Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
haha
pse ne greve te jam dukur une ty? .
E di qe nga nje ane s'e ke keq? Kisha faqen time personale qe e mbylla per njefare kohe, per te prakitkuar (midis te tjerash ) edhe vetepermbajtjen, por me mungoka te shkruaj. I can't get away from writing, it's in my blood.
Rastesisht dje po kerkoja kenge to Ardjan Trebicke-s, nje nder kengetaret e preferuar te mi, dhe u ndesha me fajtorinnn.
E brodha edhe une shpirtin andej ketej duke kerkuar rruget me te ngushta, se ato te gjerat i njoh mire.
Ngado qe e kthej me komplikohet situata. nje normale+dy fenomene paranormale. Nuk di ke te besoj. Po i pranoj te dyja dhe jam rehat.
Mendoj se me mire eshte te mos hysh fare ketyre labirintheve te ereta. Kerko ne drite edhe po te mos kete gje per te gjetur, te pakten ka drite dhe shikon.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Mendoj se me mire eshte te mos hysh fare ketyre labirintheve te erreta. Kerko ne drite edhe po te mos kete gje per te gjetur, te pakten ka drite dhe shikon.
Overclock ndjenjash
Damaret e trupit tim plluskojne mbi lekure. Por ju s'i shikoni dot. Jam ne greve kete nate. Ne greven e detyruar te nje kompanie telefonike, e cila te ben te ndihesh nje plehre ne boten e informacionit. Ju flas si plehre. Ju bej t'ju vije ere. Ndoshta pa rrudhur hundet, por te pakten te shqetesoheni. Ejani ketu me mua, te konkurroj me idiotin adoleshencial revolucionar qe sapo eshte regjistruar forumeve. Imagjino, po hyj ne konkurrence me brezin e ri, me çmendurine e re, me masturbimet e reja. Nejse!
Purifikimi modern kalon nga mugesa e nderlidhjes. Nga shkeputja e internetit. Si nje tren socialist i lumtur, me nje vagon nenash me femije ku ti, singel i poshter, nuk ke vend ne shoqeri. Je i tepert, s'ke guxim te hipesh ne ate tren. Aty ka fatorino klasike qe shperndajne biskota pese-lekeshe me shtrese sheqeri per femijet qe trenin e marrin pa leje. Femije si puna ime. Itinerarin e kam ne tru.
Ne nje bote komuniste te lumtur, ku grevat nuk ekzistojne, femija brenda meje i hipte trenit duke bertitur: "o tren prit sa te marr pallton". Dhe gjithçka behej realitet. Vertet. Nje nene e çmendur shqiptare kontrollonte gropat me uje per trupin e femijes se saj. Per trupin tim. Qe ju qenie moderne t'a perjetoni nepermjet inter-netit, nder-lidhjes, si Deda ne "Rruge te bardha". Ehe, tamam "te bardha"...
C'tju them sonte? C'tju jap? Seksin e ndonje femre te panjohur qe harrohet me dy pije dhe nje penis? Kam vetem nje dileme. Nje dileme qe meshkujt s'e kuptojne dot, sepse mashkull jam vete:
Nuk e di nese femrat jetojne ne nje bote meshkujsh, apo meshkujt jetojne ne nje bote femrash.
Di vetem qe ka nje humnere historike mes dy sekseve. Eshte krejt qesharake, duke filluar nga Tirana, Roma, Amsterdami. Sekset boshatisen shpejt, padashje, sipas planit, si renie plani e projektit te Partise. Ne jemi te tille, ne ate plan. Jemi punetore te lodhur, kukulla te shtepise se shpirtrave, zhgarravina industriale, si mitomanja e fundit qe u dashurua me prezencen time.
Ne jemi nje stilolaps ne duart e nje femije. Jemi nje sensor 15 megapixel qe mundohet ti shpetoje epitetit "refurbished". Jemi nje njolle ne histori, biografi, gjeografi. Ne jemi nje enderr. Shitemi dhe blihemi qysh tani ne Shqiperi, llogaritemi per ditet e veres. Tek Mumja, Lollipop, Lizard, Charles a Follie. Jemi perkedhelja e veres, pllenimi nga jashte, fotografia e katunarit. Ne jemi "review" teknologjik ne vendin tone. Tallim teneqen me te ardhmen e tyre dhe ata e tallin me tonen. Dy muaj gango, dhjete muaj lango. Jemi te lumtur per ato femra vagine-shkaterruar qe i duam per gra. Sigurisht te virgjera. Behuni gati. Emigrantet po vijne. Martesat e tyre jane ngrehur, jo peniset, vetem martesat. Peniset s'i duhen per tu martuar. Ne vend te penisit kane dokumenta, pashaporta, leje qendrimi. Ato ju futen ne jete, ne miter, ardhshmerisht. Kelyshi juaj te kete privilegje te papara, te drejte per ekzistence. Pjella juaj te jete bir shqiptari, nje cope mishi me te drejta njerezore.
Keshtu pra, ju kujtoj kush jeni, ku jeni, dhe çfare prisni. Me falni nese ju fus te ardhmen ne qark te shkurter. Eshte nje bollek ndjenjash qe perplaset nxehtesisht me molin gjigant te informacionit shqiptar. Te semure spitalesh, pjella maternitetesh, te papjelle diskosh, tifoze stadiumesh, romant-qike arash, zhgarravina e piktura, eja mblidhuni ketu-ketu. Indet e mia zor se jua mbushin mendjen, por germat e mia boshe ju pelqekan. E tregon dashuria per to. Per kete diarrè shkronjash ne kohe pranvere.
S'kam ç'tju transmetoj tjeter sonte. Me besoni, flas sinqerisht. Me duhet nje marsh afolio per te vizatuar konturet e damareve te shpirtit tim. Kete se kam, kam vetem marshe automatike ne nje bote "by default" ku secili duhet te gjeje zgjidhjen e gjendjes ku ndodhet . Marshet automatike terheqin edhe ne semafor. Duhet te mbash frenat shtypur. Alkoli i frenave dhe i gotes duhet te qarkulloje ne sistem, te puthiten ferrotat e seksit.
Mes pamundesise per te azhornuar antivirusin e shpirtit,
Keshtu si jam,
Pa internet,
Krejtesisht i çaktivizuar,
Duke prekur tranzicionin e nates se sotme.
Po te duash mund t'a besh.
Te me aktivizosh,
Por perderisa lexon kete mesazh,
Do te thote qe je vone.
S'behesh dot marres.
Mund te marresh vetem nje puthje...
Thirri mendjes,
Qe te nxjerr makinen nga marshet automatike...
Qe une te flas troç...
Qe te heq kemben nga frenat...
Me duhet se paku nje "receptor".
Ndonje dite ndjenjat te marrin perpara. Quhet overclock ndjenjash. Dhe makina e memories kalon me te kuqe. Me kupton per çfare po flas, apo jo?
Pozologjia muzikore:
----
P.s. Pres komente idiote. "La madre dei cretini è sempre in cinta". Sa Hitler jam...
Shume e goditur kjo diarreja e shkronjave
Follow up
Njerezit jane si ekonomia e tregut. Sa me shume rritet oferta, aq me shume bie kerkesa. Prandaj kane frike te ofrojne, mbyllen ne vetvete. Mundohen te balancojne overclocket emocionale me jetegjatesi. Mbase ne nje pike zbulojne proçesimin paralel. Te kene disa njerez. Te behen dual-core, quad-core, etj. Edhe kjo eshte nje menyre per ti shpetuar overclockut. Keshtu te pakten oferta dhe kerkesa arrijne ne formulen "te tjere duam, te tjere na duan, e me te tjere martohemi". Nuk djegim proçesorin unik me oferta te tepruara. Megjithate ka njerez qe ngulin kembe te jene monoproçesuale. Pentium dysh. Vdesin ti rritet temperatura, te ndjejne maksimumin e kapacitetit. I pelqen çuarja e gjerave ne limit, nxehja e kondensatoreve. Dhe kur digjen pastaj i fryjne kosit nga larg. Si ajo budallaçka qe me çan derrasat nga Ausbergu a ku di une. Nuk jane pak pentium dyshat. Rrine ne pritje te bejne take-over ndonje motherboard. Mos kete as skede grafike, as skede zeri, asgje. Vetem komponentet baze, ti si motherboard, ajo si pentium dysh, dhe ca RAM sa per te patur memorien e shkurter, e gjata prish pune...
Ah se mu kujtua. I urrej njerezit qe hedhin poshte te kaluaren. Jane njerezit me te dobet. I njeh kollaj. Jane ata qe rrahin gjoksin se jane te forte. Ata qe gjoja ecin me 300 km/h ne jete... Kur duket nje ore larg qe kane shasi Fiati polak.
mbylle me nje back up tani e shko shtrihu sa te dali pija
Re: Follow up
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ah se mu kujtua. I urrej njerezit qe hedhin poshte te kaluaren. Jane njerezit me te dobet. I njeh kollaj. Jane ata qe rrahin gjoksin se jane te forte. Ata qe gjoja ecin me 300 km/h ne jete... Kur duket nje ore larg qe kane shasi Fiati polak.
Re: Re: Follow up
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
ps: O Faje, po ca pi ti kur shkruan keto gjera eeee?
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.