Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2331 2332 2333 2334 2335 2336 2337 2338 2339 [2340] 2341 2342 2343 2344 2345 2346 2347 2348 2349 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Eria datë 08 Shkurt 2011 - 20:28:

21 Janari, arrest gardistit, vrau demonstruesin Veizi

Një gardist është vënë në pranga mbrëmjen e së hënës, i akuzuar si autor i një prej vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues. (Pamjet e vrasjes u transmetuan live në News 24)

Me urdhër të Prokurorisë në pranga është vënë Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikes pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur vetem sot se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar.

Ziver Veizi nga Gjirokastra u vra më 21 Janar së bashku me 3 shtetas të tjerë, Hekuran Dedën, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikën. Në momentin që u qëllua, Vieizi jashtë rrethimit të godinës së kryeministrisë.

Pas ngjarjeve të 21 Janarit, Prokuroria lëshoi urdhër arrest për 6 gardistë. Urdhër-arresti për 6 drejtues të Gardës shkaktoi jo pak polemika që prej ditës së demonstratës, ku kryeministri hyri në një konflikt të hapur me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Pas demonstratës, kryeministri shprehu vlerësim të lartë për punën e Gardës së Republikës, ndërsa akuzoi kryeprokuroren se shkeli paktin për gardistët. Një ditë më parë Berisha theksoi se nuk do të lejojë ndalimin e hetimeve për zbardhjen e 21 Janarit,q ë sipas tij ishte grusht shteti. Berisha premtoi gjithashtu dhe zbardhjen e 4 vrasjeve.
Ndërkohë opozita prej ditësh ka kërkuar arrestimin e gardistëve dhe dorëzimin e tyre para organeve të drejtësisë.



(BalkanWeb)


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2331 2332 2333 2334 2335 2336 2337 2338 2339 [2340] 2341 2342 2343 2344 2345 2346 2347 2348 2349 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.