Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2387 2388 2389 2390 2391 2392 2393 2394 2395 [2396] 2397 2398 2399 2400 2401 2402 2403 2404 2405 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2011 - 14:48:

Re: Padi kryeprokurores, Ina Rama, Bumçi: Po bashkëpunon me PS-në

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se do të padisë penalisht Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Deputeti i kësaj force politike, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat është shprehur se kjo është ndërmarrë pasi sipas tij znj. Rama, po shkatërron procesin e hetimit të ngjarjes së "21 janarit".


"Çdo ditë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, nxjerr në pazar dosjen e hetimit të puçit të organizuar nga Edi Rama më 21 Janar. Me gjithë kërkesën e prerë dhe të përsëritur të paraqitur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për një hetim të pavarur, të gjithanshëm dhe transparent Prokuroria e Përgjithshme, Ina Rama duke dëshmuar se e ka shndërruar prokurorinë në një repart të Partisë Socialiste boton në shtypin e opozitës dëshmi dhe dokumenta duke faktuar se vazhdon rolin që ka marrë përsipër në skenarin për përmbysjen me dhunë të maxhorancës legjitime të Shqipërisë",- u shpreh Bumçi.


Ai shtoi se "shoqja e bulevardit është në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e puçit".
"Ne po ndjekim me shqetësimin më të madh vazhdimin e skenarit të puçit fytyrën e shëmtuar të të cilit qytetarët Shqiptarë e panë dje në Kuvend dhe e shohin çdo ditë në mediat e Edi Ramës që botojnë dokumentat e dosjeve duke dëshmuar se kjo zonjë nuk ndalet me rolin që ka marrë përsipër",- tha deputeti i PD-së.


Sipas Bumçi të gjitha këto janë "përpjekje për të rrëzuar një shumicë legjitime me dhunë".








Prokurores do ti rruajne topet me ato padite qe bejne ata sodomitet...


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2387 2388 2389 2390 2391 2392 2393 2394 2395 [2396] 2397 2398 2399 2400 2401 2402 2403 2404 2405 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.