Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 226 227 228 229 230 231 232 233 234 [235] 236 237 238 239 240 241 242 243 244 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 22 Maj 2010 - 21:27:

Overclock ndjenjash

Damaret e trupit tim plluskojne mbi lekure. Por ju s'i shikoni dot. Jam ne greve kete nate. Ne greven e detyruar te nje kompanie telefonike, e cila te ben te ndihesh nje plehre ne boten e informacionit. Ju flas si plehre. Ju bej t'ju vije ere. Ndoshta pa rrudhur hundet, por te pakten te shqetesoheni. Ejani ketu me mua, te konkurroj me idiotin adoleshencial revolucionar qe sapo eshte regjistruar forumeve. Imagjino, po hyj ne konkurrence me brezin e ri, me çmendurine e re, me masturbimet e reja. Nejse!

Purifikimi modern kalon nga mugesa e nderlidhjes. Nga shkeputja e internetit. Si nje tren socialist i lumtur, me nje vagon nenash me femije ku ti, singel i poshter, nuk ke vend ne shoqeri. Je i tepert, s'ke guxim te hipesh ne ate tren. Aty ka fatorino klasike qe shperndajne biskota pese-lekeshe me shtrese sheqeri per femijet qe trenin e marrin pa leje. Femije si puna ime. Itinerarin e kam ne tru.

Ne nje bote komuniste te lumtur, ku grevat nuk ekzistojne, femija brenda meje i hipte trenit duke bertitur: "o tren prit sa te marr pallton". Dhe gjithçka behej realitet. Vertet. Nje nene e çmendur shqiptare kontrollonte gropat me uje per trupin e femijes se saj. Per trupin tim. Qe ju qenie moderne t'a perjetoni nepermjet inter-netit, nder-lidhjes, si Deda ne "Rruge te bardha". Ehe, tamam "te bardha"...

C'tju them sonte? C'tju jap? Seksin e ndonje femre te panjohur qe harrohet me dy pije dhe nje penis? Kam vetem nje dileme. Nje dileme qe meshkujt s'e kuptojne dot, sepse mashkull jam vete:

Nuk e di nese femrat jetojne ne nje bote meshkujsh, apo meshkujt jetojne ne nje bote femrash.

Di vetem qe ka nje humnere historike mes dy sekseve. Eshte krejt qesharake, duke filluar nga Tirana, Roma, Amsterdami. Sekset boshatisen shpejt, padashje, sipas planit, si renie plani e projektit te Partise. Ne jemi te tille, ne ate plan. Jemi punetore te lodhur, kukulla te shtepise se shpirtrave, zhgarravina industriale, si mitomanja e fundit qe u dashurua me prezencen time.

Ne jemi nje stilolaps ne duart e nje femije. Jemi nje sensor 15 megapixel qe mundohet ti shpetoje epitetit "refurbished". Jemi nje njolle ne histori, biografi, gjeografi. Ne jemi nje enderr. Shitemi dhe blihemi qysh tani ne Shqiperi, llogaritemi per ditet e veres. Tek Mumja, Lollipop, Lizard, Charles a Follie. Jemi perkedhelja e veres, pllenimi nga jashte, fotografia e katunarit. Ne jemi "review" teknologjik ne vendin tone. Tallim teneqen me te ardhmen e tyre dhe ata e tallin me tonen. Dy muaj gango, dhjete muaj lango. Jemi te lumtur per ato femra vagine-shkaterruar qe i duam per gra. Sigurisht te virgjera. Behuni gati. Emigrantet po vijne. Martesat e tyre jane ngrehur, jo peniset, vetem martesat. Peniset s'i duhen per tu martuar. Ne vend te penisit kane dokumenta, pashaporta, leje qendrimi. Ato ju futen ne jete, ne miter, ardhshmerisht. Kelyshi juaj te kete privilegje te papara, te drejte per ekzistence. Pjella juaj te jete bir shqiptari, nje cope mishi me te drejta njerezore.

Keshtu pra, ju kujtoj kush jeni, ku jeni, dhe çfare prisni. Me falni nese ju fus te ardhmen ne qark te shkurter. Eshte nje bollek ndjenjash qe perplaset nxehtesisht me molin gjigant te informacionit shqiptar. Te semure spitalesh, pjella maternitetesh, te papjelle diskosh, tifoze stadiumesh, romant-qike arash, zhgarravina e piktura, eja mblidhuni ketu-ketu. Indet e mia zor se jua mbushin mendjen, por germat e mia boshe ju pelqekan. E tregon dashuria per to. Per kete diarrè shkronjash ne kohe pranvere.

S'kam ç'tju transmetoj tjeter sonte. Me besoni, flas sinqerisht. Me duhet nje marsh afolio per te vizatuar konturet e damareve te shpirtit tim. Kete se kam, kam vetem marshe automatike ne nje bote "by default" ku secili duhet te gjeje zgjidhjen e gjendjes ku ndodhet . Marshet automatike terheqin edhe ne semafor. Duhet te mbash frenat shtypur. Alkoli i frenave dhe i gotes duhet te qarkulloje ne sistem, te puthiten ferrotat e seksit.

Mes pamundesise per te azhornuar antivirusin e shpirtit,
Keshtu si jam,
Pa internet,
Krejtesisht i çaktivizuar,
Duke prekur tranzicionin e nates se sotme.
Po te duash mund t'a besh.
Te me aktivizosh,
Por perderisa lexon kete mesazh,
Do te thote qe je vone.
S'behesh dot marres.
Mund te marresh vetem nje puthje...
Thirri mendjes,
Qe te nxjerr makinen nga marshet automatike...
Qe une te flas troç...
Qe te heq kemben nga frenat...
Me duhet se paku nje "receptor".

Ndonje dite ndjenjat te marrin perpara. Quhet overclock ndjenjash. Dhe makina e memories kalon me te kuqe. Me kupton per çfare po flas, apo jo?

Pozologjia muzikore:

----






P.s. Pres komente idiote. "La madre dei cretini è sempre in cinta". Sa Hitler jam...


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 226 227 228 229 230 231 232 233 234 [235] 236 237 238 239 240 241 242 243 244 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.