Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 226 227 228 229 230 231 232 233 234 [235] 236 237 238 239 240 241 242 243 244 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 08 Shkurt 2011 - 20:30:

Re: 21 Janari, arrest gardistit, vrau demonstruesin Veizi

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Një gardist është vënë në pranga mbrëmjen e së hënës, i akuzuar si autor i një prej vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues. (Pamjet e vrasjes u transmetuan live në News 24)

Me urdhër të Prokurorisë në pranga është vënë Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikes pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur vetem sot se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar.

Ziver Veizi nga Gjirokastra u vra më 21 Janar së bashku me 3 shtetas të tjerë, Hekuran Dedën, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikën. Në momentin që u qëllua, Vieizi jashtë rrethimit të godinës së kryeministrisë.

Pas ngjarjeve të 21 Janarit, Prokuroria lëshoi urdhër arrest për 6 gardistë. Urdhër-arresti për 6 drejtues të Gardës shkaktoi jo pak polemika që prej ditës së demonstratës, ku kryeministri hyri në një konflikt të hapur me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Pas demonstratës, kryeministri shprehu vlerësim të lartë për punën e Gardës së Republikës, ndërsa akuzoi kryeprokuroren se shkeli paktin për gardistët. Një ditë më parë Berisha theksoi se nuk do të lejojë ndalimin e hetimeve për zbardhjen e 21 Janarit,q ë sipas tij ishte grusht shteti. Berisha premtoi gjithashtu dhe zbardhjen e 4 vrasjeve.
Ndërkohë opozita prej ditësh ka kërkuar arrestimin e gardistëve dhe dorëzimin e tyre para organeve të drejtësisë.



(BalkanWeb)



ja se i lirojne mbas disa muajsh


Postuar nga Eria datë 08 Shkurt 2011 - 20:32:

Re: Re: 21 Janari, arrest gardistit, vrau demonstruesin Veizi

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ja se i lirojne mbas disa muajsh



Ndaj e solla...qe te shoh sa do rrine brenda...do dalin pas apo para mbarimit te afatit te paraburgimit


Postuar nga Eria datë 08 Shkurt 2011 - 21:04:

“Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

Dy ditë pasi kryeministri Berisha propozoi kontraktimin e njërit prej këngëtarëve më të spikatur për ta sjellë në Shqipëri, në programin “Top-Gear” të BBC, edhe njëherë tjetër imazhi Shqipërisë nxihet duke u përshkruar si një vend mafioz.
Në emisionin “Top-Gear” në BBC2 testohen markat më të reja të makinave. Prezantuesit e “Top-Gear” e nisën programin duke lexuar një letër ardhur në redaksinë e programit nga një mafioz shqiptar që kërkonte t’i sugjerohej një makinë e përshtatëshme për aktivitetin e tij kriminal.

Tre prezantuesit e “Top-Gear”, pasi kanë mbërritur me traget nga Korfuzi testuan makinat “Rolls Royce” dhe “Benz” në rrugën Himarë-Sarandë dhe atë të Butrintit.

Programi vazhdon duke testuar bagazhet e dy makinave se cila prej tyre mund të ishte e përshtatëshme për të fshehur një njeri pasi bosi shqiptar i mafias ta kishte vrarë.

Duke pirë një kafe në Sarandë drejtuesi programit Jeremy Clarkson u shpjegon kolegëve të tij përse në rrugët e Shqipërisë ka kaq shumë makina me targa angleze.

“Shqiptarët vinë në Angli, punojnë dhe kur kthehen sjellin makina me vete. Por makinat e kanë celësin e derës të shqyer”, duke lënë të kuptohet se ato janë makinë të vjedhura.

“Top-Gear” mbyllet me një test mes “Rolls Royce” dhe “Benz”, të ndjekura nga dy makina dhe një motorcikletë e policisë shqiptare, pasi gjoja prezantuesit britanik të emisionit ishin përfshirë në grabitjen e një banke në Himarë.

Për këtë program bashkëpunoi edhe policia shqiptare. Ndërsa produkti final i programit ishte një turpërim tjetër i Shqipërisë dhe Shqiptarëve përballë audiencës britanike.

Për këto ofendime në “Top-Gear” nuk dihet ende nëse ambasada shqiptare në Londër do të reagojë, ndërkohë që disa media britanike kanë komentuar rreth “Top-Gear” dhe gjuhës së papërshtatëshme në të, duke i bërë shqiptarët steriotipa të krimit


(Burimi Top Channel).


Postuar nga lost_soul datë 08 Shkurt 2011 - 23:06:

Para se te reagoje, ambasada shqiptare duhet te mare nje leksion mbi lirine dhe te mesoje qe nje njeri, stacion apo program, ka optiken e saj dhe lirine t'i shohe gjerat me ate optike.
Prandaj mire eshte qe ambasada shqiptare t'ia kurseje vetes reagimet qe do te ishte nje show kompleksi te inferioritetit.


Postuar nga al74 datë 08 Shkurt 2011 - 23:08:

Re: “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Dy ditë pasi kryeministri Berisha propozoi kontraktimin e njërit prej këngëtarëve më të spikatur për ta sjellë në Shqipëri, në programin “Top-Gear” të BBC, edhe njëherë tjetër imazhi Shqipërisë nxihet duke u përshkruar si një vend mafioz.
Në emisionin “Top-Gear” në BBC2 testohen markat më të reja të makinave. Prezantuesit e “Top-Gear” e nisën programin duke lexuar një letër ardhur në redaksinë e programit nga një mafioz shqiptar që kërkonte t’i sugjerohej një makinë e përshtatëshme për aktivitetin e tij kriminal.

Tre prezantuesit e “Top-Gear”, pasi kanë mbërritur me traget nga Korfuzi testuan makinat “Rolls Royce” dhe “Benz” në rrugën Himarë-Sarandë dhe atë të Butrintit.

Programi vazhdon duke testuar bagazhet e dy makinave se cila prej tyre mund të ishte e përshtatëshme për të fshehur një njeri pasi bosi shqiptar i mafias ta kishte vrarë.

Duke pirë një kafe në Sarandë drejtuesi programit Jeremy Clarkson u shpjegon kolegëve të tij përse në rrugët e Shqipërisë ka kaq shumë makina me targa angleze.

“Shqiptarët vinë në Angli, punojnë dhe kur kthehen sjellin makina me vete. Por makinat e kanë celësin e derës të shqyer”, duke lënë të kuptohet se ato janë makinë të vjedhura.

“Top-Gear” mbyllet me një test mes “Rolls Royce” dhe “Benz”, të ndjekura nga dy makina dhe një motorcikletë e policisë shqiptare, pasi gjoja prezantuesit britanik të emisionit ishin përfshirë në grabitjen e një banke në Himarë.

Për këtë program bashkëpunoi edhe policia shqiptare. Ndërsa produkti final i programit ishte një turpërim tjetër i Shqipërisë dhe Shqiptarëve përballë audiencës britanike.

Për këto ofendime në “Top-Gear” nuk dihet ende nëse ambasada shqiptare në Londër do të reagojë, ndërkohë që disa media britanike kanë komentuar rreth “Top-Gear” dhe gjuhës së papërshtatëshme në të, duke i bërë shqiptarët steriotipa të krimit


(Burimi Top Channel).



ja nje shkak me shume per te dale me kallash ne dore qe te mbrojme dinjitetin. le te nisemi nga fakti qe ky eshte nje film ku e vetmja e vertete qe perdridhet disi eshte ajo qe makinat me timon djathtas kushtojne disi me lire e jo te gjitha te vjedhura.
nese nuk gaboj "top channel" hypi ne piedestal me eskluzivitetin e vjedhjes se ores se Bush gjate vizites ne Shqiperi.
si shkoi ai muhabeti i asaj prostitutes qe beri operim gjoksin si perfundim?!


Postuar nga Eria datë 08 Shkurt 2011 - 23:15:

Re: Re: “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

Citim:
Po citoj ato që tha al74


si shkoi ai muhabeti i asaj prostitutes qe beri operim gjoksin si perfundim?!



Vdiq !!!


Postuar nga al74 datë 08 Shkurt 2011 - 23:17:

Re: Re: Re: “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Vdiq !!!



ah po...harrova qe pashe foton te "bild"


Postuar nga lule datë 08 Shkurt 2011 - 23:18:

Cool

O Al kshu do msosh ti mu? me t'ikme memorja e?


Postuar nga Piktor datë 08 Shkurt 2011 - 23:40:

Te ndalohet menjehere trasmetimi i Top Gear ne Shqiperi.

Drejtuesit e emisonit te shpallen persona "non grata"

Me kete rast te thirrim jo vetem ledy Gaga por edhe Shakiren.

Me pas te bejme nje piste te bukur dhe te ftojme Ferrarrin, Macklaren e te tjerat te bejne nje gare te shkurter.

Te xhirojme se shpejti nje film mbi Karlin dhe kamilen. etj.


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2011 - 00:25:

Re: “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Dy ditë pasi kryeministri Berisha propozoi kontraktimin e njërit prej këngëtarëve më të spikatur për ta sjellë në Shqipëri, në programin “Top-Gear” të BBC, edhe njëherë tjetër imazhi Shqipërisë nxihet duke u përshkruar si një vend mafioz.
Në emisionin “Top-Gear” në BBC2 testohen markat më të reja të makinave. Prezantuesit e “Top-Gear” e nisën programin duke lexuar një letër ardhur në redaksinë e programit nga një mafioz shqiptar që kërkonte t’i sugjerohej një makinë e përshtatëshme për aktivitetin e tij kriminal.

Tre prezantuesit e “Top-Gear”, pasi kanë mbërritur me traget nga Korfuzi testuan makinat “Rolls Royce” dhe “Benz” në rrugën Himarë-Sarandë dhe atë të Butrintit.

Programi vazhdon duke testuar bagazhet e dy makinave se cila prej tyre mund të ishte e përshtatëshme për të fshehur një njeri pasi bosi shqiptar i mafias ta kishte vrarë.

Duke pirë një kafe në Sarandë drejtuesi programit Jeremy Clarkson u shpjegon kolegëve të tij përse në rrugët e Shqipërisë ka kaq shumë makina me targa angleze.

“Shqiptarët vinë në Angli, punojnë dhe kur kthehen sjellin makina me vete. Por makinat e kanë celësin e derës të shqyer”, duke lënë të kuptohet se ato janë makinë të vjedhura.

“Top-Gear” mbyllet me një test mes “Rolls Royce” dhe “Benz”, të ndjekura nga dy makina dhe një motorcikletë e policisë shqiptare, pasi gjoja prezantuesit britanik të emisionit ishin përfshirë në grabitjen e një banke në Himarë.

Për këtë program bashkëpunoi edhe policia shqiptare. Ndërsa produkti final i programit ishte një turpërim tjetër i Shqipërisë dhe Shqiptarëve përballë audiencës britanike.

Për këto ofendime në “Top-Gear” nuk dihet ende nëse ambasada shqiptare në Londër do të reagojë, ndërkohë që disa media britanike kanë komentuar rreth “Top-Gear” dhe gjuhës së papërshtatëshme në të, duke i bërë shqiptarët steriotipa të krimit


(Burimi Top Channel).



Se dinim hic ne fakt shyqyr qe na e thane ca koke lakra anej ... skam per ta pa me ate emision ja kshu


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 226 227 228 229 230 231 232 233 234 [235] 236 237 238 239 240 241 242 243 244 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.