Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2336 2337 2338 2339 2340 2341 2342 2343 2344 [2345] 2346 2347 2348 2349 2350 2351 2352 2353 2354 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga al74 datë 08 Shkurt 2011 - 23:08:

Re: “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Dy ditë pasi kryeministri Berisha propozoi kontraktimin e njërit prej këngëtarëve më të spikatur për ta sjellë në Shqipëri, në programin “Top-Gear” të BBC, edhe njëherë tjetër imazhi Shqipërisë nxihet duke u përshkruar si një vend mafioz.
Në emisionin “Top-Gear” në BBC2 testohen markat më të reja të makinave. Prezantuesit e “Top-Gear” e nisën programin duke lexuar një letër ardhur në redaksinë e programit nga një mafioz shqiptar që kërkonte t’i sugjerohej një makinë e përshtatëshme për aktivitetin e tij kriminal.

Tre prezantuesit e “Top-Gear”, pasi kanë mbërritur me traget nga Korfuzi testuan makinat “Rolls Royce” dhe “Benz” në rrugën Himarë-Sarandë dhe atë të Butrintit.

Programi vazhdon duke testuar bagazhet e dy makinave se cila prej tyre mund të ishte e përshtatëshme për të fshehur një njeri pasi bosi shqiptar i mafias ta kishte vrarë.

Duke pirë një kafe në Sarandë drejtuesi programit Jeremy Clarkson u shpjegon kolegëve të tij përse në rrugët e Shqipërisë ka kaq shumë makina me targa angleze.

“Shqiptarët vinë në Angli, punojnë dhe kur kthehen sjellin makina me vete. Por makinat e kanë celësin e derës të shqyer”, duke lënë të kuptohet se ato janë makinë të vjedhura.

“Top-Gear” mbyllet me një test mes “Rolls Royce” dhe “Benz”, të ndjekura nga dy makina dhe një motorcikletë e policisë shqiptare, pasi gjoja prezantuesit britanik të emisionit ishin përfshirë në grabitjen e një banke në Himarë.

Për këtë program bashkëpunoi edhe policia shqiptare. Ndërsa produkti final i programit ishte një turpërim tjetër i Shqipërisë dhe Shqiptarëve përballë audiencës britanike.

Për këto ofendime në “Top-Gear” nuk dihet ende nëse ambasada shqiptare në Londër do të reagojë, ndërkohë që disa media britanike kanë komentuar rreth “Top-Gear” dhe gjuhës së papërshtatëshme në të, duke i bërë shqiptarët steriotipa të krimit


(Burimi Top Channel).



ja nje shkak me shume per te dale me kallash ne dore qe te mbrojme dinjitetin. le te nisemi nga fakti qe ky eshte nje film ku e vetmja e vertete qe perdridhet disi eshte ajo qe makinat me timon djathtas kushtojne disi me lire e jo te gjitha te vjedhura.
nese nuk gaboj "top channel" hypi ne piedestal me eskluzivitetin e vjedhjes se ores se Bush gjate vizites ne Shqiperi.
si shkoi ai muhabeti i asaj prostitutes qe beri operim gjoksin si perfundim?!


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2336 2337 2338 2339 2340 2341 2342 2343 2344 [2345] 2346 2347 2348 2349 2350 2351 2352 2353 2354 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.