Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Nga punimi "Evolucioni gjuhesor", v.2, 2009, -r.th.
Le të shohim tani shpejt edhe disa nga emrat dhe termat biblikë. Edhe në Bibël shohim që greqishtja e vjetër ka shumë të përbashkëta me shqipen e sotme, të paktën kjo nga emrat, termat dhe toponimet e ndryshëm. Vetë fjala bibël, bibla, biblos është shpjeguar nga shumë autorë me emrin e qytetit të vjetër Biblios, (diku në brigjet e Libanit të sotëm), ku ishte një qendër e dëgjuar shkruesish dhe librash. Kjo fjalë gjindet sot në shumë gjuhë në kuptimin e librit dhe bibliotekës. Kuptimi i saj shpesh edhe si përmbledhje e shkrimeve të shenjta, e tregon më së miri këtë, pra më e mira nga gjithë librat e tjerë. Ndonëse ne i shkojmë (apo përpiqemi ti shkojmë) kuptimeve dhe formimit të shumë fjalëve më thellë se sa shpjegimet moderne etimollogjike të autorve të ndryshëm, tek ky term është vështirë ti shkojmë historisë thellë deri tek kuptimet konkrete të fonem-morfemave të këtij termi. Kjo për arsye se në këtë kohë (2500-2000 vjet më parë), këto fonem-morfema kanë patur më tepër kuptim abstrakt se sa konkret. Pra është thënë thjesht si libri i librave, apo libri i përmbledhur në atë qytet me atë emër, pa e ditur se ato fonem-morfema të këtij termi kanë patur dikur një kuptim konkret.
Fjala e parë e Biblës është "genesis", dhe nuk ka nevojë ta quajmë fjalë shqipe apo internacionale, sepse kemi brënda fonem-morfema që kanë hyrë në shumë gjuhë. Në shqip është kuptimi akoma i qartë: gjë nisi.
Kemi pastaj legjendarin Moisi i cili udhëhoqi nëpër shkretëtirë për 40 vjet një popull të tërë. Nuk besoj se jemi ne të parët që pas këtij emri të shohim mësuesin - il maestro - den Lehrer. Tashmë lexuesi e di se ky term i përgjigjej asaj kohe më së shumti udhëfryesit fetar. Mendoj që kjo fjalë të jetë e prejardhur nga "ma // me + zëu // seu", pra që tregonte njeriun që ecte "mbas // me + zërin // shikimin", (të parit në shenjat hyjnore). Kështu lindi fjala e mësuesit.
Vëllai i tij quhej Aaron dhe lidhet patjetër me atë që duhet 1. të ruante fenë që i la Moisiu, por ky 2. e harroi porosinë dhe u kthye në fe tjetër. (Vazhdon, Evol. gjuh.)
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.