Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2341 2342 2343 2344 2345 2346 2347 2348 2349 [2350] 2351 2352 2353 2354 2355 2356 2357 2358 2359 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2011 - 00:25:

Re: “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Dy ditë pasi kryeministri Berisha propozoi kontraktimin e njërit prej këngëtarëve më të spikatur për ta sjellë në Shqipëri, në programin “Top-Gear” të BBC, edhe njëherë tjetër imazhi Shqipërisë nxihet duke u përshkruar si një vend mafioz.
Në emisionin “Top-Gear” në BBC2 testohen markat më të reja të makinave. Prezantuesit e “Top-Gear” e nisën programin duke lexuar një letër ardhur në redaksinë e programit nga një mafioz shqiptar që kërkonte t’i sugjerohej një makinë e përshtatëshme për aktivitetin e tij kriminal.

Tre prezantuesit e “Top-Gear”, pasi kanë mbërritur me traget nga Korfuzi testuan makinat “Rolls Royce” dhe “Benz” në rrugën Himarë-Sarandë dhe atë të Butrintit.

Programi vazhdon duke testuar bagazhet e dy makinave se cila prej tyre mund të ishte e përshtatëshme për të fshehur një njeri pasi bosi shqiptar i mafias ta kishte vrarë.

Duke pirë një kafe në Sarandë drejtuesi programit Jeremy Clarkson u shpjegon kolegëve të tij përse në rrugët e Shqipërisë ka kaq shumë makina me targa angleze.

“Shqiptarët vinë në Angli, punojnë dhe kur kthehen sjellin makina me vete. Por makinat e kanë celësin e derës të shqyer”, duke lënë të kuptohet se ato janë makinë të vjedhura.

“Top-Gear” mbyllet me një test mes “Rolls Royce” dhe “Benz”, të ndjekura nga dy makina dhe një motorcikletë e policisë shqiptare, pasi gjoja prezantuesit britanik të emisionit ishin përfshirë në grabitjen e një banke në Himarë.

Për këtë program bashkëpunoi edhe policia shqiptare. Ndërsa produkti final i programit ishte një turpërim tjetër i Shqipërisë dhe Shqiptarëve përballë audiencës britanike.

Për këto ofendime në “Top-Gear” nuk dihet ende nëse ambasada shqiptare në Londër do të reagojë, ndërkohë që disa media britanike kanë komentuar rreth “Top-Gear” dhe gjuhës së papërshtatëshme në të, duke i bërë shqiptarët steriotipa të krimit


(Burimi Top Channel).



Se dinim hic ne fakt shyqyr qe na e thane ca koke lakra anej ... skam per ta pa me ate emision ja kshu


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2341 2342 2343 2344 2345 2346 2347 2348 2349 [2350] 2351 2352 2353 2354 2355 2356 2357 2358 2359 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.