Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 225 226 227 228 229 230 231 232 233 [234] 235 236 237 238 239 240 241 242 243 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 05 Shkurt 2011 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Lexove dhe ti ate qe sapo lexova une



Jo por K.Myftaraj e ka te perferuar prandaj


Postuar nga Eria datë 05 Shkurt 2011 - 19:46:

Unhappy 4 numri i viktimave

Vdes në Turqi Aleks Nikaj, shkon në 4 numri i viktimave të 21 Janarit



Nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, 36 vjecari Aleks Nikaj, i plagosur me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit në Bulevardin përpara Kryeministrisë.
36 vjecari humbi jetën pak minuta më parë në spitalin e Ankarasë, ku u transportua pak ditë më parë, për shkak të gjendjes së rëndë.

Lajmi konfirmohet nga familjarët e të riut, ndërsa mësohet se mjekët në Turqi nuk kanë mundur të kryejnë asnjë ndërhyrje për shkak të gjendjes mjaft të rënduar në të cilën u paraqit 36 vjecari.

Aleks Nikaj u nis drejt Turqisë më 29 janar në përpjekje për një ndërhyrje më të specializuar që do mund t’i shpëtonte jetën, por fatkeqësisht sipas mjekëve kjo ka qenë e pamundur.
Kureshtja në demonstratën e 21 Janarit, i kushtoi jetën babait të dy vajzave, sepse siç është mësuar nga familjarët e tij, Aleksi iu bashkua në orën 15:30 protestës së opozitës vetëm për kureshtje, pas ngjarjeve që kishte parë në televizor.

Shkon kështu në katër numri i viktimave të demonstratës së 21 janarit në kryeqytet.
Gjatë protestës anti-qeveritare të organizuar nga opozita e Bashkuar në 21 janar u qëllua me armë nga brenda ambienteve të selisë qeveritare, duke shkaktuar 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur.

42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi, 50-vjeçari nga Fieri, Faik Myrto dhe Hekuran Deda nga Dibra mbetën të vrarë në 21 janar ndërsa mes të plagosurve ishte edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.

(BalkanWeb)


Postuar nga RIP Gibbs datë 05 Shkurt 2011 - 19:50:

Re: 4 numri i viktimave

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Vdes në Turqi Aleks Nikaj, shkon në 4 numri i viktimave të 21 Janarit



Nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, 36 vjecari Aleks Nikaj, i plagosur me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit në Bulevardin përpara Kryeministrisë.
36 vjecari humbi jetën pak minuta më parë në spitalin e Ankarasë, ku u transportua pak ditë më parë, për shkak të gjendjes së rëndë.

Lajmi konfirmohet nga familjarët e të riut, ndërsa mësohet se mjekët në Turqi nuk kanë mundur të kryejnë asnjë ndërhyrje për shkak të gjendjes mjaft të rënduar në të cilën u paraqit 36 vjecari.

Aleks Nikaj u nis drejt Turqisë më 29 janar në përpjekje për një ndërhyrje më të specializuar që do mund t’i shpëtonte jetën, por fatkeqësisht sipas mjekëve kjo ka qenë e pamundur.
Kureshtja në demonstratën e 21 Janarit, i kushtoi jetën babait të dy vajzave, sepse siç është mësuar nga familjarët e tij, Aleksi iu bashkua në orën 15:30 protestës së opozitës vetëm për kureshtje, pas ngjarjeve që kishte parë në televizor.

Shkon kështu në katër numri i viktimave të demonstratës së 21 janarit në kryeqytet.
Gjatë protestës anti-qeveritare të organizuar nga opozita e Bashkuar në 21 janar u qëllua me armë nga brenda ambienteve të selisë qeveritare, duke shkaktuar 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur.

42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi, 50-vjeçari nga Fieri, Faik Myrto dhe Hekuran Deda nga Dibra mbetën të vrarë në 21 janar ndërsa mes të plagosurve ishte edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.

(BalkanWeb)

mos! gjynah


Postuar nga NS-6 datë 06 Shkurt 2011 - 03:02:

Intervista e Ambasadorit Amerikan dhene Zerit te Amerikes

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se përfaqësuesit e zgjedhur dhe qeveritë nuk ndryshohen me protesta në rrugë, por përmes procesit elektoral. Duke shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, zoti Arvizu thotë se sistemi politik i Shqipërisë duhet të funksionojë në përputhje me statusin e saj si një vend i Natos, ku një tregues kryesor është roli i institucioneve të pavarura.

Zëri i Amerikës: Ju keni ardhur ditët e fundit nga Shqipëria, ku jeni përfshirë intensivisht në procesin për të qetësuar gjendjen. Cili është vlerësimi juaj për Shqipërinë?

Ambasador Arvizu: Ka rreth një javë që jam këtu në Ushington. U ndjeva i lehtësuar kur dëgjova se demonstratat sot në Tiranë, Korçë, Vlorë e Lezhë përfunduan në paqe. Ky është një zhvillim pozitiv. Do të uroja të kishim mundësi të thonim të njejtën gjë edhe për atë që ndodhi më 21 janar. Pa dyshim që situata mund të ishte më e mirë. Dua të ndalem në dy çështje si fillim. Dhe faleminderit që më jepni këtë mundësi.

Së pari, kam dëgjuar jo pa shqetësim, argumentet e disave se Shqipëria nuk është gati për demokraci, ose se institucionet demokratike nuk ekzistojnë. Nuk jam aspak dakord me këtë. Fakti është se ka institucione demokratike. Atyre u duhet dhënë hapësirë që të punojnë. Ne kemi qënë shumë të angazhuar e të përfshirë në këtë drejtim, në mënyrë që të krijojmë një hapësirë më të madhe politike. Shikoni shtypin në Shqipëri, që mund të shërbejë si një matës i mirë i faktit që demokracia po funksionon. Tri prej katër gazetave ditore me qarkullimin më të madh, "Gazeta Shqiptare", "Shekulli" dhe "Shqip", janë pro opozitës, ose anojnë nga opozita. Në televizion, stacioni më i madh privat, më popullori, Top Channel, anon nga opozita. Nuk po them se kjo garanton që demokracia po funksion me të gjithë cilindrat, por për mua, ky është një tregues që fara është atje, që elementët janë atje. Dua të theksoj që Shqipëria nuk është një shtet i dështuar, është një demokraci funksionuese, që po gjen rrugën e saj dhe që ka nevojë për kohë.

Çështja e dytë që dua të shtroj ka të bëjë me rolin e Shteteve të Bashkuara. Çfarë roli kanë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri?

Kam dëgjuar që thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin mes stabilitetit dhe demokracisë. Dua të ndalem shkurtimisht tek kjo, se e di që nuk kemi shumë kohë. Kur mendoj ato që po bëjmë ne në Shqipëri, vetëm për këtë vit fiskal ne do të shpenzojmë 20 milionë dollarë për programe të ndryshme që synojnë të nxisin respektin për institucionet, shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit, trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve.

Ne po ndihmojmë në përmirësimin e qeverisjes në administratat lokale, po ndihmojmë për biznesin e vogël, po shpenzojmë miliona dollarë për shkatërrimin e municioneve të vjetra, që aksidente si Gërdeci mos të ndodhin më.

Në Shqipëri kemi rreth 70 vullnetarë të korpusit të paqes, të shpërndarë në të gjithë vendin. Shumica janë të rinj idealistë amerikanë, ndonëse një është një grua 70 vjeçare që punon në Shkodër. Po ashtu, kemi mijëra amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe mijëra shqiptarë që vijnë në Amerikë për të jetuar.

Ne sot po mbështesim për shembull Prokuroren e Përgjithshme dhe përpjekjet e saj për të hetuar në mënyrë të pavarur rrethanat për incidentet e 21 janarit. Që ky hetim të jetë i besueshëm, shtrirja e tij duhet të jetë e gjithanshme dhe siç e dini, ne e kemi shprehur qartë mbështetjen tonë për të. Kur e shoh gjithë këtë gamë aktivitetesh u them të tjerëve: më thoni, a nuk janë Shtetet e Bashkuara në anën e demokracisë në Shqipëri?

Zëri i Amerikës: Le të qëndrojmë këtu, në rolin e Shteteve të Bashkuara. Ka zëra, për shkak të angazhimit tuaj, ka një perceptim, që ju mbështesni qeverinë demokratike të kryeminsitrit Sali Berisha. Cili është reagimi juaj?

Ambasador Arvizu: Kur fola me Prokuroren e Përgjithshme dhe shkëmbyem mendimet për situatën dhe ajo më propozoi të bashkëpunonim dhe siç e dini ne kemi sot jo vetëm FBI-në, që po ndihmon në anën kriminalistike, por po ndihmojmë edhe me prokurorë për hetimet. Për mua kjo tregon se ne nuk mbajmë anë. Ne nuk mbajmë as anën e qeverisë dhe as të opozitës.

Po përpiqemi të bëjmë atë që është më e mira për Shqipërinë. Po japim ndihmesë për institucionet e pavarura, siç është zyra e Prokurores së Përgjithshme. Ne po shpenzojmë fonde të qeverisë amerikane për të ndihmuar me hetimet, pasi për mua, hetimet janë jetike për të sqaruar shumë çështje dhe shqetësime. Ne nuk po mbajmë anë.

Zëri i Amerikës: Ju thatë që Shqipëria nuk është një shtet i dështuar, por ajo mund të konsiderohet se është në mes të një krize politike. Ngjarjet e fundit kanë nxjerrë në pah përplasjen e institucioneve. Zyra e Kryeministrit ka kritikuar zyrën e Presidentit, të Prokurores së Përgjithshme, të shërbimeve të zbulimit. A jeni i shqetësuar nga kjo mungesë komunikimi, nga kjo mungesë bashkëpunimi mes institucioneve të pavarura?

Ambasador Arvizu: Po, jam shumë i shqetësuar, pasi në çdo demokraci, që ajo të funksionojë dhe të jetë e efektshme, duhet të ekzistojë sistemi i kontrollit dhe balancës. Ky është thelbi i sistemit në Amerikë dhe i shumë demokracive në Evropë, i Bashkimit Evropian, pjesë e së cilës dëshiron të bëhet Shqipëria. Shqipëria është vend i Natos dhe sistemi politik në Shqipëri duhet të funksionojë dhe veprojë në përputhje me këtë status. Një tregues kryesor është roli i institucioneve të pavarura. Por, dua të theksoj po ashtu se u takon njerëzve që janë në krye të këtyre institucioneve, si Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i ShISh-it, apo edhe zyra e Presidentit, u takon këtyre që t’i realizojnë funksionet e këtyre zyrave në një mënyrë të tillë, që të zgjidhin shqetësimet shtetërore, pra duhet të ketë integritet në kryerjen e funksioneve të këtyre institucioneve.

Disa here ato mund të jenë në konflikt me qeverinë, disa here me opozitën. Kjo është normale. Në çdo sistem politik ka tërheqje dhe lëshime. Ne jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për këto institucione. Unë e kam bërë këtë shumë të qartë në takimet e mia me kryeministrin Sali Berisha. Ai e ka të qartë dhe e kupton shumë mirë qëndrimin tim dhe të qeverisë amerikane në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për komisionin që u krijua së fundi nga parlamenti për të hetuar ngjarjet, dhunën e 21 janarit?

Ambasador Arvizu: Në çdo demokraci një parlament i efektshëm, është një nga shtyllat e shtetit. Në Shtetet e Bashkuara ka shumë sisteme, shumë mekanizma përmes së cilave Kongresi mund të kryejë hetime. Për fat të keq ky komision parlamentar mbizotërohet nga demokratët, pasi socialistët e kanë bojkotuar. Komisionet kanë një rol në demokraci. Por përsa i takon qëndrimit tonë, hetimet e vërteta, ato për të cilat ne po ndihmojmë, janë ato që po kryhen nga Prokurorja e Përgjithshme. Ajo gëzon mbështetjen tonë të plotë dhe ne jemi të angazhuar të punojmë me të. Vura re se para disa ditësh, asaj iu kërkua të dilte para komisionit parlamentar. Ajo doli, po nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve. Unë e mirëprita faktin që ajo doli para komisionit. Kjo tregon se ajo respekton të drejtën e parlamentit si institucion, që ta thërrasë atë si një zyrtare shteti. Po ashtu, ajo përdori edhe të drejtën e saj për të mos iu përgjigjur pyetjeve, pasi në fakt ajo vetë është duke kryer hetime. Për mua ky është një tregues i një demokracie në veprim.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri shumica përmend shpesh fjalën grusht shteti për 21 janarin. Cili është mendimi juaj? A mund të flitet për grusht shteti në Shqipëri?

Ambasador Arvizu: Kjo është një akuzë shumë serioze dhe duhet të mbështetet me fakte. Në se ka të dhëna, atëhere qeveria duhet ta paraqesë këtë rast. Është një akuzë shumë serioze.

Zëri i Amerikës: Ka zëra, se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të majit. Si do të ndikojë kjo për klimën politike në Shqipëri?

Ambasador Arvizu: Ka ende kohë deri më 8 maj. Mendoj se do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq, në se zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin. Dhe do të ishte po aq keq nëse opozita, ose ndonjë parti tjetër, do të vendoste të mos merrte pjesë.

Demokracitë funksionojnë vetëm kur ka zgjedhje të besueshme. Kjo është mënyra si ndryshohen përfaqësuesit e zgjedhur, si ndryshohen qeveritë. Ato nuk ndryshohen me protesta në rrugë, apo me demonstrata. Ato ndryshohen përmes procesit elektoral. Dhe në Shqipëri ky sistem ekziston. Me sa di unë, nga dhjetë qarqet e mëdha në Shqipëri, socialistët kontrollojnë nëntë prej tyre, përfshirë Tiranën. Përjashtim bën vetëm Shkodra në veri. Socialistët kanë një barrë të rëndë për të mbrojtur këto vende. Jam i sigurt se anëtarët e Partisë Socialiste, që janë të zgjedhur për këto vende, ndoshta e shohin në interesin e tyre të bëjnë fushatë dhe të rizgjidhen. Nuk ka shumë kohë. Uroj që partitë nuk do t’i mbyllin rrugët për zhvillimin e zgjedhjeve.

Në Tiranë shkoi para rreth dy javësh një mision vlerësues i ODIHR-it, dhe sipas tyre, mekanizmat për zhvillimin e zgjedhjeve ekzistojnë. Tani ndoshta është tepër vonë për t’i bërë ndryshime sistemit zgjedhor për më 8 maj. Të gjitha partitë kanë shkelur disa afate, siç është ajo e regjistrimit të kandidatëve. Nuk është mirë, por ka ende kohë, ndonëse jo shumë.

Zëri i Amerikës: Ju keni bërë thirrje për dialog. Mendoni se ende ka hapësirë për bisedime? Çfarë mund t’i bashkojë ata tani. Sepse pozicionet e tyre janë shumë larg...

Ambasador Arvizu: Unë shkova në Shqipëri më 2 dhjetor dhe arrita në një kohë kur opozita nuk merrte pjesë në parlament. Pra në atë kohë, hendeku ishte mjaft i madh, por kur e shikoj sot, ai është shumë më i madh dhe gjendja është më e tensionuar. Nuk ka arsye për ta fshehur, kjo gjendje është mjaft serioze. Unë kam komentuar publikisht për të shpjeguar se si unë e kuptoj kompromisin. Por mendoj se duhet një përpjekje më e madhe, që njerëzit të dalin nga vetvetja dhe të dëgjojnë.

Dëshiroj t’ju tregoj një histori shumë të shkurtër. Më 29 janar, një ditë pas demonstratës, në mëngjes herët po shkoja në ambasadë dhe i thashë shoferit nëse mund të kalonim me makinë nëpër bulevard. Isha vetëm me shoferin dhe me disa shqiptarë të tjetër që rrinë gjithmonë me mua për sigurinë time personale. Dolëm nga makina dhe filluam të ecim. Bulevardi ishte thuajse i zbrazët. Pashë një karafil të kuq që kishte mbetur aty nga një ditë më parë. E mora dhe vendosa ta mbaj. Kur po përkulesha për ta marrë, aty po vinin tre shqiptarë të moshuar. Megjithëse nuk flas shqip, e kuptova atë që më tha një grua mes tyre. “Mos jeni ambasadori amerikan”? pyeti ajo. “Po”, iu përgjigja. Ajo kapi dorën time dhe nisi të qajë. Ishte shumë e trishtuar. Pastaj më tha disa fjalë që mi përktheu ndihmësi im shqiptar. Deri tani nuk ia kam treguar këtë histori askujt tjetër, as njerëzve në zyrën time. Me pak fjalë ajo tha: “Ju duhet të na ndihmoni”. E përfytyroni dot sa të fuqishme ishin ato fjalë që shqiptoheshin nga një grua e moshuar shqiptare? Ajo tha edhe disa gjëra të tjera, kishte mendimet e saja politike, por kjo ishte mes asaj dhe meje, askush tjetër nuk ka përse ta dijë. “Të falenderoj që ma the këtë”, iu përgjigja unë. I thashë se “premtimi im për ty është se çdo ditë që do të jem në Shqipëri, do të punoj për të forcuar miqësinë mes dy vendeve tona dhe popujve tanë. Unë nuk jam veçse një ambasador amerikan, por do të punoj që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë për qytetarët e saj. Prandaj, kam vendosur që kur të kthehem në Shqipëri, të udhëtoj më shumë nëpër vend. Natyrisht kjo ka qenë gjithnjë në planet e mija, por unë dua të udhëtoj për të dëgjuar më shumë atë që mendojnë qytetarët.

Rekomandimi im i sinqertë, si për qeverinë, për partinë në fuqi, ashtu edhe për opozitën është ky: Nuk ka gjë të keqe të bëjmë demonstrata, sa kohë që ato janë paqësore. Por në vend që të bëjmë demonstrata të premteve, mendoj se të dy palët mund të organizojnë ditën kombëtare të dëgjimit të opinioneve. Pra, le të mos kemi konferenca shtypi nga Kryeministri, as intervista dy orëshe nga Edi Rama në News 24, as deklarata nga zoti Patozi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe as reagime nga Spartak Ngjela. Me fjalë të tjera, le të mos kemi komente për shtypin. Por le të shkojnë ata në terren, jo në bazën e tyre zgjedhore, por diku tjetër dhe të dëgjojnë atë që mendojnë njerëzit. Mendoj se ia vlen të provohet.

Zëri i Amerikës: Në këtë situatë mjaft të tensionuar çfarë mund të bëhet tjetër veç thirrjeve për të ulur retorikën mes dy udhëheqësve?

Ambasador Arvizu: Mendoj se kjo është një pyetje që vetë udhëheqësit duhet t’i përgjigjen nga brenda vetes së tyre Ju patjetër që e dini pikëpamjen time dhe të Shteteve të Bashkuara, të cilën ne e kemi shprehur qartë. Besoj se edhe pozicioni i Bashkimit Evropian dhe secilit vend të tij të veçantë ka qenë shumë i qartë, po ashtu edhe i OSBE-së dhe i miqve të Shqipërisë në botë. Ne mund të flasim pa fund, deri sa të na ngjiret zëri dhe të themi të drejtën, zëri na është ngjirur. Por është e nevojshme që të dale diçka nga brenda, duhet një anagazhim i njerëzve si Sali Berisha, si Edi Rama dhe mbështetësve të tyre, pra duhet vullnetin e tyre për të gjetur rrugëdaljen. Por kjo duhet të vijë prej tyre.

Zëri i Amerikës: A do të thotë kjo se komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk do të ë ndërmjetësojnë dhe t’i ndihmojnë ata për të zgjidhur problemin?

Ambasador Arvizu: Shqiptarët duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Ne mbështesim pa lëkundje institucionet e tyre.

Zëri i Amerikës: Por a do të dërgoni ju ndërmjetësues atje?

Ambasador Arvizu: Ne i kemi provuar të gjitha për të lehtësuar dialogun. Nuk e di nëse mund të jemi më të qartë se kaq. Nuk e kuptoj se përse zgjedhjet vendore të majit të mos jenë një farë referendumi kombëtar. Kemi dy kampe kundërshtare të kundërta me pikëpamje mjaft të kundërta. Lajmi i mirë është se ndryshe nga vendet e tjera të botës, këtu nuk kemi të bëjmë me dy ideologji të kundërta lidhur me drejtimin e ardhshëm të vendit. Asnjë njeri serioz në Shqipëri nuk është për ndonjë drejtim tjetër veçse për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në Perëndim, për vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Pra, nuk ekzistojnë ndarje serioze sektare në Shqipëri. Kemi të bëjmë thjesht me politika personale.

Zëri i Amerikës: Vërtet që atje nuk ka ideologji të kundërta por ka interesa të kundërta ekonomike dhe prandaj lufta është kaq e ashpër...

Ambasador Arvizu: Absolutisht e vërtetë, por kjo është pjesë e demokracive të hapura. Shpërblime politike ka edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, prandaj edhe këtu ka një hendek të gjerë mes partive.

Zëri i Amerikës: E kam fjalën më tepër për korrupsionin, për shpërblimet e pamerituara që marrin njerëzit kur vijnë në pushtet...

Ambasador Arvizu: Jam i kënaqur që e ngritët këtë çështje sepse dëshiroj ta bëj tepër të qartë mendimin tim. Korrupsioni është një problem tepër, tepër serioz në Shqipëri. Ai ka një efekt gërryes mbi shoqërinë dhe mbi rritjen ekonomike. Shqetësimi im më i madh është tek rinia në Shqipëri. Unë nuk kam shumë kohë në Shqipëri, por nga disa biseda që kam patur me të rinjtë jam dekurajuar sepse ndjej një farë cinizmi në rritje mes tyre, në kuptimin që njerëzit e kuptojnë korrupsionin si mënyrë jetese në Shqipëri. Kjo është shumë e rrezikshme. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë në qeveri apo në opozitë, duhet ta marrin këtë shumë seriozisht.

Edhe diçka tjetër që desha të përmend: korrupsioni është një problem i shqiptarëve dhe jo “i qeverisë shqiptare”. Është një problem i përhapur në shoqërinë shqiptare. Megjithatë, çdo qeveri në fuqi, qoftë Partia Demokratike apo socialistët, pra çdo administratë, ka një detyrim për të masa kundër korrupsionit. Shqetësimi im është asnjëra palë nuk po bën sa duhet. Qeveria duhet të bëjë më shumë. Ajo duhet ta bëjë të qartë pa mëdyshje se kjo do të jetë një luftë e gjatë por se ajo është angazhuar të marrë masa për ta çrrënjosur korrupsionin.

Nga ana e saj edhe opozita duhet të japë mbështetjen e saj për këto përpjekje duke marrë pjesë në forume parlamentare dhe diskutime të tjera. Nëse dëshiron të bojkotosh thjesht për qëllime politike, ky është vendim i tyre, por kur merr një vendim për të bojkotuar dhe nuk merr pjesë në jetën aktive politike të vendit, kjo ka pasoja të menjëhershme mbi aftësinë e organeve shtetërore për të luftuar korrupsionin. Të dyja palët flasin për korrupsionin, por ato duhet të bëjnë më shumë për ta luftuar atë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se Shqipëria ka arritur një pikë në të cilën lufta e ashpër mes palëve po dëmton qeverisjen e vendit dhe ku zgjedhjet e parakohshme mund të shihen si mënyrë për të dalë nga kjo gjendje, që qeveria të marrë një mandat të ri?

Ambasador Arvizu: Çdo demokraci funksionale ka mekanizma kushtetuese për ndryshimet në qeverisje. Kjo është mënyra e vetme me të cilat mund të lulëzojnë demokracitë. Sot në Shqipëri, ekziston një sistem dhe sistemi parashikon zgjedhje vendore në muajin maj si dhe zgjedhje parlamentare në vitin 2013. Mjedisi është shumë i vështirë, për shkak të mosmarrëveshjeve nga zgjedhjet e mëparshme. Partitë është e nevojshme të gjejnë një mënyrë për të punuar brenda sistemit.

Kam parë disa propozime që kërkojnë zgjedhje të reja, qeveri të përkohshme, dorëheqjen e kryeministrit, vëzhgues të OKB-së. Më vjen keq, por Shqipëria nuk është protektorat i Kombeve të Bashkuara. Dhe këtu kthehem tek ajo që thashë në fillim se Shqipëria nuk është një shtet i dështuar. Ajo është një demokraci funksionale, por që ka disa probleme dhe të meta përsa i përket zbatimit të ligjit. Unë flas në emër të Shteteve të Bashkuara, por besoj edhe komuniteti ndërkombëtar do të japë mbështetje të plotë për të garantuar se zgjedhjet e tjera, ato në maj të këtij viti dhe zgjedhjet parlamentare në vitin 2013, do të jenë më të mira se ato të zhvilluara në qershor 2009. Kështu duhet të funksionojnë gjërat.


Postuar nga Vizioner datë 07 Shkurt 2011 - 16:50:

Gjykata e Tiranës dërgon në shtëpi të akuzuarit e "Gërdecit"

Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendim për të akuzuarit për ngjarjen e Gërdecit, ngjarje e ndodhur më 15 mars të vitit 2008. Gati tre vjet pas ngjarjes tre të pandehurit, Ylli Pinari, Mihail Delijorgji dhe Sokol Ngjecin kanë kërkuar lirimin e tyre si pasojë e përfundimit të afatit të paraburgimit. Si rrjedhojë, sot gjykata ka vendosur të japë për ta masën e sigurisë "arrest shtëpie".






Postuar nga lule datë 07 Shkurt 2011 - 21:33:

Berisha në Këshillin Kombëtar: Shteti nuk kapërcehet me puçistë.

Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar. Në fjalën e tij kreu i kësaj partie dhe Kryeministër i vendit, Sali Berisha, ricilësoi edhe një herë si puçistë pjesëmarrësit në demonstratën e 21 janarit, teksa u shpreh se më 8 maj Shqipëria shkon me infrastrukturën më moderne të Evropës.

Duke folur për demonstratën e 21 janarit, Berisha u shpreh se "ne jemi të bindur se kjo situatë e vështirë do të kapërcehet dhe se demokracia shqiptare, vlerat e demokracisë, qëndrimi i formuar dhe konsoliduar demokratik i qytetarëve shqiptar nuk do të mbi kapërcehet nga një dhunues i rendit kushtetues, nga një grup puçistësh".

Ai vazhdoi duke thënë se shqiptarët, pa dallim partiak, duhet "të japin kontributin e tyre në zhvillimin e këtij procesi zgjedhor, mekanizmi më i rëndësishëm për të konsoliduar më tej demokracinë shqiptare, si procesi më i mirë për të arkivuar në analet e zeza të historisë ngjarjet e 21 janarit, si dëshmia më madhore e besimit të tyre të vlerat e demokracisë, tek e ardhmja, Shqipëria evropiane, si prova më e qartë se ata janë të vendosur të votojnë të ardhmen".

Duke kaluar sërish te zgjedhjet vendore të 8 majit kryeministri tha se qeveria garantonte një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, teksa vijoi se në këto zgjedhje shkohej me infrastrukturën më moderne në Evropë dhe se në vitin 2009, u realizua numërimi i votave më i saktë që mund të ekzistonte.
Këshilli kombëtar mblidhet për herë të parë që prej dhjetorit 2009, kur edhe u zgjodh.

Shekulli.


Postuar nga lost_soul datë 07 Shkurt 2011 - 21:42:

Shyqyr qe del nai demokrat naiher knej, se gjithmone kam qene i vetem kunder kamunistave


Postuar nga AngelDevil datë 07 Shkurt 2011 - 21:46:

Une them qe Salen ta fusim ne cmendine... fshati digjet e k**va do te krihet me lady gagen


Postuar nga sassari datë 07 Shkurt 2011 - 23:52:

Sali Berisha=burre shteti.

E tha ne amerikani.


Postuar nga Eria datë 08 Shkurt 2011 - 20:28:

21 Janari, arrest gardistit, vrau demonstruesin Veizi

Një gardist është vënë në pranga mbrëmjen e së hënës, i akuzuar si autor i një prej vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues. (Pamjet e vrasjes u transmetuan live në News 24)

Me urdhër të Prokurorisë në pranga është vënë Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikes pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur vetem sot se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar.

Ziver Veizi nga Gjirokastra u vra më 21 Janar së bashku me 3 shtetas të tjerë, Hekuran Dedën, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikën. Në momentin që u qëllua, Vieizi jashtë rrethimit të godinës së kryeministrisë.

Pas ngjarjeve të 21 Janarit, Prokuroria lëshoi urdhër arrest për 6 gardistë. Urdhër-arresti për 6 drejtues të Gardës shkaktoi jo pak polemika që prej ditës së demonstratës, ku kryeministri hyri në një konflikt të hapur me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Pas demonstratës, kryeministri shprehu vlerësim të lartë për punën e Gardës së Republikës, ndërsa akuzoi kryeprokuroren se shkeli paktin për gardistët. Një ditë më parë Berisha theksoi se nuk do të lejojë ndalimin e hetimeve për zbardhjen e 21 Janarit,q ë sipas tij ishte grusht shteti. Berisha premtoi gjithashtu dhe zbardhjen e 4 vrasjeve.
Ndërkohë opozita prej ditësh ka kërkuar arrestimin e gardistëve dhe dorëzimin e tyre para organeve të drejtësisë.



(BalkanWeb)


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 225 226 227 228 229 230 231 232 233 [234] 235 236 237 238 239 240 241 242 243 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.