Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Volejboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=224)
-- volejboll (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1325)
Eliminatoret e botërorit, ja shorti i Shqipërisë.
Volejboll. Janë përcaktuar dje në Romë grupet e eliminatoreve të "Japoni 2006".
Është hedhur dje paradite në Romë të Italisë shorti i eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Volejbollit "Japoni 2006". Në këtë veprimtari ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj edhe Shqipëria, me të dy ekipet e saj kombëtare, meshkuj dhe femra. Sipas një informacioni që mbërrin nga Federata Botërore e Volejbollit (FIVB) në adresën e saj në internet, Shqipëria (me të dy kombëtaret) do të marrë pjesë në turin e parë eliminator. Kombëtarja e meshkujve ndodhet në grupin D së bashku me Estoninë, Izraelin dhe Bosnjë-Hercegovinën. Nga ky grup kualifikohet për në turin e dytë eliminator vetëm një skuadër, natyrisht ajo që renditet e para. Një short paksa i vështirë, ku përfshihen shtete me nivel të lartë në sportin e volejbollit. Në rast se kuqezinjtë arrijnë të renditen të parët, do të luajnë në turin e dytë, ku në grup do të kenë Portugalinë, Letoninë dhe Austrinë. Ndërsa kombëtarja e femrave, në turin e parë eliminator, renditet në grupin A së bashku me Anglinë, Skocinë, Spanjën dhe Serbi & Mali i Zi. Një short disi më i pranueshëm se i meshkujve edhe për faktin se nga ky grup kualifikohen dy ekipet e para, ndaj dhe shanset janë më të mëdha. Ndërkohë nuk dihet nëse ndeshjet e kombëtareve tona do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje apo në grup si dhe datat kur do të luhen sfidat e turit të parë eliminator. Për këtë pritet që Federata Shqiptare e Volejbollit të japë një informacion në ditët në vijim, pasi të mbërrijë edhe një sqarim nga FIVB-ja për mënyrën e zhvillimit të ndeshjeve.
Turi i parë eliminator Meshkuj - Grupi D
SHQIPËRIA
Estonia
Izraeli
Bosnjë-Hercegovina
Femra - Grupi A
SHQIPËRIA
Anglia
Skocia
Serbi & Mali i Zi
Spanja
Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.