Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 222 223 224 225 226 227 228 229 230 [231] 232 233 234 235 236 237 238 239 240 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Ditet humbin nje nga nje midis shtellungave te reve te tymit qe cigarja ime djeg .Kerkoj une midis gris se mjergulles se kujteses te gjej dicka qe ty te perket , qe ty te therret .Ditet lozin me njera tjetren pertej ylberit te ngjyrave qe kane pushtuar retinen e syve te mi qe dikur shihte bardhe e zi. Ndoshta sepse shpirti im ishte kthyer daltonik pa dashur dhe kishte harruar te merrte fryme lirshem pa patur frike se ti nuk ishe . Hej... ke ikur tashme dhe ngjyrat e pritjeve peshperisin vibrimin e pluhurit te klithjeve .Po sepse shpresa ime klithte neper caste agonie ku ndjenjat perendojn rrugeve te vetmis .Neper rruget e vetmis u enda boll duke kerkuar veteveten qe kisha humbur dhe klithja ime skishte me zé ate ja kishe vjedhur ti .Faji im i vetem ishte se te desha me shpirt dhe ne momentin qe me vodhe shpirtin me vodhe dhe dashurine duke me mashtruar se do te me falje perjetesine.Perjetesisht yti oh sa embel eshte ky trishtim qe dridhet neper vorbullen qe rrotullohet ne zgavren e zemres time te mbetur bosh . Sa i hidhur eshte realiteti i te zgjuarit pa ty duke kuptuar se ti do te ishe vdekja e shpirtit tim ,ringjallja e absurdes do te identifikohej me ty .Tek te shikoj tashme dhe gjikthcka qe kisha ndertuar per ty si ideal i perfektesis humb me vjen keq per ty dhe per veten .Vazhdo jeto jeten tende mes hicit ashtu si je mesuar dhe perpiqu te mos ndryshosh kurre te pakten keshtu do te kete kuptim gjithcka .Me vjen keq per ty dhe per keto dite qe te kishin lajtmotiv te egzistences se tyre .Sa bosh paskan qene keto dite me ty dhe sa boshllek ndiej une tani qe shoh erresiren tek ti .Jeto jeten tende e mos u kthe kurre prapa te pakten sa here qe te shkembehesh me mua sepse kujtimet duhet te te vrasin me shume ty sesa mua .Une kur te humba ty gjeta veteveten ndersa ti kur me humbe mua humbe castet ku skishe nevoj per asgje,as per hipokrizine .
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 222 223 224 225 226 227 228 229 230 [231] 232 233 234 235 236 237 238 239 240 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.