Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Nga Elena Kocaqi: Roli pellazgo-Ilir ne formimin e... dhe punimi im: Komplekset shqiptare te inferioritetit (fatkeqesisht shkronjat e cituara nga autorja nuk dalin te pjerrta)
Duke ecur më tej, autorja Elena Kocaqi na thotë, f.4:
Të dhënat arkelogjike kanë treguar se kultura e bronxit në Europë ka qenë uniforme.
Duhet ti kujtojmë autores dhe çdo lexuesi, se në çdo epokë dhe në çdo vend, kulturat kanë qenë të ndryshme dhe aspak uniforme. Ky dizuniformitet i orienton sot arkeologët në tezat dhe hipotezat e tyre mbi shkëmbimet që popujt dhe kulturat e herëshme kanë patur midis tyre. Përveç kësaj, qysh në klasë të katërt e të pestë mësohet, se kulturat e shoqërive të ndry-shme ndikohen jo pak nga terreni ku zhvillohen. Nëse arkeo-logët e sotëm gjejnë, bie fjala, një pllakë apo punim të caktuar bronxi diku, punim ky që ndryshon nga objektet e tjerë aty rreth e rrotull, këta arkeologë bëjnë menjëherë krahasimin me objekte bronxi të gjetura gjetkë, dhe kështu gjejnë importin e këtij objekti nga ai vend tjetër.
Në ndryshim nga epoka paleolite (e gurit), e cila ka në vende të ndryshme ngjashmëri më të madhe në vetvete nga epokat e mëvonshme, -ato të metaloideve dhe metaleve-, epoka e bronxit është jo vetëm e nisur në kohë të ndryshme në vende të ndryshme, (për këtë mjafton edhe vetëm Gogle të shikosh, pale pastaj librat e shkollës dhe të tjerë libra), por kjo epokë përmbledh dallime kulturash të ndryshme bronxi në vende të ndryshme. Kështu dallon ajo egjyptase nga ajo e Qipros, si dhe ajo qëndrore-europiane nga ato të tjerat jugore. Është e qartë që kjo epokë përmbledh në vetvete kultura të ndryshme, sepse jeta e asaj kohe vërtitesh rreth kulteve fetare, të cilat ishin të ndryshme në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Prandaj do të thonim këtu, se autorja është më se e shpejtuar në ato që na thotë.
Nëse autorja do të na kujtojë, se bronxi përfitohej gjithandej njëlloj, nga bashkimi i bakrit të shkrirë me kallajin e shkrirë, në gropa apo dhomëza balte, ne do ti thonim se proçeset kimiko-metarlugjike zhvillohen nën ligjësi universale, pra të njëllojta si në Alaskë ashtu dhe në Kenia, e kudo.
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.