Forumi Horizont Gjithsej 329 faqe: « E parë ... « 225 226 227 228 229 230 231 232 233 [234] 235 236 237 238 239 240 241 242 243 » ... E fundit »
Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte ajo qe e con njeriun drejt se vertetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15760)


Postuar nga robert datë 25 Mars 2012 - 19:09:

I ri, (meqe i huaji po mendohet per ndonje pergjigje me te gjate), persa i perket atyre fjaleve (gjoja) te Allahut, zbritur vite me pare nga qielli nepermjet engjellit Xhibril (Gabriel), mbi mosbesimin qe kishin njerzit ne pretendimin e Muhametit, se gjithshka thoshte i vinte nga qielli, Allahu nuk do kish zbritur disa here te njejtat fjale drejtuar atyre mosbesimtarve te Muhametit, duke u thene: he, beni dhe ju nje kapitull te tille, po qete te zote, he beni dhe ju dicka te ngjashme me kete liber! Allahu nuk do u thoshte disa here degjuesve te Muhametit kete, aq here sa Muhameti inatosej me 'ta, jo vetem sepse ai Zoti i Universit nuk mund ta ulte veten kaq poshte duke u kujtuar perhere ketyre kundershtarve te Muhametit nje aftesi njerezore, (sepse tu flasesh njerzve pa pushim eshte thjesht vetem aftesi njerezore, apo jo!), por ai Zot e dinte se njerzit ishin besimtare dhe si te tille e quanin blasfemi te flisje ne emer te Zotit, sic bente Muhameti. Dhe per me teper: Ai Zot i gjithe ketij universi nuk kishte si te zbriste fjalen e tij per njerzit dhe te thoshte (po ashtu shume here ne Kuran), qe e kuptojne kete vetem ata qe jane te zgjuar, vetem ata qe kane aftesine e mendjes, ata qe jane injorante nuk e kuptojne! E c'fjale e Zotit (Allahut) qenka kjo me kufizim vetem per mendjet e ndritura!? Kush i ka bere te mprehta keto mendje, ndonje Zot tjeter!? Si ta kuptoje nje njeri qe kerkon ne kete drejtim, se pikerisht kjo e Kuranit eshte fjala e Zotit dhe jo ajo tjetra ne nje liber tjeter?
Po nejse, ti ke besimin tend dhe une besimin tim. Ne kete debat besoj (biles shpresoj) te kesh argumente me te forta, e te mos perpelitesh aq gjate si me punen e 9-vjecares, (jo po eshte e vertete, por e lejueshme, jo po nuk eshte e vertet, pra nuk duhet te jete e lejueshme per llogjiken tende!), sepse te thashe, une vete nuk besoj se analfabeti i shkretetires eshte martuar me nje 9-vjecare, cfare kishin per ta kapur prej leckash e do ta denonin menjehere, por kjo duhet te jete nje simbolike e caktuar, mbi lindjen e kesaj rryme te re fetare. Pra dhe ky liber ka ato nderhyrjet e tij pas-muhamediane, te cilat koha do i nxjerre avash-avash, kur fanatiket dhe radikalet myslimane te kene guximin tend e te diskutojne hapur per te gjitha problemet.
Je i mirpritur ne cdo diskutim te metejshem, sepse une jam i hapur per cilendo teme, ashtu sic do deshironte, besoj, edhe Allahu yt.


  Gjithsej 329 faqe: « E parë ... « 225 226 227 228 229 230 231 232 233 [234] 235 236 237 238 239 240 241 242 243 » ... E fundit »
Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.