Forumi Horizont | Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)
Nga fjalimi i Edi Rames shihen po te njejtat premtime qe ben cdo politikan ne Shqiperi ne kembim te votes.
Nuk jam i perfshire aktualisht ne menyre te drejteperdrejte me sistemin mjekesor ne Shqiperi por ajo qe mund te them eshte se sistemi mjekesor ne Shqiperi kerkon nje reforme te gjere dhe gjerat duhet te kryhen nga themelet. Nese nuk ka nje projekt te mirefillte se cfare drejtimi duhet te ndjeke mjekesia eshte e kote qe te behen ato premtime. Rama flet sikur ja ka haberin se si funksionon sistemi mjekesor nderkohe qe flet ne tym (if you have to lie, lie big) dhe i ben gjerat sikur jane te thjeshta fare. Natyrisht keto premtime do ti marre era nese nje dite do te vinte ne pushtet.
Cfare projekti mund te behet kur % e fondeve qe shkojne drejt shendetsise aktualisht eshte mjaft e ulet dhe te gjitha fondet jane perqendruar drejt infrastruktures. Cfare projekti mund te behet nese kur nderrohen partite, nderrohen edhe pastrueset neper spitale. Cfare projekti mund te behet kur korrupsioni lihet me dore te lire?
Ajo qe mund te them eshte qe shume shpejt do te vuajme efektet e gabimeve qe po kryhen keto vite per te mos siguruar nje sistem funksional mjekesor. Do te vuajme efektet e ketyre 20 viteve qe politikanet tane kane ditur vetem te zihen njeri me tjetrin dhe asnjeri se ka vrare shume mendjen per popullin (normal, dua te di se ne cilin spital shkon Edi Rama apo te tjere si ai kur semuret)
E them kete gje bazuar edhe ne ate qe po shoh ne sistemin italian qe aktualisht po ndien probleme qe vijne kryesisht nga fakti qe disa hallka te sistemit nuk po funksionojne me.
Ne shendetsi nuk duhet te luhen lojra politike sepse jane jetet e njerezve ne mes (megjithse kjo gje politikaneve tane nuk eshte qe i ben te mos flejne naten)!
Shendeti eshte nje e drejte e cdo individi dhe nuk mund te behen dallime ndermjet pasanikut dhe te varferit kur ofrohen sherbime shendetsore. Nje sistem plotesisht privat nuk eshte i mire sepse atehere nje pjese e mire do te mbetej pa sigurime (dhe do perfundonim sic ka qene ne Amerike perpara se te ndryshonte sistemi mjekesor)!
Kerkohen ide dhe zgjidhje qe te marrin parasysh faktin qe semundjet kronike po shtohen dhe si pasoje edhe shpenzimet per trajtimin e tyre. Nuk eshte kohe per lojra politike dhe premtime te pambajtura (gjithsesi duhet me u thon ju lumte sepse dine gjithmone te kapin pikat ku i dhemb me shume popullit....Xhaxhi ka qene profesor dhe duket se i ka mesuar mire)
Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.