Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Endri datë 24 Janar 2003 - 23:17:

Rumsfeld: Gjermania dhe Franca janë "Europa e Vjetër"

UASHINGTON- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld e ashpërsoi mbrëmë tonin ndaj Gjermanisë dhe Francës, duke u shprehur se këto dy aleate, që i kundërvihen Shteteve të Bashkuara lidhur me Irakun, nuk përfaqësojnë më veçse "Europën e vjetër", thekson atsh e cituar nga atsh.

"Unë nuk e shoh Europën të përfaqësuar nga Gjermania dhe Franca. Mendoj se kjo është Europa e vjetër. Nëse ju shihni Europën mbarë, qendra e saj e gravitetit kalon në Lindje", deklaroi Rumsfeld për shtypin e huaj. Ai u referohej shtatë vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që sapo kanë aderuar në vjeshtë në NATO dhe që ashtu si Polonia, janë në përgjithësi proamerikanë.

"Ju keni të drejtë, Gjermania ka qënë një problem, Franca gjithashtu. Por, nëse ju analizoni një numër të madh vendesh të tjera të Europës, ato nuk janë me Francën dhe Gjermaninë, por me Shtetet e Bashkuara", shtoi ministri duke iu përgjigjur një pyetjeje.

Administrata Bush, kërcënon se do të përdorë forcën në Irak për të çarmatosur Sadam Husenin. Përkundrazi, Franca dhe Gjermania kanë përsëritur me solemnitet vendosmërinë e tyre për t'i gjetur një zgjidhje paqësore krizës në Irak, gjatë festimeve të sotme me rastin e 40-vjetorit të Traktatit të Elizesë, baza e miqësisë franko-gjermane.

Si mendoni rreth kesaj?


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.