Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ku qendrojne shkaqet e nje opozite destruktive ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4944)


Postuar nga Annika datë 20 Korrik 2004 - 02:26:

roli i opozitës

Të bësh përpjekje për të rindërtuar vëndin pas katraurës të 97 qënka destruktive? Më duket pak e tepërt të thuash se opozita është destruktive, në shqip jo opozita e tëra por vetëm partia demokratike është më shumë se shkatërrimtare. Ata kanë ngelur si gozhda e Nastradinit që sa herë që sheh mundësi ligji në parlament kërkojnë komisione për dicka që s´ka asnjë lidhje me atë që duhet të miratojë parlamenti, pa le kur fillojnë e debatojnë 1 orë për ta shfaqur televizori, dhe e dini pse për ta shfrytëzuar median për të shpifur e folur se dihet që fjala e keqe zë vënd më shpejt se e mira. Unë desha të shtoj faktin se nëse Nano do ishte cdo njëri nga ne dhe të thuheshin gjëra të qëna e të pa qëna, nga gjaknxemja do kish marrë armën e ja kish numuru që nga Lesi e deri tek Berisha. sa herë do ketë debat për Nanon do t'i zënë në gojë dhe gratë do flasin për gjëra private që nuk u takon fare e kur denoncohen nga ata fillojnë të flasin për kërcëninme të opozitës, të shtypit të lirë e ku di unë.
Zgjedhjet po nuk u fituan nga Sala gjithnjë do thuhet se janë manipuluar, mos harroni sikur dhe për cdo kuti votimi të jetë një vëzhgues por nuk fiton Berisha do thuhet se nuk i pranojmë. Sa për opozitën nga 92-97 nuk jeni shumë të saktë se nuk është e vërtetë që kanë braktisur parlamentin gjithnjë. Ata kanë qënë të pranishëm atje dhe nuk guxonin të kundershtonin gjë se Arbnori u priste fjalën e i nxirrte jashta, m.gj.s që në verë të 93 u humbën zgjedhjet lokale nga demokratët, u humb kushtetuta e Salës, zgjedhjet e tjera përsëri në maj 96 e pastaj meqë ushtria ngeli pa shkatërruar fare u hapën në 97 depot ditën për diell në qëndër të Tiranës dhe më e lezecmja Mamia qëndron deputet e llomotit. Ti ke të drejtë analiste kur thua se pluralizmi i 90-92 ka funksionuar drejt e të tjerat nuk kanë shkuar mirë. Cila është arsya? ta them unë- u hoqën nga puna të gjithë dhe u morën njerëz fare të pa aftë. I ke parë si reagon opozita e sotme që vetëm grushta e sharje e fyerje dëgjon nga ata , me gra me nëna , të tilla nuk i kishe më përpara fjalorin që përdorin deputetët e demokratikes se mban dheu që nga Berisha i pari. Ja tani e dëgjoj se po flet në parlament e tërë i bëri horra, hajdutë, su la vënd pa ju përmëndur dhe gratë e harron që është në kapitalizëm, flet për moral kur vetë s'ka moral as etikën që duhet t'a ketë një ish PRESIDENT. Pse s'e bën Mejdani, pse s'e bën Alia por vetëm ai, sepse ai e di që po humbet cdo ditë e më shumë. Unë kam shumë filmime nga 97 dhe kur i shoh ndonjëherë nxjer shumë konkluzione për destruktivitetin e opozitës së sotme. Cfarë ka ngelur nga vitet e saj? Vetëm shija e një pushteti destriktiv që solli një opozitë destruktive. Sa për lëvizjen e Metës e quaj vetëm egoizëm e etje për pushtet se ndoshta s'e ka aftësinë të bëjë gjë tjetër, njerëzit nuk lindin me karrike, vetëm prapanicën kanë të tyren karrikja është e të tjerëve. Ai iku vetë nga pushteti, nuk e hoqi njeri se u mësua të firmoste vetë e të vuloste vetë por në cdo shtet demokratik qeveria punon në kolegjialitet përndryshe zgjidh rrugën tënde. Një kuriozitet: në suedi që zë vëndin e dytë në botë për nga produkti i përgjithshëm qeveria është socialdemokrate dhe ndonëse në parlament shumicën e formon me partinë e majtë dhe të ambientit nuk ka asnjë ministër nga këto parti vetëm të vetët prandaj dhe ka qëndrueshmëri si shtet.


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.