Forumi Horizont | Gjithsej 247 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- E dini se..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12111)
Xhakonda ka buzëqeshjen e nënës
15/11/2006 19.14.28
Nga Dorina Metollari
Një grup shkencëtaresh bënë publik rezultatet e kërkimeve të tyre.
Monna Lisa kryevepra e pavdekshme e Leonardo da Vincit ishte bërë nënë pak kohë më parë. Ja pra se cili është kuptimi i buzëqeshjes së saj të famshme. Zbulimin e buzëqeshjes më misterioze në botë e beri një studio me imazhe digjitale tredimensionale të bëra ne tablonë e shekullit të XVI nga një grup shkencëtarësh kanadeze të ‘National Research Council’.
Nga një vërejtje e kujdesshme e imazhit të Leonardos u mësua se ajo ishte e mbështjellë me një vello të hollë si garze transparente e shekullit të XVI që vishej zakonisht nga gratë shtatzëna ose që sapo kishin lindur. Skuadra e shkencëtarëve sapo kishin përfunduar kërkimet që shpjeguan dhe arsyen pse deri tani velloja nuk mund të shihej me sy te lire, kjo pasi kuadroja ishte cilësuar si “shumë e errët” madje dhe
“e vështirë për tu ekzaminuar”.
'Por tani mund te pohojmë –thanë shkencëtarët – se kuadroja e Leonardos ishte bërë për të celebruar lindjen e djalit të dytë të Monna Lises, që daton diku rreth vitit 1503'. Gruaja e re e mbuluar nga misteri mund te identifikohet si Monna Lisa Gherardini, bashkëshortja e tregtarit fiorentinas Francesco del Giocondo dhe nenë e pesë fëmijëve që patën.
Shpjegimet e fundit hodhën drite rreth stilit te jetës se Monna Lises: dhe në kundërshtim me çfarë mund të duket me sy të lirë, Xhakonda nuk i kishte flokët e derdhur mbi supe por mbante një kapele rrjete në kokë prej ku dilnin disa kaçurrela ‘deri tani flokët e derdhur mbi supe’ - shpjegojnë ata- ‘kishin habitur ekspertët sepse zakonisht ato mbaheshin nga vajzat e vogla ose gratë e përdala’.
Gjithsej 247 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.