Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 227 228 229 230 231 232 233 234 235 [236] 237 238 239 240 241 242 243 244 245 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2011 - 00:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
T
Me pas te bejme nje piste te bukur dhe te ftojme Ferrarrin, Macklaren e te tjerat te bejne nje gare te shkurter.




Pse ti ftojme ne i kena ketu ato makina per inat te atyre topeve


Postuar nga moonlight datë 09 Shkurt 2011 - 00:53:

Ne fakt une e ndoqa emisionin e mesiperm, e me beri shume pershtypje mbresat qe u kishte lene Shqiperia ketyre drejtuesve te emisionit.

"A brilliant place with fantastic people"...ishin fjalet e tyre.


Postuar nga Piktor datë 09 Shkurt 2011 - 00:55:

Me e bukura se filmi i fundit qe kam pare tre here rresht eshte Gomorra.


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2011 - 01:05:

Citim:
Po citoj ato që tha moonlight

"A brilliant place with fantastic people"...ishin fjalet e tyre.



really ?


Postuar nga moonlight datë 09 Shkurt 2011 - 14:37:

Yeppp, realy.

Harrova te shtoj, e vune ne dukje edhe kete :
Very Pretty girls.


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2011 - 14:48:

Citim:
Po citoj ato që tha moonlight
Yeppp, realy.

Harrova te shtoj, e vune ne dukje edhe kete :
Very Pretty girls.




Postuar nga NS-6 datë 10 Shkurt 2011 - 00:02:

me thene te drejten me ato makina qe kishin grabitesit, policia nuk afrohej se kishte frike se mos i gerrvishte dhe drejtusi i makines te ndalej ne vend, te zbriste dhe tu linte celesat ne dore duke u thon " kjo osh e jotja! une du nje tjeter sic e kisha fringo te re"


Postuar nga lule datë 10 Shkurt 2011 - 14:11:

Gardistët, Llupo:Qëlluam turmën. Ahmetcenaj: Me fishekë të vërtetë.

TIRANE-Gardisti i pare qe eshte vene ne pranga per vrasjet ne demonstraten e 21 Janarit. Agim Llupo shprehet se ka qëlluar me fishekë manovër për të sprapsur turmën. Më pas Agim Llupo u ka thënë hetuesve se u është përmbajtur vetëm urdhrave, por për asnjë moment nuk e ka drejtuar armën nga demonstruesit. Rrëfimi i tij në polici mësohet të ketë qenë i shkurtër dhe me detaje të pakta, citon sot Gazeta Shqiptare. Sipas te perditshmes, Llupo ndërkohë ka treguar mbi mënyrën se si është operuar prej tij dhe shokëve të tij që kanë qenë në të njëjtën pikë të ruajtjes së Kryeministrisë. Gardisti ka mohuar kategorikisht vrasjen e Ziver Veizit dhe të demonstruesve të tjerë, edhe pse prokuroria pretendon se ai është autori i vetëm i ekzekutimit të gjirokastritit.

Te marten me urdhër të Prokurorisë në pranga është vënë Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikes pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur vetem te marten ne mesdite se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar. Ziver Veizi nga Gjirokastra u vra më 21 Janar së bashku me 3 shtetas të tjerë, Hekuran Dedën, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikën. Në momentin që u qëllua, Vieizi jashtë rrethimit të godinës së kryeministrisë.
Gardisti i dyte ne pranga
Te merkuren ne pranga u vu gardisti i dyte, Alfred Ahmetcenaj, epror i Llupos. Dyshohet se Ahmetcenaj ka dhene urdher te qellohet mbi turmen.
Sipas prokurorisë, Alfred Ahmetcenaj, me detyrë komandant i njësisë speciale, epror i gardistit Agim Llupo, dyshohet ta ketë urdhëruar këtë të fundit për të qëlluar me armë. E perditshmja Gazeta Shqiptare meson se përpara hetuesve, Ahmetcenaj është përpjekur të ’shfajësohet’ duke deklaruar se është qëlluar fillimisht me fishekë manovër për të trembur protestuesit. Më pas ai ka pranuar faktin se është qëlluar me fishekë të vërtetë, për shkak të situatës së krijuar, por jo mbi turmën e demonstruesve, për të shmangur ndonjë vrasje të mundshme, por që për fat të keq u regjistruan katër. Dëshmitë e zyrtarëve të tjerë të Gardës, madje dhe vetë kreut të saj, Ndrea Prendi, e kanë “tradhtuar” Ahmetcenajn, i cili nga të gjitha faktet dhe provat rezulton të jetë pikërisht ai personi i dyshuar që urdhëroi të qëllohej.
Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi u ka thënë hetuesve se hapja e zjarrit ka ndodhur vetëm pasi turmat kanë hyrë brenda objektit të rëndësisë së veçantë. Edhe zyrtarët e tjerë kanë pranuar faktin se është qëlluar me fishekë të vërtetë, për shkak të situatës së krijuar. Dëshmitë e tyre si dhe provat e tjera, si ekspertiza balistike e armëve, gëzhojave dhe predhave dhe rrëfimi i gardistit Agim Llupo, kanë ngarkuar me përgjegjësi zëvendëskomandantin e Gardës, Alfred Ahmetcenaj, i cili ka dalë nga ambientet e prokurorisë me pranga në duar.

Pas ngjarjeve të 21 Janarit, Prokuroria lëshoi urdhër arrest për 6 gardistë. Urdhër-arresti për 6 drejtues të Gardës shkaktoi jo pak polemika që prej ditës së demonstratës, ku kryeministri hyri në një konflikt të hapur me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Pas demonstratës, kryeministri shprehu vlerësim të lartë për punën e Gardës së Republikës, ndërsa akuzoi kryeprokuroren se shkeli paktin për gardistët. Një ditë më parë Berisha theksoi se nuk do të lejojë ndalimin e hetimeve për zbardhjen e 21 Janarit, që sipas tij ishte grusht shteti. Berisha premtoi gjithashtu dhe zbardhjen e 4 vrasjeve.
Ndërkohë opozita prej ditësh ka kërkuar arrestimin e gardistëve dhe dorëzimin e tyre para organeve të drejtësisë.

BalkanWeb.


Postuar nga Eria datë 10 Shkurt 2011 - 15:25:

Ka filluar boksi ne parlament...prape


Postuar nga lule datë 10 Shkurt 2011 - 16:15:

Berisha-Geixh, flirti antishqiptar

Në verën e vitit 1996, nacionalisti grek, Nikolas Geixh, do të shfrytëzonte një dëgjesë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për të denoncuar regjimin e Sali Berishës në Shqipëri. Ai u drejtohej anëtarëve të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare se në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 majit vendi ishte përballë pushtetit të njëshit dhe vetëm ndërhyrja e fortë e botës demokratike, veçanërisht e SHBA-ve, mund ta shpëtonte atë që të mos bënte prapa drejt diktaturës. Në qendër të sulmeve të kryetarit të shoqatës, Panepirotike, ishte presidenti i vendit, Sali Berisha, i cili e kishte shndërruar testin zgjedhor të majit në një farsë, duke fituar si në regjimin e kaluar komunist.


Asokohe, Geixh kishte dy vite që nuk mund të hynte në Shqipëri, me urdhër të qeverisjes së PD-së. Në vitin 1994, ai ishte shpallur person i padëshirueshëm dhe nuk u lejua të hynte në territorin e Shqipërisë, ndërsa ndodhej në makinë në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas ish-presidentit Berisha, Gage kishte financuar një organizatë terroriste greke, përgjegjëse për vrasjen e katër ushtarëve shqiptarë në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, tragjedi që futi në rrugë të pakthyeshme marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.


Në mars 1997, ndërsa raportonte në Parlament, ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, shprehej: "Nikolla Geixh ka qenë i shpallur për ca kohë, person i padëshirueshëm në Shqipëri, pastaj, në varësi të zhvillimeve politike, i është hequr etiketimi 'non grata', ka ardhur në Shqipëri, pastaj është shpallur përsëri 'non grata', domethënë nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri para zgjedhjeve të 26 majit, kur po vinte bashkë me zëvendësin e tij të POAK-ës". Në vazhdën e sulmit ndaj armikut të jashtëm edhe deputetët e PD-së, denonconin "komplotin greko-amerikan" ndaj qeverisë së PD-së. Ish-deputeti i PD-së, Blerim Çela, po në atë Kuvend do të shprehej: "Lobi grek në Amerikë, dihet botërisht se është i fuqishëm dhe se, në administratën e Shtëpisë së Bardhë, këshilltarët e presidentit Klinton janë me origjinë greke e miq të Nikolas Geixh.


Ambasadorja e SHBA-ve, zonja Mariza Lino, bëri një deklaratë në "Zëri i Amerikës" se nuk ka ndërhyrje të shërbimit të fshehtë të Amerikës në Shqipëri. Ne politikanët po bëjmë sikur e besojmë. Por, a e beson populli shqiptar këtë deklaratë? Edhe fëmija i djepit e di se këtë katrahurë e kurdisi Amerika dhe nuk është zor i madh të disekuilibrosh Shqipërinë e varfër ku, njerëzit pa karakter, blihen për njëqind dollarë".

Nikolas Geixh do të "bëhej i gjallë" në fund të vitit 2001, kur në Shqipëri përplaseshin kryeministri Ilir Meta dhe kryetari i PS-së, Fatos Nano. Ai ishte "kumbara" i takimit Nano-Meta në Korfuz.
Në fillim të dhjetorit 2002, ai do të vinte për herë të parë pas tetë viteve në Tiranë, duke takuar kryeministrin Nano dhe kryetarin e PD-së, ish-armikun e vjetër Berisha, ndërsa si rezidencë kishte zgjedhur ambientet e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Pas takimeve me Nanon dhe zëvendëskryeministrin Meta, Geixh, për të parën herë, shkoi në selinë blu, në takimin me kryetarin e PD-së, Berisha.


Pas takimit, gjithçka ishte lënë pas krahëve, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. "Disa nga qëndrimet e tij në të kaluarën unë i kam kritikuar fort. Por të gjithë ne bëjmë gabime në jetë. Tani ka ndryshime qëndrimesh dhe mua më duhet të pranoj qëndrimet e reja që po thonë", - shprehej greku për Berishën.



Ndërsa ky i fundit, bëri "mea culpa" për mysafirin: "Për hir të së vërtetës, çështja është pak më ndryshe. Mirëpo, kur je i vendosur të shohësh përpara, nuk ia vlen shumë që të rrëmosh. Ndërsa gjykoj se asgjë, asnjë copë tokë e planetit, nuk ka ndryshuar më shumë se Ballkani. Dhe për hir të së vërtetës, ky ndryshim, më i madh se tek të gjithë të tjerët në Ballkan, është tek shqiptarët", - shprehej ai, duke hedhur në kosh të plehrave akuzat që ai dhe partia e tij kishin bërë në adresë të nacionalistit.


Prej atëherë, Geixh, me dhe pas raste, ka hyrë me qindra herë në Jug e në Tiranë, me thirrje edhe më antishqiptare se ato të viteve '90, por qeveria shqiptare nuk është ndjerë, edhe pse "Vorio-Epiri" është rikthyer në axhendën e nacionalistëve grekë, kësaj radhe me regjistrimin e popullsisë, duke blerë "grekë" si në Korçë.




Deklarata e Nicholas Gage, president i Federatës Panepirotike në Kongresin Amerikan, korrik 1996

"Shpëtoni Shqipërinë, Berisha po e çon sërish në diktaturë"

Të drejtat e njeriut dhe demokracia në Shqipëri
E enjte 25 korrik 1996
Dhoma e Përfaqësuesve, Komiteti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, nënkomiteti për operacionet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, Washington, DC.


Zoti Gage.
Faleminderit, z. Kryetar. Dëshiroj t'ju përshëndes ju dhe Komitetin që mbani është dëgjesë për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shqipëri, sepse ky vend i pafat është sërish përballë pushtetit të njëshit dhe vetëm ndërhyrja e fortë e botës demokratike, veçanërisht e SHBA-ve, mund ta shpëtojë atë që të mos bëjë prapa drejt diktaturës. Unë jam këtu për të folur mbi minoritetin grek, por unë jam njëlloj i shqetësuar për privimin e të drejtave politike për të gjithë qytetarët shqiptarë, sepse vetëm funksionimi i lirë i institucioneve demokratike dhe zbatimi i ligjeve të zbatuara njëlloj për të gjithë shtetasit, do të mundësojë që edhe minoriteti të ndjehet i sigurt.


Shteti demokratik në Shqipëri mund të shihet në disa aspekte. Sot, në Parlamentin shqiptar, anëtarët e partisë së Berishës mbajnë 122 nga 144 vende dhe ka 7 deputetë nga disa parti të tjera. 11 deputetë po bojkotojnë Parlamentin në protestë për mashtrimet elektorale në maj 1996. Në këto zgjedhje, partia e Berishës "fitoi" 87 për qind të vendeve, diçka që është e pamundur në një vend me demokraci reale.
Unë nuk mbaj mend në histori se ku ka ndodhur kështu, kur zgjedhjet ishin të lira.

Shekulli.


Mjere ai popull..


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 227 228 229 230 231 232 233 234 235 [236] 237 238 239 240 241 242 243 244 245 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.