Forumi Horizont Gjithsej 304 faqe: « E parë ... « 221 222 223 224 225 226 227 228 229 [230] 231 232 233 234 235 236 237 238 239 » ... E fundit »
Trego 3035 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Pyetje - pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17066)


Postuar nga BIONDIA datë 01 Tetor 2010 - 22:07:

Sa mire do ishte te krijonim nje shtet me allamudhe po ce do ka vetem nje te tille dhe me nje lule nuk vjen behari ...

Pse i vute bam iher se nuk e kuptova?


Postuar nga AngelDevil datë 01 Tetor 2010 - 22:08:

kot fare do me dukej pa variacion sdo kishin ca te benin robt

te vjen keq qe s'te pergjigjem me te njejtin fjalor?


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Tetor 2010 - 22:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


SHQIPERIM:

A mund te funksionoje nje sistem hierarkik institucionesh nese duam te gjithe te jemi njesha?

Shembull praktik:
Allamudhes i duket vetja njeshe. A mund te krijohet nje shtet me Allamudhe?


P.s. Kurajo, kur si kupto gjonat thuje troç, leje rehat Tulipanin.



Mahhh ........... ishte nje kompliment per Tulipanin (meqenese mu kujtua) ... dhe pranim i faktit qe s'e mora vesh fare per cfare behej fjale .................... me kurajo se kaq .......... ?
Nejse .... Problemi i rrushit nuk eshte se i duket vetja njeshe .......... po se nuk pranon mendimin e te tjereve, dhe shume here kerkon te shpreh nje mendim te vetin pa patur shume lidhje me ate qe po diskutohet ............ .
Hierarki duhet te kete, dhe secili te dije te beje punen e vete.
Ti si thu?????


Postuar nga Fajtori datë 01 Tetor 2010 - 22:27:

Them qe duhet analizu puna e njeshit. Shembuj ka plot. Allamudhja ka problem vetem pordhen dhe pordha vjen nga vleresimi i larte i vetes, pertej cdo njeriu ndryshe (prandaj nuk pranohet mendimi ndryshe). Ne aspekt tjeter ke Ilir Meten, ka 5% te elektoratit por rikaton partite e medha qe te behet kryeminister. Pra do te jete njesh pavaresisht se s'ka asnje llogjike. Shembuj ke ne boten e krimit, ku shqiptari nuk krijon dot struktura te forta si Mafia italiane, sepse neve vrasim kur na e jep truri, jo kur duhet bere per te rujt organzaten mafioze.
Ne rruge me makine eshte njesh edhe kembesori (kalon rrugen tere pordhe), edhe shoferi (e tha ambasadori hollandez).

Pra ka nje sere rastesh qe bejne te kuptosh qe duan te jemi te gjithe njesha. Por nga ana tjeter sistemet demokratike qofte ne Shqiperi, qofte ne forum nuk sjellin entuzizem. Njerezit me shume respektojne hierarkine drastike sesa lenien te lire. Kjo me ben kurioz, duan nje sistem njeshi, por ne demokraci ku askush nuk eshte njesh, shkrehen.


Pytje: kur ke pa ndeshje ne stadium per here te fundit.


Postuar nga BIONDIA datë 01 Tetor 2010 - 22:30:

para nje muaji ?

Besoni ne dashurine me shikim te pare ?


Postuar nga Fajtori datë 01 Tetor 2010 - 22:33:

Besoj qe nuk dime ca eshte dashuria dhe ca njerez i kam qejf me shikim te pare, prandaj do isha me tolerant dhe me xhentil ne raport per ti mbajt.


A eshte e vertete qe ketu 90% e pyetjeve jane pytje qe personi do donte ti pergjigjej vete, jo t'ia bente te tjereve?


Postuar nga BIONDIA datë 01 Tetor 2010 - 22:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


A eshte e vertete qe ketu 90% e pyetjeve jane pytje qe personi do donte ti pergjigjej vete, jo t'ia bente te tjereve?




une hyj tek 10% qe ja ka bere me kohe vetes kete pyetje e i shkruan ketu per qef se ska cte zbuloje me e di pergjigjen...
Si eshte koha atje ku je ti ?


Postuar nga AngelDevil datë 01 Tetor 2010 - 22:40:

diell u poqa


me ca ulet temperatura pervec ilaceve?


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Tetor 2010 - 22:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
. Por nga ana tjeter sistemet demokratike qofte ne Shqiperi, qofte ne forum nuk sjellin entuzizem. Njerezit me shume respektojne hierarkine drastike sesa lenien te lire.


Pytje: kur ke pa ndeshje ne stadium per here te fundit.



Per sjelljen e njerezve ketu ne forum mendoj se ka te beje shume fakti qe njerezit nuk e konceptojne dot qe jane on line, dhe nuk i njeh njeri ......... dhe duke qene shqiptare dhe kane seder te semure, nuk guzon te besh nje shaka se u preket personaliteti, u duket sikur ua ke me te futur ............. e gjera te ngjashme me keto. Plus qe nje pjese hyjne per te "gjuajtur" dhe u "prishet" opinioni i femrave ndaj tyre ................. . Pra keto gjera ndikojne ne mbarevajtjen e forumit. Une ketu per shembull nuk perdor dot se e di qe pas asaj do plase lufta e trete .................. .

Ne stadium per here te fundit me duket se kam qene nje vit me pare per te pare Zizune ............. .

E pini alkoolin????


Postuar nga Deb* datë 01 Tetor 2010 - 22:42:

Kompresa me uje te ftohte te balli. Uthull te kembet. Take a shower.
Pi sa me shume lengje.
Te mjaftojne kaq?


  Gjithsej 304 faqe: « E parë ... « 221 222 223 224 225 226 227 228 229 [230] 231 232 233 234 235 236 237 238 239 » ... E fundit »
Trego 3035 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.