Forumi Horizont | Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
Edhe ne trupin tone ka argumente se Zoti egziston...
2-Argumentet ne krijimin e njeriut.
Ne do ju ofriojme atyure argumentet tona ne horizonte dhe ne vetet e tyre derisa ta kuptojne se ai eshte i vertete"
pra Zoti na tregon se do na i ofroje argumentet edhe ne vetet tona dmth ne organizmin tone per te vertetesuar egzistencen e Tij absolute.
Ja disa te dhena nga mjekesia per njeriun:
Zemra jone eshte pompa me e perpikte ne bote. Per cdo 23 sekonda neper zemer kalojne 5 litra gjak. Per nje dite zemra shtie ne qarkullim 19 mije litra gjak. Per 60 vjet qarkullojne 480 milione litra gjak. Kjo pompe tejet e persosur me vetelevizes speciale peshon mesatarisht 230 grame te femrat, ndersa 280 grame te meshkujt.
Gjaku qarkullon neper enet e gjakut 100 mije kilometra per 23 sekonda. Kjo shpejtesi e qarkullimit te gjakut eshte 215 here me e madhe se shpejtesia e anijeve ne gjithesi.
Kjo mrekulli e Krijuesit te persosur mund te shpjegohet ne menyre me madheshtore: per 11 sekonda, 25 miliarde kamione mbartes te ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese te domos-doshme (rruzat e kuqe te gjakut) shkarkojne barren e tyre neper qeliza te uritura te kapilareve te gjakut.
Jeta e rruzave te kuqe zgjat 42 dite, ndonese ato me perballim mund te jetojne deri ne 127 dite. Kjo do te thote se gjaku yne riperteriet per cdo 2 muaj, pra 200 miliarde rruza te kuqe te gjakut lindin dhe vdesin per cdo dite. Per kete All-llahu i Madherishem ne cdo kohe dhe ne cdo cdo cast na drejtohet me pyetje: “A nuk e shihni”?
Gjate ecurise se frymemarrjes mbushen me oksigjen 400 milione zgavra ne mushkerite tona. Siperfaqja e zgavrave (kanaleve) eshte 150 m².
Diafragma, muskuli qe ndan zgavren e kraharorit nga ajo e barkut, eshte organi muskulor me veprues gjate jetes se njeriut. Ky organ nuk pushon asnjehere. Ky muskul tkurret (kontrahon) 11 mije here ne ore, afro 264 mije here gjate dites apo 670 milione here per 70 vjet jete.
Truri yne eshte kompjuteri me i persosur ne bote. Ai perbehet prej 100 miliarde qelizash te perhimta, e barabarte me nje fuqi te mbi 10 mije programeve komjuterike ne veprim te perhershem . Siperfaqja e ketyre komjutereve eshte 250 mije km² (sa gjysma e siperfaqes se Frances). Te shtojme edhe dicka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet per te lindur krijesen e re, njeriun. Kete nuk mund ta realizoje kurre asnje kompjuter.
Per cdo dite shkenca zbulon gjera te reja te njeriu. P.sh ne kohe te fundit biologet e Universitetit te Micigenit zbuluan ne lekure dhe ne floke te njeriut metale, sic jane: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallehere kalojne shpejtesine 130 deri 140 km ne ore, kurse shpejtesia e ajrit qe del prej mushkerive neper kordhat zanore gjate teshtitjes arrin shpjetesine 390 km ne ore.
atehere....
Ka me vend per dyshim?
Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.