Forumi Horizont | Gjithsej 74 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Artan Hasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17810)
Eshtë mëngjes...
Nganjëherë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
por ti mos u merakos për atë shenjë kafshimi në gushën e saj…
as për emrin e panjohur që ajo rënkon në gjumë…
as të kujt ishin duart që përkëdhelën ata gjinj…
siç preke të tjetrës ti...
Nganjëherë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
nuk ndryshon dot asgjë, miku im,
por nënshtroju fatit që ke...
betimin e thyen kënaqësia...
tradhëtia mund të jetë epsh kalimtar
por mund të jetë edhe një dashuri e re...
Kështu ka qenë e do të jetë,
një bashkëshort jo gjithnjë mund të japë
ate që një i panjohur i rastit
e jep shkujdesur aq lehtë...
dhe nëse e do, mos ia prish qetësinë
dhe faj kurrë mos i vërë
se vetëm dashuria e ka magjinë
që gruan dhe femrën t’i shkrijë në një…
Ndonjë natë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
por tani është mëngjes
dhe ajo fle lakuriq shkujdesur pranë teje
me këmbën mbledhur siç të pëlqen ty…
(2010)
Artan Gjyzel Hasani
Gjithsej 74 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.