| Forumi Horizont | Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'mendim keni mbi abortin?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6666)
C'mendim keni mbi abortin??
Statistikat ne Shqiperi thone:
............Një abort për rreth katër lindje. Ky është raporti zyrtar që jepet për lindjet dhe abortet në vendin tonë. Sipas përfaqësueses së UNFPA-së dhe të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë (sektorit të statistikës), mësohet se aktualisht numri i aborteve me lindjet është 1:3.8. “Por këtu duhet shtuar se shifrat e raportuara të abortit janë vetëm nga institucionet shëndetësore publike”.Pra është e rëndësishme të theksohet, madje edhe fort se nëse do të merreshin në konsideratë edhe shifrat e aborteve në klinika private (jo të pakta në numër) atëherë ky raport nuk do të ishte kaq.
Llogaria është e thjeshtë po të kesh parasysh se vetëm në Tiranë, ekzistojnë dy maternitete dhe rreth 27 klinika private. Gjatë një seminari organizuar pak kohë më parë në Institutin e Medias, prej mjekëve të klinikës “Meri Stopes/ Nesmark”, u raportua se çdo vit kryhen mesatarisht 17 mijë aborte. Sipas mjekëve të kësaj klinike, kryesisht, femrat që kryejnë ndërprerje shtatzënish i përkasin grupmoshave 25-35 vjeç, por ka edhe nën këtë kufi, madje, në vit pranë klinikës, për këtë arsye mund të paraqiten deri në 3-4 raste të moshave 14 dhe 15 vjeçare.............
C'mendim keni mbi abortin??E pranoni??Ne c'raste eshte i pranushem aborti??Kush vendos mbi abortin,nena babai mjeku etj ejt ejt??Po babai i femijes sa ze ka ne rastin e nje aborti dhe a duhet te merret mendimi i tij si ne rastet e femijeve jashte martese ashtiu edhe brenda marteses??
Cfare i sjedh shoqerise Shqiptare aborti i pakontrolluar.
Mos valle po fillon nje plakje e shoqerise Shqiptare???
3SH
| Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.