të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë", u shpreh Rama.

Duke folur për ekonominë, Rama theksoi se borxhi i Shqipërisë në vitin 2009 është shtuar duke rënduar më shumë në cdo familje shqiptare.

Nga ana tjetër Rama theksoi se opozita kërkon medoemos që shqiptarëve t'u hiqen vizat para verës, ndërsa u shpreh se socialistët nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë pengesë për integrimin e vendit.

"Ata që na thonë që të heqim dorë nga protesta sepse po pengojmë heqjen e vizave, u themi se nuk mund t'i heqim vizën vetvetes dhe nuk mund t'u vëmë vizën aspiratave tona. Pa protestuar, pa cliruar zgjedhjet ne nuk integrohemi kurrë ne Europë, sepse nuk do të kemi një shtet, polici, shkolla, spitale, treg të lirë si në Europë. Ne jo vetëm do të protestojmë cdo ditë, jo vetëm do ta kthejmë 1 Majin në një ditë beteje në rrugë, por ne nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të largojë duart nga kutitë që mbajne mbyllur drejtësinë, ekonominë e këtij vendi", u shpreh Rama.

Sipas tij nuk ka një datë të saktë se kur do të mbarojë kjo betejë, por ftoi të gjithë qytetarët që të derdhen ne sheshet e protestës për të përshpejtuar rrugën që na con drejt fitores së njerëzve që nuk kërkojnë gjë tjetër, vecse respektimin e të drejtave.

Top-Channel


Postuar nga Roi datë 18 Prill 2010 - 23:00:

Ehe...preku fundin dhe Rama...kaq e pati !!
Gjyanah se dukej njeri i mire fillimisht !


Postuar nga AngelDevil datë 19 Prill 2010 - 17:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Ehe...preku fundin dhe Rama...kaq e pati !!



heret e paske kuptu ene ti ...


Postuar nga Morfine datë 20 Prill 2010 - 02:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Ehe...preku fundin dhe Rama...kaq e pati !!
Gjyanah se dukej njeri i mire fillimisht !



Ne fundjaven qe kaloj e kishte ftuar çani, tek ai emisjoni i tij, dhe nga debati qe pati aty, mua me pelqeu, edhe pse...

http://perpjekja.blogspot.com/2010/...he-opozita.html


Postuar nga lost_soul datë 20 Prill 2010 - 05:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Thuhet qe ne Viene Berisha ka takuar Nanon, dhe kane vendosur nje plan 20 vjeçar ne prani te Blendi Fevziut.


Keta te dy poshtersine e pjelles komuniste nga vijne po e ngrene ne institucion dhe plane afatgjata qe te qendrojne perjetesisht ne pushtet.


Mua do te me behej qefi sikur te kete ndodhur vertete dhe te kene bere plane 20-vjecare.

Jo per faktin e planeve te tilla, sepse njeri i bie te jete nja 115 vjec dhe tjetri 95 pas 20 vjetesh, por per faktin se kjo tregon per nje lloj zgjimi te nje ndjenje vizionare tek politika shqiptare.


Postuar nga Fajtori datë 20 Prill 2010 - 10:05:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Mua do te me behej qefi sikur te kete ndodhur vertete dhe te kene bere plane 20-vjecare.

Jo per faktin e planeve te tilla, sepse njeri i bie te jete nja 115 vjec dhe tjetri 95 pas 20 vjetesh, por per faktin se kjo tregon per nje lloj zgjimi te nje ndjenje vizionare tek politika shqiptare.



Po lost po, vizioni i prapaskenave te trashegimit pushtetar qe komunistet vazhdojne me njeri tjetrin. Blahh.... Sikur s'ka institucione demokracia, ngeli te vendosin ata te dy fatet e politikes ulur ne baret e Vienes. Turp.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 20 Prill 2010 - 23:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Po lost po, vizioni i prapaskenave te trashegimit pushtetar qe komunistet vazhdojne me njeri tjetrin. Blahh.... Sikur s'ka institucione demokracia, ngeli te vendosin ata te dy fatet e politikes ulur ne baret e Vienes. Turp.



))) Po cilen te vem o Fajtor??? te vem ndo nje Rama qe e gjithe PS eshte e perbere me bijt e ish bllokmeneve , apo te vendosim ndo nje cunak qe ka mbaruar shkollat jasht dhe nuk ka lindur per politik ,i kan dal Zot Shqiperise ata dhe pastaj Berisha ka energji te papare per te drejtuar Albanistanin Nano e duan te gjithe ,nuk e di se e pe intervisten e kryeministrit ,te gjithe gazetaret ,po Nano do kthehet ,dhe ai i ju pergjigj po qe ju e doni te gjithe ....


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 20 Prill 2010 - 23:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Ehe...preku fundin dhe Rama...kaq e pati !!
Gjyanah se dukej njeri i mire fillimisht !




Ike plaku Mere ikeeeeeeeeeeeeee me gjith tespie e Tusun bac Ikeeeeeeeee

Deri dje u cirrte qe ne partin e tij do marrin pjese dhe ish te perndjekurit ,son ne nje interviste te TV Klani Agim Musta i dha nje pergjigje ,kur ne ju jemi drejtuar per ndo nje hall ,Rama i eshte pergjigjur qe nuk i njohim vuajtjet e juaja dhe demshperblin e juaj ........


Postuar nga lost_soul datë 21 Prill 2010 - 09:06:

E moret vesh o shoke myslimane? E gjeti shkakun e termeteve nje klerik i larte islam (rrjedhimisht edhe shkencetar i mirefillte). Arsyeja eshte veshja provokuese e femrave. Dhe ju ateiste, agnostike apo kokeforte cfare dreqin jeni, mos thoni pastaj qe feja dhe shkenca perjashtojne njera tjetren.


Postuar nga kurt datë 21 Prill 2010 - 13:05:

kte e degjova edhe une diku sot, funny stuff
cke me besimtaret ti o njeri pa zot? dicka din ai me siguri, lol


Postuar nga AngelDevil datë 21 Prill 2010 - 13:48:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
E moret vesh o shoke myslimane? E gjeti shkakun e termeteve nje klerik i larte islam (rrjedhimisht edhe shkencetar i mirefillte). Arsyeja eshte veshja provokuese e femrave. Dhe ju ateiste, agnostike apo kokeforte cfare dreqin jeni, mos thoni pastaj qe feja dhe shkenca perjashtojne njera tjetren.



Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2010 - 21:11:

Kur do vije ajo dite te projektoj filma porno te fasada e muzeut kombetar...


Postuar nga cecilia datë 21 Prill 2010 - 21:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kur do vije ajo dite te projektoj filma porno te fasada e muzeut kombetar...


Ky ishte lajmi i fundit?!


Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2010 - 21:41:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia


Ky ishte lajmi i fundit?!



Jo, eshte deshire e hershme.

Mundesisht te projektohen kur kendon hoxha te minarja perballe.


Postuar nga cecilia datë 21 Prill 2010 - 21:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Jo, eshte deshire e hershme.

Mundesisht te projektohen kur kendon hoxha te minarja perballe.



Amon faje boje ... t'a dish jam fan-sja jote e pare...deri ne vdekje


Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2010 - 21:52:

Nuk na duhen fansa. Na duhen bahkepunetore, bahkeautore, bashkefajtore, dhe bashkevuajtes.

Jam kurioz cfare parashikon kodi ligjor per "aktet e turpshme". Te dalesh nudo apo te besh seks para xhamise. Sa dite do me mbajne ne burg? Po sikur te jemi nja 50 çifte qe e bejme?


Postuar nga cecilia datë 21 Prill 2010 - 21:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk na duhen fansa. Na duhen bahkepunetore, bahkeautore, bashkefajtore, dhe bashkevuajtes.

Jam kurioz cfare parashikon kodi ligjor per "aktet e turpshme". Te dalesh nudo apo te besh seks para xhamise. Sa dite do me mbajne ne burg? Po sikur te jemi nja 50 çifte qe e bejme?





Sa i keq qe eshte ky cuni do me m'çu n'rrug t'gabume

Une e bej me nje kusht...te jesh çift me mu


Postuar nga AngelDevil datë 21 Prill 2010 - 22:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kur do vije ajo dite te projektoj filma porno te fasada e muzeut kombetar...


Fajmanjaktor


Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2010 - 22:07:

Angel, rri urte se po me dukesh si ato plakat qe bojn "pupupu" gjithe diten

Cecilia, ç'ne ti moj ç'ne ti. Secili me partnerin e vet, se pastaj na qujn te perdale. Ja shife ket plaken ktu lart


Postuar nga AngelDevil datë 21 Prill 2010 - 22:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Angel, rri urte se po me dukesh si ato plakat qe bojn "pupupu" gjithe diten

Cecilia, ç'ne ti moj ç'ne ti. Secili me partnerin e vet, se pastaj na qujn te perdale. Ja shife ket plaken ktu lart



e mshela e mshela si dhe plak plak po te bo me gjak

po he na trego me shume rreth subjektit te filmit te muzeu


Postuar nga cecilia datë 21 Prill 2010 - 22:11:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Fajmanjaktor



Shih, erdhi kjo rivalja


Postuar nga AngelDevil datë 21 Prill 2010 - 22:12:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia


Shih, erdhi kjo rivalja



ca rivale mi ... po te duash e share-im .... o zot o zot sa e mire jam bo


Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2010 - 22:20:

Ceri subjekti re, hap YouPorn dhe play, play, play, play (veç gay jo se i kujtohet Klodi katunareve te Shqiperise).

Pastaj ne kete fushe i di me mire Lezhiani subjektet. Une di vec qe duhet bere ne disa vende: te muzeu, te kryeministria, te pallati i mos-kulures. Ta bojm qeverine me fiksime dhe hoxhen te hidhet nga minarja. Mos flitet me per Edi Rama e Sale Berisha, por per vezore e spermatozoide. Atehere do nevriksoen vertete. Kur minutat e lajmeve t'ia marrin aktet e ca njerezve qe si kane nen kontroll.


Postuar nga AngelDevil datë 21 Prill 2010 - 22:25:

Paske menje te keqe Cavo .... duhet me pas kujdes mos na vje noj spermatozoid qorr ballit

meqe ra fjala e more vesh qe eshte bere nje kaos i tmerrshem trafiku ne qender te TR.... 1 ore me u kthy nga puna ne shtepi pale makina shyqyr qe ska goje thuj se do i kish share me rob shpie


Postuar nga AngelDevil datë 21 Prill 2010 - 22:27:

Sheshi "Skënderbej", trafiku në kaos

E gjithë Tirana është paralizuar në mëngjes kur drejtuesit e automjeteve në kryeqytet janë bllokuar në trafik për shkak të punimeve që kryhen në sheshin “Skënderbej”.

Trafiku pervec kaosit ka vonuar me mijëra qytetarë për të mbërritur në kohë në vendet e tyre të punës apo destinacionet e tjera, duke i revoltuar për këtë bllokim. Por kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama e ka shpjeguar këtë me faktin se Bashkia ka bërë një provë të ndryshimeve të lëvizjes në drejtimet e rrugëve dhe u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë për të realizuar këtë projekt.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=181109&ref=fp

Sakrifice e perbashket thote ky ko*ja Rama pffffffff


Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2010 - 22:32:

Shume paska zgjat. Se di si s'ka ndodh me pare me ate sistem rrugesh qe detyrojne gjithe trafikun te kaloje ne 1 pike te vetme: sheshi Skenderbej (inxhiniere gomere).


Postuar nga AndreaPirelli datë 21 Prill 2010 - 23:26:

Mahhh ........... kur puna me e larget ne Tirane eshte 25 min ne kembe ....................


Postuar nga AngelDevil datë 22 Prill 2010 - 14:09:

25 min per ata qe e kane shpine te shallvaret deshe me thene ti


Postuar nga lost_soul datë 22 Prill 2010 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
Mahhh ........... kur puna me e larget ne Tirane eshte 25 min ne kembe ....................

Ai sheshi rinia (me duket se quhet), m'u ka pas dukur gjigand, kurse tani kur e shof nuk eshte me i madh se hapesira e ndonje nje kryqezimi rrugesh kendej nga bota tjeter.
Gjithashtu edhe distancat ne pergjithsi jane te vogla. Kam ecur ne kembe nga instituti i fiskultures deri te qendra dhe me mori nja 20 apo 25 minuta.


Postuar nga lost_soul datë 22 Prill 2010 - 19:53:

Priten termete te forta ne Belgjike.
Me sa duket Belgjika ka votuar per ndalimin e carcafeve ne koke ne ambjente publike.


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Prill 2010 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Ai sheshi rinia (me duket se quhet), m'u ka pas dukur gjigand, kurse tani kur e shof nuk eshte me i madh se hapesira e ndonje nje kryqezimi rrugesh kendej nga bota tjeter.
Gjithashtu edhe distancat ne pergjithsi jane te vogla. Kam ecur ne kembe nga instituti i fiskultures deri te qendra dhe me mori nja 20 apo 25 minuta.



Normalisht ........... edhe dikur shkonim ne kembe nga treni tek korpusi apo gjuhet e huaja ........... dhe nuk hante me shume se 25 min ...... (nuk hyjne rastet kur duhet te kapnim trenin e fundit per 10 min) .......... . Mund te jete bezdi ne 40 grade ....... po ne kohe normale ..... as biciklete nuk do perdorja .......... .


Postuar nga Fajtori datë 22 Prill 2010 - 21:17:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Priten termete te forta ne Belgjike.
Me sa duket Belgjika ka votuar per ndalimin e carcafeve ne koke ne ambjente publike.



Edhe Franca 1 hap larg atij vendimi eshte. Me behet qejfi qe po behen hapa para drejt ç'mashtrimit nga fete maskiliste. Dhe me behet qejfi qe eshte Franca, vendi klasik i revolucioneve qe i tregon botes kur ka filluar te myket.

P.s. Ama ky ligj shkon ne kundershtim me konceptin e lirise se individit. Ama kete e permendin myslimanushet qe kane eksportuar roberimin e femres ne France dhe tani pretendojne te jene te lire.


Postuar nga moonlight datë 22 Prill 2010 - 22:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Edhe Franca 1 hap larg atij vendimi eshte. Me behet qejfi qe po behen hapa para drejt ç'mashtrimit nga fete maskiliste. Dhe me behet qejfi qe eshte Franca, vendi klasik i revolucioneve qe i tregon botes kur ka filluar te myket.




..Sa do ja arrijne a thua me kete???


Postuar nga Fajtori datë 22 Prill 2010 - 22:31:

Kush e provon mund te humbase, kush nuk provon ka humbur.

Behet apo s'behet ka me pak rendesi se fakti qe Sakrozy po perdor forcen e vet politike qe ta beje.


Postuar nga kurt datë 22 Prill 2010 - 22:53:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Priten termete te forta ne Belgjike.
Me sa duket Belgjika ka votuar per ndalimin e carcafeve ne koke ne ambjente publike.

ec edhe juve femenistat se kot ja futni

bota ka marr fund (as we know it) qekur femra u lejua te votoje


Postuar nga lost_soul datë 22 Prill 2010 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


...
P.s. Ama ky ligj shkon ne kundershtim me konceptin e lirise se individit. Ama kete e permendin myslimanushet qe kane eksportuar roberimin e femres ne France dhe tani pretendojne te jene te lire.


Nqs une jam nje lider i nje kulti qe kerkon te vrase rosa ne mes te Brukselit cdo te djele, kjo do te lejohej ne emer te lirise time fetare?

Liria nuk eshte e pakufizuar ne hapesire dhe kohe, dmth qe ajo ka kuptime te ndryshme ne kohe te ndryshme dhe vende te ndryshme.

Nje vend si Belgjika apo Franca, ku mireqenia e gruas eshte vlere paresore, ligjet anti-njerezore islamike nuk kane vend. Le t'i zbatojne atje ku roberimi i gruas quhet hyjnore.


Postuar nga lost_soul datë 22 Prill 2010 - 23:39:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ec edhe juve femenistat se kot ja futni

bota ka marr fund (as we know it) qekur femra u lejua te votoje


Vallai kurto, kur shof nai femer yll te bukur, me duket sikur me dridhet toka nen kembe.. lol.. Pse ty s'te ndodh keshtu? Mire e ka ai islamiku lol.


Postuar nga cecilia datë 22 Prill 2010 - 23:50:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Priten termete te forta ne Belgjike.
Me sa duket Belgjika ka votuar per ndalimin e carcafeve ne koke ne ambjente publike.



Ishte koha te ndodhte nje "termet" i tille. Edhe pak vite po te kalonin do e kthenin europen ne vend islamist. Per mua duhet te respektosh vendin te cilin ke zgjedhur (halli apo qefi) per te jetuar...

Une nuk kam degjuar asnjehere, turista francez qe kane shkuar ne vendet arabe dhe mos te ken vene shami ne koke...kjo per te respektuar fene e tyre.

Mendoj se do jete e veshtire per t'a vene ne praktike por koha do e tregoj...

Ps: Kurse Kurti thote: "mos beni si bej une por beni si them une"


Postuar nga kurt datë 23 Prill 2010 - 00:58:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Vallai kurto, kur shof nai femer yll te bukur, me duket sikur me dridhet toka nen kembe.. lol.. Pse ty s'te ndodh keshtu? Mire e ka ai islamiku lol.

thats it
duhet revolucion, te marrim perseri pronat t'ona, because these wild creatures are totaly out of control


Postuar nga al74 datë 23 Prill 2010 - 01:29:

kjo puna e vellos eshte disi delikate. shpesh mendojme qe eshte burg per femrat por duhen pyetur edhe ato. nuk di pse mendoj qe ndihen me te mbrojtura nen te. dicka eshte e sigurt , floket i kurojne tej mase


Postuar nga Morfine datë 23 Prill 2010 - 01:40:

General Electrics vs. Shqipëria, qeveria, 5 milionë lekë për studion e avokatisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme fondin shtesë prej 5 milionë lekësh, i cili do t’i kaloi studios ligjore Grimaldi & Associatti, për përfaqësimin e mbrojtjen në Gjykatën e Apelit, Romë, në çështjen gjyqësore ndërmjet General Electrics, Athena S.P.A, kundër Republikës së Shqipërisë, proces i cili është hapur pas prishjes së kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kësaj kompanie për ndërtimin e trenit elektrikë që do të lidhte Tiranën me Kavajën. Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, e cila e dënonte shtetin shqiptar me një gjobë prej 20 milionë eurosh për prishjen e kontratës, qeveria shqiptare ka vendosur ta apelojë këtë vendim, duke zgjedhur dhe një studio avokatie të mirënjohur në Itali, e cila do të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në Gjykatën e Apelit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 5 083 755 lekësh, për detyrimin ndaj studios ligjore Grimaldi & Associatti. Ka qenë prishja e një kontrate të nënshkruar në vitin 2003 nga Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e cila ka nisur dhe kalvarin e proceseve gjyqësore mes Shqipërisë dhe kompanisë General Electrics. Në kontratën, e cila u nënshkrua në vitin 2003, ishte parashikuar ndërtimi i një treni elektrik që do të lidhte Tiranën me Kavajën dhe kompania amerikane ishte përgjegjëse për ndërtimin e kësaj hekurudhe. Por në vitin 2005, kjo kontratë u prish nga qeveria, e cila i dha rrugë një projekti për një tjetër linjë hekurudhore mes Tiranës dhe Kavajës. Por menjëherë pas prishjes së kësaj kontrate, ka reaguar kompania amerikane, e cila i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit. Pasi mori në shqyrtim këtë çështje, gjykata vendosi të dënonte me 20 milionë euro gjobë shtetin shqiptar për prishje të njëanshme të kontratës.
http://www.standard.al/index.php/aktualitet/5311.html

Kush mban pergjegjesi politike e monetare per kete gjobe qe do i kushtoje shtrejt taks-paguesve Shqiptare, Berisha qe e prishi apo Nano qe e firmosi?
Vertet turp kur mendon qe para pak ditesh Berisha foli per kontributin e ish kryeministrit Shqiptare F. Nano.


Postuar nga sarandaebukur datë 24 Prill 2010 - 23:58:

Lideri i opozites "Dancing with the stars"

Duam apo jo ta pranojmë, ai ja del gjithmonë të bëjë zhurmë. Ende pa u shfaqur spektakli “Dancing with the stars” ditën e enjte, ishte përhapur lajmi se lideri i opozitës, Edi Rama do të ishte i ftuari special i mbrëmjes. Sytë e njerëzve prisnin me kërshëri kërcimin e tij, e fillimisht duket se u zhgënjyen kur ai mori rolin e avokatit në jurinë e këtij spektakli. Të gjithë e donin Ramën ta shihnin duke kërcyer! Edhe vetë artistët konkurentë duket se nuk mjaftoheshin me komentet e tij pozitive, ata prisnin në skenë sfidantin e ri. E ai ua dha këtë kënaqësi, atyre që e duan, dhe atyre që e paragjykuan: Një vals me prezantuesen e spektaklit Alketa Vejsiu.

--------------------------
Sa bukur alamet cifti..


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.