Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
nuk eshte se mbaruan cmendurite....... por humbi besimi tek njerezit.....
dhe rrjedhimisht u zgjuan enderrimtaret dhe pane realitetin cili eshte.......
m'u kujtua dicka qe kam shkruar shume kohe me pare.... po e rishkruaj sepse pershkruan shume si ndihem sot........
---------------------------------------------------------------------------------------
Çaste
Po dridhej sërisht... çdo natë kur shtrihej pak a shumë në të njëjtën orë e kapte një dridhje trupi. I dukej sikur kishte ethe edhe pse trupin e kishte të ngrohtë... Të ishte nga nervat? Ndoshta, por ishte po ai shtrëngim i muskujve të trupit si kundërthënie e drithërimës që i përshkonte trupin. Zakonisht ajo fillonte nga kurrizi si një korrent i ftohtë e pastaj shpërndahej nga të gjitha nervat nën lëkurë. Nata e bënte veçanërisht shumë të ndjeshme. Që kur kishte ndodhur ngjarja më tragjike e jetës së saj ishte bërë shumë e ndjeshme. Kishte fituar një intuitë të të kuptuarit të gjërave në ajër që shpesh herë sillte trishtim. Kjo aftësi e shikimit të gjërave të padukshme, e kuptimit të mendimeve më të fshehta të personave, e nuhatjes së gjërave qoftë nga një tingull zëri, nga një fjali e shkruar diku, apo nga çdo detaj i vogël, e linte dhe atë të shokuar kur gjërat i dilnin si i mendonte.
Nganjëherë ishte e dobishme për vendimet që kishte marrë në jetën e saj, por çdo dhunti e ka çmimin e vet.
Sa do donte të mos e kishte, të mos u bënte lidhjen gjërave, të mos kuptonte labirintet njerëzore, të mos ishte kaq e ndjeshme... çdo gjë e rriste në masë vetminë e saj. Nuk mund të komunikonte me këdo. Ose sa herë takonte njerëz të rinj mjaftonte pak dhe i kishte të lexuar. Nëse ishin interesantë e ruante shoqërinë, i pëlqente të pasurohej e të mësonte gjëra të tjera nga bota shpirtërore e njerëzve apo nga dijet e tyre. Nëse e intuitonte që ishin të cekët nuk u fliste më shumë, nuk u jepte shumë muhabet. Kishte krijuar kështu atë grupin e saj shoqëror me të cilët rrinte dhe ndante mendimet e saj, apo u dedikonte vëmendjen më të madhe... Megjithatë shpesh herë vuante.
Si sonte... një natë tjetër pa gjumë... një zhgënjim tjetër nga dobësia njerëzore.... Pyeste veten pse thjesht nuk mbyllte sytë dhe të ruante ato iluzionet e saj që shpesh herë ja ngrohnin shpirtin. Nuk është se i kërkonte. Gjithmonë gjërat do i dilnin përpara, do e zbulonte të vërtetën pa dashje, por oh sa dhimbte ajo... Çdo e vërtetë diçka mbyste në shpirtin e saj... Pse nuk thonë kot sweet illusions? Sërish një barrierë tjetër që duhej tejkaluar... e ilaçi mund te ishte vetem nje. T'i pranonte njerëzit si ishin... sidomos disa, më të dashurit e zemrës. Shpesh here të vërtetat e sapozbuluara fatmirësisht nuk kishin efekt shumë të gjatë. Triumfonte gjithmonë ajo dashuria pakufi për ta, që vetëm ajo dinte të falte... Mendonte pastaj si ai Zot që i njeh të gjitha të vërtetat mund të duronte njerëzit me të metat e tyre.... Mori frymë thellë si për të dashur të largonte mendimet torturuese.
Dashuria....Fjalë magjike që çon shpirtin peshë... i shkrin të gjitha ndjenjat e tjera përveç dashurisë, shpëlan trurin si dallga qe guriçkave të bregut ua ruan shkëlqimin duke larguar prej tyre rërën. Mori sërisht frymë thellë dhe pasi hodhi sytë nga këndi ku kishte fotografitë mendoi... "mamushi do bënte të njëjtën gjë!"
Dhe ajo do vazhdonte të donte pafundësisht derisa në gjithë qënien e saj të mos kishte fragrancë tjetër veç dashurisë së çiltërt.....
----------------------------------------------------------------------------------------------
vetem kesaj here nuk e di nese jam aq e forte sa te gjej ilacin....... kur kristali thyhet, nuk ngjitet me....
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.