| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Pak vlen te diskutosh ketu. As e kisha dhe as e kam deshiren te merrem me "forumiste". Te keqijat dhe te mirat e kesaj bote nuk mblidhen dot ne nje person, por eshte patetike te mohohet nje institucion i tere me paragjykimin e larget se leket qenkan bere me krime (te cilat akoma sdihet qarte kush jane). Tani ishte pjese e oligarkise shqiptare, ashtu sic eshte cdo biznesmen, cdo politikan e cdo artist ne Shqiperi. Kete ndoshta se kuptojne shumica dhe vene gishtin tek nje person i vetem, nje Berishe, nje Nano, nje Mjaft, nje Tan etj. Sidoqofte te jesh pjese e Oligarkise nuk do te thote te jesh kriminel, sepse Shqiperia fatkeqesisht keshtu funksionon. Si i apasionuar pas mediave vizive pranoj vetem se Tan Hoxha krijoi nje gje te vecante sepse i pelqente, dhe juve pavaresisht nga pelivanlleqet emigrative mbeshteteni ne ate media per te qene ne kontakt me Shqiperine. Personalisht Topin nuk e shikoj dhe jo me larg se para ca ditesh kritikova hapur nje dokumentar te tyre. E megjithate me vjen keq qe pronari i vetem i atij televizioni vdiq, pavaresisht me ke ishte ne makine (qe s'me plas fare), sepse ky eshte nga ato evente qe njeriu e kupton se gjerat nuk do jene me si me pare.
Dhe megjithate forca emigrative ju lejon te njihni Vip-at e botes, te justifikoni James Dean qe vdes ne makine, apo te tjere qe vdesin me overdose, por nuk ju lejon te gjykoni humbjen e nje biznesmeni qe pikesepari ishte SHQIPTAR, dhe kunder cdo parashikimi te mundshem (kunder mentaliteteve te prapambetura) arriti te krijoje nje media ndryshe, te punesoje 800 veta me rroga te plota, dhe te terheqe rinine drejt botes se medias.
Sa per problemin ne forum, si zakonisht per shqiptaret kishte lidhje me publikimin e infromacioneve personale mbi nje dashnore qe duhet te kishte. Kete e beri nje punonjes i mediave te atjeshme qe me pas mori dhe kercenime. Se sa vlere ka kjo nuk e di, por me vjen ne mend John Kennedy qe kishte te dashur Merilyn Monroe dhe mbahet mend ti president i mire dhe jo si njeri qe meritonte te vdiste. Kercenimet qe gazetari mori ketu ne forum nuk jane aspak te drejta, por jane tipike te asaj oligarkie shqiptare ku dhe Tani bente pjese. E prape besoj se me vdekjen e Tanit Shqiperia me shume ka humbur sesa ka fituar, sepse nuk besoj kurre qe nje person me vizione aq te hapura te jete pengesa kryesore ne zhvillimin e vendit.
| Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.