Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 23 Gusht 2005 - 06:26:

per clks

Citim:
Po citoj ato që tha clk320



Ne radhe te pare une sot po e marr vesh qe zoti paska nevoje per leke. Por per zotin nqs do fitoja llotarine ato leke do di perdorja vetem per te rregulluar gabimet e zotit ne kete bote si psh buke ne Afrike apo viktimave te shumte qe mendojne se zoti eshte i vetmi shpetim ne kete bote, ne te cilen c do gje mund te kete pervec zotit. Pastaj nqs do te testosh besimin tim po te te them kaq. Vetem te me bie llotaria sa do e vogel qofte se pos besova dhe ke ty po mos me thencin Pim Nuredini




Nuk eshte Zoti ne sherbimin tend, qe te plotesoje tekat e tuaja. Se pastaj do ishim ne parajse.

Nuk mund ti rregullosh kurre "gabimet" e Zotit, Afrika ashtu ka qene gjithmone. Ata nuk mund te mbjellin dot ne ate kontinent, por ama shumohen sa me shume.

Gabim i Zotit eshte te leje ty ta ofendosh, e te ngresh kryet sikur je me i madh se Zoti.

Do a sdo ti, vullneti i Zotit do te behet. Edhe si duket ska per te dhene llotaria derisa ti ta kuptosh qe besim ke Zoti nuk vjen nga llotaria por nga brenda vetes. Nuk te duhet llotaria qe te jesh i gezuar. Zoti do ta jape kur nuk ta pret mendja.

gjithashtu ka qene nje thenie: Zoti vonon, por nuk harron.


Ti hysh nga ana filozofike:

Meqe shpresat e tuaja jane vetem ke Zoti, nje fenomen qe ti e hedh poshte sikur nuk egziston, atehere ti je besimtare ke Zoti.

CLK, Ti beson ke Zoti, beson se ai do ta plotesoje deshiren, por ama je i zhgenjyer qe po vonohet.

Brenda vetes kerkon per nje fuqi mbinatyrore ta plotesoje deshiren tende, ndoshta per ty lojrat e fatit jane ne doren e kesaj fuqie por lojrat e fatit jane nje loje qe i vehet njerezve kur vetem nje perqindje shume e ulet fiton. Realitetin e ke humbur, por ama besimi yt ne Zot edhe pse shprehesh kundra saj po rritet.

Per kristjanet, Zotin e quajme At i shenjte, eshte si Baba per ne. Edhe jemi si femije qe i kerkojme babait : "dua ate loder, dua ate loder" por ai sta jep qe ne fillim qe te mos llastohesh. Edhe pastaj femija qane edhe e shane babain, por babai nuk e prish gjizen se e njeh shume mire femijen e tij.

Kur femija pushon, atehere babai ja blene lodren, ne kete menyre femija e vlereson me shume lodren gjithashtu edhe babain. E njejta gje eshte me ne edhe me atin e shenjte.


Postuar nga Pitkini datë 23 Gusht 2005 - 11:27:

nuk i lexova te gjitha por them vetem nje gje...

Zoti nuk ekziston. Ose me mire te them nuk ka prova qe ai ekziston.

Po te ekzistonte zoti pse fshihet ne "qielli" pse nuk vjen ketu ze dhe nje karrige ne nje keshtjelle dhe te denoje mekataret. Ne fund te fundit njerezit do te besojne qe zoti ekziston dhe nuk do te bejne me "mekate"(sepse sipas mendimit tim bibla u krijua per kete per te ndaluar qe njerezit te benin te keqija, sepse ne ate kohe as denimi me vdekje spo e ndalonte krimin dhe keshtu u krijua nje qenie madheshtore qe do ti denonte ata edhe pas vdekjes(ferri), ka edhe nje mundesi tjeter per "shpikjen" e zotit por nejse ).

Kur kam folur me ata qe predikojne(kam pasur eksperience ne fushen e fese madje kam lexuar edhe biblen(madje njehere e nje kohe doja te behesha prift) por sa me shume qe e lexoja shihja gabimet e saja dhe nuk besoja me ne zot) ata kur i thosha qe isha ateist ata me benin kete pyetje:
- Kush e krijoi Token, Diellin, Universin etj. ??????
Me thoshin gjithashtu se gjithcka ka nje krijues ashtu si dhe nje skulpture ka edhe nje autor.

Une i thash:
- Po zotin kush e krijoi?
- Si lindi ai?

Ata shtangen dhe nqs ndonjeri prej jush thote se zoti ka ekzistuar gjithmone atehere edhe un them me ze te larte se edhe UNIVERSI ka ekzistuar gjithmone dhe do te ekzistoje.

Kam shume shume shume prova qe zoti nuk ekziston por nuk kam koh tani se duhet te shkoj.

Ah edhe nje gje para se ta mbyll.
"Kur tju godasin ne faqe ktheni faqen tjeter"

gjithe te mirat dhe mos u merrni me zotin por punoni dhe mendoni per jeten tuaj qe te ngriheni me lart.


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 24 Gusht 2005 - 20:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Pitkini
nuk i lexova te gjitha por them vetem nje gje...

Zoti nuk ekziston. Ose me mire te them nuk ka prova qe ai ekziston.

Po te ekzistonte zoti pse fshihet ne "qielli" pse nuk vjen ketu ze dhe nje karrige ne nje keshtjelle dhe te denoje mekataret. Ne fund te fundit njerezit do te besojne qe zoti ekziston dhe nuk do te bejne me "mekate"(sepse sipas mendimit tim bibla u krijua per kete per te ndaluar qe njerezit te benin te keqija, sepse ne ate kohe as denimi me vdekje spo e ndalonte krimin dhe keshtu u krijua nje qenie madheshtore qe do ti denonte ata edhe pas vdekjes(ferri), ka edhe nje mundesi tjeter per "shpikjen" e zotit por nejse ).

Kur kam folur me ata qe predikojne(kam pasur eksperience ne fushen e fese madje kam lexuar edhe biblen(madje njehere e nje kohe doja te behesha prift) por sa me shume qe e lexoja shihja gabimet e saja dhe nuk besoja me ne zot) ata kur i thosha qe isha ateist ata me benin kete pyetje:
- Kush e krijoi Token, Diellin, Universin etj. ??????
Me thoshin gjithashtu se gjithcka ka nje krijues ashtu si dhe nje skulpture ka edhe nje autor.

Une i thash:
- Po zotin kush e krijoi?
- Si lindi ai?

Ata shtangen dhe nqs ndonjeri prej jush thote se zoti ka ekzistuar gjithmone atehere edhe un them me ze te larte se edhe UNIVERSI ka ekzistuar gjithmone dhe do te ekzistoje.

Kam shume shume shume prova qe zoti nuk ekziston por nuk kam koh tani se duhet te shkoj.

Ah edhe nje gje para se ta mbyll.
"Kur tju godasin ne faqe ktheni faqen tjeter"

gjithe te mirat dhe mos u merrni me zotin por punoni dhe mendoni per jeten tuaj qe te ngriheni me lart.




Pitkini, une ti lexova te gjitha por te them nje gje.....

ti mendon se je i vetmi qe ke prova kunder Zotit? A mendon ti se per shekuj me rradhe njerezit kishin vetem prova per Zotin, prandaj shumica e tyre besonte ne ZOT?

Duhet te lexosh nje filozof kristjane Shen Augustine, njeri shume i zgjuar, ai tha:

NJEREZIT JANE QENIE SHPIRTERORE.

cdo civilizate sa do larg edhe e humbur te jete BESON ke nje qenje SHpirterore, PSE?

Ndoshta Zoti s'egziston, por ai egziston se ne egzistojme.

kjo eshte term filozofike, e kunderta e teologjise: Ne egzistojme se Zoti egziston.

NJEREZIT jane vete bosh, jane lindur BOSH, edhe vetem besimi ne Zot e MBUSH NJEREZIT.


NJE CITIMI YT
gjithe te mirat dhe mos u merrni me zotin por punoni dhe mendoni per jeten tuaj qe te ngriheni me lart

prinderit e mi punojne gjithe diten, e as kane kohe te clodhen, te flene ose te shikojne femijet e tyre. GJITHMONE JANE NE HALLE, e skane gjetur rehat as ne shqiperi e as ne amerike.

ESHTE E kote te mendosh per kete jete, por kur mendon per Zotin mendjen e ke lart e ke parajsa. Hallet vijne e shtohen cip mbi cip, por besimi ke Zoti te bene te lumtur. Dicka qe ti se paske eksperiencuar.


Postuar nga Auberoni datë 27 Gusht 2005 - 01:28:

Pra; erdhem ne perfundim se nuk ka Zot, apo jo???


Postuar nga naimi datë 27 Gusht 2005 - 03:40:

shkenca

pa fe nuk eshte asgje ka then anjshtajni esi mundemi ne te themi se ska zot nuk edi si munden njerzit te mos besojne ne fe anuk jan te mjaftushme dielli rete nata eshum tjera qe nuk dote mundemi ti permendim athua se rastesishte jan keto


Postuar nga naimi datë 27 Gusht 2005 - 03:44:

ok

ku po ivjedhe fotot haaaa


Postuar nga Sunday datë 27 Gusht 2005 - 03:53:

Pershendetje te gjitheve!!!
Personalisht , besoj te ZOTI;; dhe mendoj qe eshte gjeja me e rendesishme per mua,, Dhe per kete e falenderoj me shume Zotin...
Si besimtar , le goxha per te deshiruar, Pra mund te quhem i keq ne zbatim.
Por nese shikoj debatet, jam teper i gezuar, qe Ai ka meshiruar per mua dhe me ka dhene drite ne kete drejtim...Ai ka thene ;; Per ata qe jane te "humbur" ka nje perde qe sado qe ata te lexojne , nuk besojne...
Nese , shume veta thone qe eshte injorance te besosh ne Zot tani ne 2005... Ndoshta eshte akoma me injorance , qe te mos besosh...Pse!!
Sepse sa me lart te arrije dija dhe shkenca, aq ,me shume pikepyetje ngrihen... Shkenca po tregon cdo dite e me teper qe eshte relative..
Teoria e Darvinit(evolucioni) qe ishte baza e ateistave... Tashme eshte kundershtuar me fakte nga pjesa me e madhe e shkencetareve...
Kam pare emisjone shkencore qe kane arritur ne konkluzionin , se ekziston dicka e mbinatyrshme.. Nje emision i tille , eshte dhene te nje kanal zviceran,, dhe fliste per analizimin e njerezve qe kishin kaluar ne gjendje koma...Po te keme kohe ndonjeher , mund te shkruaj dicka...
Po marr nje prove te vogel , nga mendja... Ne prodhojme , makina , helikopter, avjona etj etj qe do te prodhojme edhe me vone..
Vendosim, rregullat e qarkullimit , qe te mos ndodhin aksidente... e megjithate, aksidentet jane te shumta, biles ku e gjejne qe dy avjon te perplasen ne gjithe ate qiell... Ndersa , planetet dhe galaktikat, jane ne nje numer te jashtezakonshem, dhe levizin me nje shpejtesi me te jashtezakonshme akoma,, dhe nuk ndodh , asnje aksident .... Edhe meteoret i kane orbitat e percaktuara... Po te shohesh planetet pa jete . jane rrafsh me kratere te tilla,, Edhe ndonje meteor qe ka rene ne toke , ka pasur objektiv te percaktuar... Atmosfera , apo ozoni, qe lejojne vec , rezatimin qe eshte i nevojshem per jeten, dhe te demshmin se lene...
Pjertesia e boshtit te tokes , qe formon stinet, jo per qef, por per qarkullimin e ujrave ne toke... Per ata qe duan prova , une se kuptoj , se ca mund te jete ajo gje qe nuk provon krijuesin....
Te me falni qe u zgjata , po jane pa fund , argumentat...
CAO!!!


Postuar nga freespirit datë 17 Tetor 2005 - 01:43:

Une jam rritur ne nje ambient ateist si shumica e shqipetareve dhe kur u hap shqiperia me ra ne dore nje bibel dhe u dashurova me te. Besoj se ka zot ose me mire te them shpresoj te kete sepse sa veta jemi ne ne kete faqe dhe nuk kemi nje mendim te perbashket, nuk arrijme dot, po gjithe bota? Po universi? Megjithate dua te konfesoj se besimi im nuk eshte i plote dhe jam e sigurt shume nga ju nuk kane besim te plote eshe pse hiqen te tille. E di qe jam njeri i mire dhe mundohem te bej mire dhe te sillem drejt si cortezi dhe respekt ndaj zotit. Kam lexuar 2 poezi te Blake nje autor shume i ndikuar nga feja dhe i brymosur me te. Poezite jane " Tiger" and " Lamb"
Dy poezi me nje domethenie shume te madhe e para personofikon djallin dhe e dyta krishtin. Pyetja qe ben autori dhe une eshte kush e krijoi djallin dhe pse ? Kete figure kaq te tmerreshme. Ishte nje gabim... Zoti s'ben gabime. Pyetja ime tjeter per ju diturit ne kete fushe eshte pse vdesin femijet nga semundjet apo lufterat. Pse ka vdekje? ...dhimbje?....agoni...frike?O.k. te rriturit meritojn te vdesin se kane mekatuar po femijet. Pse duhet te kete rendesi nese ata jane te zinj, te verdhe, te kuq. Femijet jane engjej dhe nuk meritojne vdekje,lufte ,te rriten pa prinder, apo pa ushqim. Pse zoti nuk siguron ushqimper mijera femije ne afrike. Ate vetem ushqim duan . E sa e sa te tjera.
Une jam zotuar se gjithmon do te bej mire sepse mbase gjithe kjo eshte nje lufte midis te mires dhe te keqes dhe ndoshta vetem ndoshta rezultati i kesaj lufte varet nga cila ane mbajme ne, e mira ose e keqja.
pershendetje


Postuar nga volter datë 10 Nëntor 2005 - 19:40:

Zoti, pershperiti dikush pas vesheve te mi. Urdhero vetvete, mos ishte dikush? Nje heshtje e zakonshme ra. Eh, ia mbajta meveten. Dakort. Prape Zoti, peshperiti askushi... Nejse e moren vesh veshet e mi se Zoti po ishte afer meje. Sa dola nga vetja pashe engjejt qe rrinin perkulur Zotit. Plasa nga emocioni. A ishte e vertete kjo o vetvetja ime?! Me tha po eshte shume e vertete. Po njeriu duhet te fale vetveten dhe Zotin!? engjelli i bardhe me tha qe duhet te falet, ose te behet nje gje e tille. Ok, nuk kundershtova se isha i mbetur nje hap mbas trurit te madh... Ok, a duhet dhe une te falem si faleni ju? Me thane po ka ndonje mundesi qe te mos falesh, te falesh eshte mundesia dhe bukuria e vete, ose vete mrekullia. Dmth, te falem, po si? Falu ashtu si na sheh neve duke e falnderuar Zotin, dhe ne te njejten kohe beje dhe ty kete gje!

Rrofsh! Shpresoj ta bej, se dua te depertoj brenda nervave dhe indeve me te holle te faljes, dhe te verej hollesine... Mirupafshim dhe ju premtoj se do ta bej kete...

Naten

P.s O zot (i them ne heshtje), ti qenke nje madheri e madhe! Per kete meriton nga une nje falje. Tung


Postuar nga Isra datë 11 Nëntor 2005 - 14:23:

plloshtan , me pelqeu udhetimi i shpirtit tend te pjesa e mesiperme..

Po vazhdoj une me nje pjesez nga udhetimi im i perditshem


"Pelhura e falenderimit"

" Eshte mengjes, dielli shkelqen pa rreze, ngrohtesia e tij deperton deri ne tentakulat e muzes sime, me inspiron dhe me fton te bej ritin e perditshem te falenderimit......ndaj kujt? Ndaj henes qe sapo perendoi apo ndaj diellit qe sapo lindi, ndaj endrres se quajtur jete, apo ndaj dhimbjes se quajtur durim....??!apo ndaj.....Zotit, me peshperit dhe mua nje ze....

Valle, a nuk eshte i urte ai njeri qe njeh mirenjohjen?..................................................
...Me duhet te perkulem perpara Madheshtise te vetequajtur Zot, me duhet te end pelhuren e falenderimit te cilen kam frike se sdo me mjaftoje jeta ta mbaroje...., ta end me lote pendimi, frike, adhurimi, shprese per amshim...me duhet te end ate per te cilen jam krijuar, me duhet te end dashurine, ta gdhend ne formen e ujit, po a ka uji forme, a ka dashuria forme?! Jo, smund te kete, e vetmja ene ku derdhet dashuria eshte shpirti..........

Vazhdoj t'i falem Zotit, te end pelhuren, te ushqej shpirtin, te end shpresen per amshim......


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.